| E enjte, 23.08.2012, 08:12 PM |
ARSIMI
DHE E NESËRMJA E JONË
NGA SHEFIK SHKODRA
Për fjalë
e nga fjalët shumë të pasur dalim, më shumë se askush tjetër. Por, si shihet për
shumëçka veç fjalët po na mbulojnë. Do të duhej që të hapim sytë, se, dikush a
ndoshta të gjithë, ky brez, do të mbetemi në borxhe për gjeneratat e ardhshme. Një
herë, me këta të sotshmit që i kemi para sysh të bëjmë diçka.
Qeveria duhet të bëjë përpjekje pareshtur për mëkëmbjen dhe forcimin e shtetit, gjithnjë në angazhim të të gjithë resorëve të vet. Me ministritë e veta duhet të jetë e angazhuar për një bazë të zhvillimit ekonomik para se gjithash. Në rend të parë do të vinte, prova për prodhimtari sa më të madhe nga vendi dhe një barazim import-eksporti. Por edhe një mbikëqyrje për cilësinë e atyre prodhimeve. Në këtë mënyrë, investimi do të sillte të ardhura në këtë drejtim dhe punësim më të qëndrueshëm. Në resorin e drejtësisë do të merreshin masa për një ligj që do të zbatohej dhe do të pavarësoheshin gjykatat në tërësi. Me mbikëqyrje dhe me siguri, më parë nga njerëzit në institucione që keqpërdorin pozitat e tyre, duke i shkaktuar dëme shoqërisë në përgjithësi. As shëndetësia dhe administrata nuk duhet të lihen anash. Më së shumti duhet pasur kujdes me arsimin tonë sot.
Të mos mbetet arsimi sot për nesër
E di se
ky titull nuk është për herë të parë.
Qeveria në
përgjithësi, dhe Ministria e Arsimit në veçanti, pas intervenimeve në infrastrukturë
shkollore dhe ngritjen e kuadrit kualifikues, do të duhej të merrej shpejt edhe
me veprime shumë adekuate e praktike. Pas vullnetit politik e atdhetar,
refleksi duhet të jetë i shpejtë për eliminimin e të gjitha dukurive negative që
mund të shfaqen në arsim dhe edukim, duke pas në sy të gjitha lëvizjet. Mbikëqyrja
e të gjitha niveleve shkollore për cilësinë e mësimdhënies. Më parë, duhet ta
dimë se nuk kemi nevojë aq të madhe për universitete dhe kolegje në Kosovë. Ato
universitete, kolegje e shkolla të tjera duhet të kenë një shtrirje të limituar
e të verifikuar në çdo pikëpamje. I tërë arsimimi privat universitar do të duhej
të ketë kritere për kryerjen e asaj shkalle universitare. Është anakronizëm që kandidati,
i cili mezi e ka kryer shkollën e mesme (me dysha, “i hequr qafe”), tash në universitetin
privat, ka para, dhe
Prandaj, do të ishte nevojë shumë e ngutshme, që të shqyrtohet mundësia për kufizimin e atyre universiteteve dhe kolegjeve. Ndryshe, e nesërmja jonë do të bartë pasoja të rënda. Nuk duhet dhënë diploma analfabetëve. Me përjashtim të ndonjërit që punon me vetëdije, është mbushë me profile gjithfarësh.
Plan-programet dhe literatura
Alfabet për mësimdhënësit do ishte plan-programi, përpunimi i tyre prej njerëzve ekspert e me përvojë. Pa tenderë në punimin e tyre, me tekste shumë të zgjedhura për materie. Me zgjedhje, përpilues e përkthyes të aftë. Do të duhej që për përpilimin e plan-programeve të zgjidhen njerëz që vërtet kanë përvojë dhe afinitet në ndërtimin e kornizave veç e veç për të gjitha materiet dhe për të gjitha nivelet e arsimit. Të eliminohen të gjitha familjarizimet, tenderizmat e alibitë e pa dobishme për këtë çështje. Të kthehen dhe rehabilitohen lëndët që janë shumë të domosdoshme në plan-programe, si latinishtja në shkollat e mjekësisë dhe në katedra tjera si filologjia, por edhe në materiet e biologjisë, kthimin e historisë e gjeografisë në disa shkolla profesionale, etj.
Është koha të inaugurohet një rregull i përgjithshëm
Pa një disiplinë
të mirëfilltë nuk ka arsimim të nivelit të duhur e solid. Në kuadër të disiplinës
do të hynte puna me orar të saktë e mësimdhënësve; angazhimi i tyre vetëm në një
institucion; përgatitjet e tyre me shkrim e me gojë; shkoqitja e plan-programit
si duhet. Sjelljet e tyre me nxënës dhe të tjerë gjatë punës në shkollë dhe për
shkollën.
Disiplina
(rregulli) në institucionet shkollore e universitare, duhet pasur parasysh
vijueshmërinë e mësimdhënësve gjithashtu edhe të nxënësve, në të gjitha nivelet.
