| E merkure, 22.08.2012, 07:48 PM |
SHQIPTARËT
NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR
Nga Xheladin Zeneli
Për nderë të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, viti 2012 si vit jubilar, është shpallur vit i
manifestimeve të ndryshme që po organizohen, pothuajse në të gjitha trevat shqiptare
dhe në diasporë.
Mirpo, një pjesë e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve
administrativ të Shqipërisë, respektivisht shqiptarët në Mal të Zi, po iu privohet e drejta e përdorimit të lirë të
flamurit kombëtar falë Ligjit të ashtuquajtur
për rendin dhe qetësinë, aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Malit të
Zi, më saktsisht me 23 dhjetor të vitit 2011.
A
ishte koinçidencë që Ligji në fjalë u
aprovua në prag të vitit jubilar për shqiptarët, apo ishte akt i paramenduar me qëllim që të prishet
festa e madhe për këte pjesë të popullit
shqiptar (pra, për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi) duke ndaluar pérdorimin
e simbolit të tyre kombëtar!? Rikujtojmë lexuesit se diçka e ngjajshme ndodhi
edhe në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, pra me 17 Shkurt 2008. Në këte ditë
të shënuar historike, pushteti malazez i
pat shpallur të ndaluar manifestimet publike, me ç'rast shqiptarëve në Mal të Zi
nuk iu lejua që të ndanin gëzimin bashkë me vëllezërit e tyre në Kosovë!?
Nga ana e
tjetër, Ligji në fjalë ishte një sprovë për
shqiptarët në aspektin e vendosmërisë së tyre në mbrojtjen e vlerave të veta
kombëtare, respektivisht në mbrojtjen e
flamurit kuq e zi. Derisa në fillim,
pati reagime të ashpëra nga ana e
shqiptarëve ndaj këtij Ligji, megjithate
më vonë sikurse u harrua apo u hesht për këte çështje dhe si rezulltat, sot, tetë muaj pas miratimit të tij, me keqardhje
mund të themi që Ligji "kundër
flamurit" është ende në fuqi dhe shqiptarëve edhe më tutje iu
ndalohet përdorimi publik i simbolit të tyre
kombëtar. Nga ky vështrim,
Është mirë që protestohet për kthimin e pronave, por
njikohësisht duhet të ngrihet zëri
fuqishëm dhe të demonstrohet mospajtim i vazhdueshëm ndaj politikës që ka për qëllim mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Është për tu habitur fakti që gjatë tërë kohës që ky Ligj famëkeq është në fuqi,
nuk pati as një protestë të mirëfilltë të
organizuar vetëm me një qëllim: mbrojtjen e përdorimit të lirë të simbolit tonë
të shenjtë kombëtar, mbrotjen e
identitetit dhe krenarisë tonë kombëtare !?
Si duket,
gjithashtu, kjo çështje nuk po brengos
apo shqetëson Tiranën dhe Prishtinën
zyrtare të cilët faktikisht nuk po shfrytëzojnë
autoritetietet e tyre qeveritare si dhe kanalet diplomatike për të bërë presion
tek Qeveria malazeze, në mes tjerash, edhe për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar.
Na ndajnë
vetëm disa muaj nga momenti final i Ditës së Pavarësisë- 28 Nëntor 2012, ditë kjo kur flamuri kuq e zi, flamuri i Skënderbeut,
flamuri i Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit dhe i
shumë të tjerëve që dhanë jetën dhe sakrifikuan për lirinë e popullit shqiptar,
do të valvitet shumë lart dhe shqiptarët
do të festojnë si asnjëherë me parë, që nga
Tirana, Vlora e Prishtina, që nga
New York-u, Berlini e deri te
Sydney-ji i Australisë. Ndërkaq, në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Plavë-Guci e Rozhajë, po i njëjti flamur do të qëndrojë i palosur në
sirtarë dhe shqiptarëve të këtyre trevave nuk do t'ju mundësohet të kremtojnë me
dinjitet festën e tyre kombëtare.
Ky 28 Nëntor,
për shqiptarët në Mal të Z, në njërën anë
do të sjell gëzim sepse shënon një shekull të tërë i formimit të shtetit të parë
shqiptar në Ballkan por në anën tjetër do të sjell edhe hidhërim, sepse në trevat e tyre autoktone, ata nuk do të mund të festojnë me shkabën
dykrenare të ngritur lartë në shtizë.
Ndërsa sa
i përket Malit të Zi edhe një herë dëshmoj se jo vetëm është një shtet që nuk i
respekton të drejtat e shqiptarëve, por njiherit abuzon në mënyrë flagrante me
të gjitha Kartat dhe Konventat Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
dhe Lirive Themelore për Popujt
Pakicë.