Nuk duhet lejuar që nxënësit (studentët) ta presin mësimdhënësin gjithmonë me
orë e me ditë (nëpër fakultete), për ligjërata e ushtrime. Afati i provimit,
kur shënohet dhe caktohet, duhet të respektohet pa tjetër, veç në rast sëmundje
apo vdekje. Nuk arsyetohet që mësimdhënësi të punojë në dy vende e më tepër. Nuk
arsyetohet që ministri apo zyrtari tjetër i institucioneve publike të punojë nëpër
ato universitete private, por edhe në atë publik. Shpeshherë ngecja në punë ndodh
për këtë arsye. Nuk preferohet në asnjë vend normal në Evropë e botë të mos çmohet
hierarkia. Jashtë këtij procesi është të falet dija, apo të blihet sikur po
ndodh në disa raste të publikuara e shumë të pa publikuara. Nuk lejohet një shoqërorizim
intim me nxënësit (studentët) dhe keqpërdorimi i pozitës së mësimdhënësit. Kjo çdo
kund sanksionohet urgjentisht. Arsimtari që ka pas marrëdhënie intime me nxënësen,
studenten nuk mund të jetë mësimdhënës edhe më tutje. Këto po ndodhin te ne. Nuk
mundet një mësimdhënës të bëhet tiran para të rinjve, sikur që nuk duhet ta
lejojë veten të nëpërkëmbet. Edhe nxënësit (studentët) e rregullt duhet ta
respektojnë rendin shtëpiak. Në të kundërtën, do të duhej të dënohej mungesa e
tij, rrahja, si që ka ndodh edhe vrasja e njëri-tjetrit në shkollat tona. Rregullore
për disiplinë nuk mund të jetë, kur nxënësi bën edhe njëqind (100) mungesa pa
arsye, largohet për tri ditë dhe kthehet në shkollë. Kësaj i thonë një keqpërdorim
dhe një shkelje e çfarëdo rregulloreje juridike. Por, edhe një lojë me
personelin mësimdhënës e drejtorinë e shkollës, me drejtorinë komunale, me
pedagogët e mësimdhënësit, etj.
Duhet të punojnë entet pedagogjike. Këshilltarët që do të përcillnin punën e çdo mësimdhënësi duhet të jenë njerëz të përgatitur, me përvojë, të disiplinuar e autoritarë. Pas përcjelljes së punës së atyre që për një kohë të caktuar nuk tregojnë aftësi për mësimdhënës dhe nuk duan apo s’mundën ta ushtrojnë këtë zanat le të largohen. Secili nuk është për arsim e edukim. Në Kosovë nuk ka punësim, pos administratës, policisë dhe një numri shumë të kufizuar në shëndetësi, të gjithë konkurrojnë për mësimdhënës nëpër shkolla e universitete. Këshilltarët duhet të përcjellin edhe punën dhe sjelljen e nxënësve bashkë me mësimdhënës të shkollave.
Integrimi i kombëtares në procesin mësimor
Nuk duhet
të mendohet se, veç kozmopolitizmi vjen në shprehje nëpër Evropë e në vende
tjera të botës. Edhe ata e kanë lidhjen me vendin e tyre, e respektojnë dhe shfaqin ndjenjën e
atdhetarizmit. Arsimimi dhe edukimi te ne është domosdoshmëri të ruajë komponentin
e kombëtares. Të kthehet lënda e historisë nëpër disa shkolla dhe të luaj rolin
e vet si shkencë. Pavarësisht se kush e çka dëshiron të bëhen shqiptarët,
gjithnjë preferohet ta ruajmë e ta kultivojmë traditën, historinë tonë (jo me
nacionalizëm romantik), por realisht për të kaluarën. Nuk duam komb pa emër (asnjanës),
duke u shkri në gjithçka që nuk ka emër të vetin objektiv. Kemi thënë edhe më parë,
‘nuk na duan askush më shumë, nëse e braktisim kombëtaren dhe shndërrohemi në diçka
tjetër’. Kombëtarja nuk është lëndë e veçantë, por nëpër mes atyre lëndëve mësimore,
si gjuha dhe letërsia, historia, etj. Dhe këto i rregullon plan-programi.
Pra, gjatë
gjithë të mësuarit në nivele të ndryshme, nuk duhet ta harrojmë edhe elementin
albanologjik. Nuk do të duhej të kultivojmë ëndrra për sajimin e një kombi të ri,
e një gjuhe të re. Ndryshe, kemi thënë edhe më herët është e pajustifikueshme
dhe shumë qesharake me atë “kombin kosovar” dhe atë “gjuhën e nënës”, që po e
trumbetojnë disa, të veçantë këtu në Kosovë. Në shkollë fëmija, gjithqysh duhet
të mësojë edhe gegërisht, sikur që e mëson këtë gjuhën standarde sot. Është absurde
ngase, të gjitha kombet me shtete të veta e kanë një gjuhë të standardizuar. Ne
nuk jemi ende komb i pavarur me të gjitha trojet shqiptare, etj. Gjuha mund të plotësohet
e të begatohet me të gjitha elementet e të gjitha provincializmave si dhe ato të
gegërishtes.
Po rinia
jonë, do të ishte më mirë të frymëzohej në diçka shqiptare, në diçka ngjashëm
me kulturën dhe traditën për ta mbajtur veten sa më larg shtigjeve të rrezikshme
në ditët e sotme. Më mirë me organizime të mbrëmjeve me koncerte muzikore, orë letrare,
shfaqje teatrale e me ndonjë ekspozitë etj. se sa të shkojnë të gjithë nëpër
kafene edhe gjatë kohës së mësimit. Të gjithë me duhan e me alkool në gojë, e
një pjesë e tyre edhe me konsumimin e drogave. Për nj riparim të përgjithshëm
do të duhej të angazhohen të gjithë.