| E marte, 21.08.2012, 06:52 PM |
Skicë humoristike
Nga Xhevahir Cirongu
Politikë me xhufka dhe politikani qeros
I gjori
Zylal, atë mëngjes uzgjua herët. Mori
rrugë për në qytet. Domosdo, për pazar shkoi. Shkuli prasët në kopsht,mori koshat e ngarkoi
gomarin. U kthye i kënaqur në shtëpi. Pazari i kishte ecur mirë atë ditë. Drekën
e hëngri në një restorant, aty afër ku tregëtohësh fruta- perime.
Porositi paçe koke të shoqëruar me një birrë. Oh, ç‘kënaqësi- tha me vete. Eh',kështu e ka jeta:Disa digjen nga dielli duke punuar në arë;e të tjerët rrinë e fryhen si kungulli nën hije. - More, edhe ju këtej nga qyteti nuk keni energji elektrike?! Sa çudi!. . . I foli kamarierit. -Pse, nga fshati ka me bollëk? Pse nuk na solle këtu në qytet një ngarkesë gomari?!. Fshatari u mendua pak. Ktheu një gëllënjkë birrë në gurmazin e thatë e shtoi:-More, për fshatin nuk pyet askush. Pastaj,këtej nga qyteti kanë dalë barkëfryrë e gushdalë soj e llojë deputet apo qeveritarë .
-Kujdes vëlla,kujdes
se….
…. .
Të pranishmit
dëgjuan këto fjalë e plasën gazit. Vetëm njëri nuk foli,as nuk qeshi.
Ai,brkaleci atje në fund të lokalit.
-More,po
ti,ç'hall të ka zënë?
-Epo,shyqyr
që erdhën, se kush e duronte këtë palo fshatar. I shkëlqeu fytyra. Në lokal u dëgjua
një zë si e bërtitur ariu në shpellë. -Ndize televizorin zotni! Ora shkoi dumbëdhjetë.
Ka parlament sot?! Dhe ja,në ekran dollën baballarët e kombit. Unë, hodha sytë drejtë
ekranit. Kisha kohë pa i parë deputetët. Ata, ngriheshin e uleshin sa nga
karrigia tek mikrofoni. Diskutonin gjatë.
Ndonjë herë
edhe grindeshin. Por, kishte nga ata, që e kishte "seriozisht". Domosdo,
për "popullin" flisnin.
-Ja, ku është
deputeti i lagjes së qytetit tim,-foli barkaleci. Si shpirt është! -More,ti e
gjete, po ai imi ku do të jetë vallë?!. . . -foli fshatari.
- Mos
vrisni mendjen kotë. Aty janë të gjithë. E ku dallohen më ata tani. Kanë vënë shëndet
nga "meraku" për ne,- foli qytetari i tretë. Shiko, shiko,- bërtiti
Zylali.
Ja ky,që po
flet në mikrofon është deputeti i zonës sime.
Më kishte
marrë malli. Kam tre vite pa e parë. Qysh në zgjedhjet parlamentare. Këto fjalë
i tha si me shaka. E kishte edhe nga
fshati. Epo,kur bëhesh deputet e politikan i harron të gjitha. Kështu e pësoi
edhe djali i Latifit sa u bë politikan. Nga zëri e njohu. I hante pak llafet
kur fliste. Nga xhepi nxori syzet. Pasi ivendosi mbi hundë, hodhi shikimin
drejtë ekranit. Veshët nuk e kishin gënjyer. -Po,po,ky qënka! Pa dale, dale. . .
. sa qënka shëndoshur!?. . . Dikur ishte
i hollë e i gjatë. Kurse tani me gush të varur e bark të fryrë si voze e
mbushur me dhallë dhie. La mikrofonin, e
u ul në vendin e vet. Asgjë s'mori vesh se për çfar foli nga podiumi. !. . . E
nxora mallin. Por,edhe të tjerët, rrumba poce flisnin. Sa për taksat,apo
rritjen e çmimeve,-pëshpëriti prapë xha Zylali. Kishte të drejtë fshatari,-tha
me vete Pal Barkaleci. Të tjerët u ngrysën në fytyrë. Pse do thoni ju?
Kur dëgjoi
për rritjen e rrogave e pensionet të fshatit e të qytetit me "përqindje"si
dikur në monizëm u shpreh:
"Politikë
me xhufka dhe politikan qeros kemi me bollëk sot". Dikush thotë jam
i majtë, tjetri jam i djathtë e forca e gravitetit të fjalëve rrotullohet e
gatuhen në parlament apo në qeveri. Kurse,poshtë
zyrtarët bëjnë "mbrekulli". Epo, pse mos të bëjnë?! Sotë për nesër
janë në karrige. Pastaj. . . ku i dihet e nesrmja. "O Mete për vete-thotë një
fjalë e urtë". Në të gënjeva , nuk është bërë hataja, more derman. Pastaj
politika kështu e ka. Po flokët pse u kanë rënë politikanëve? Nga që mendojnë për
ne,more Pal Barkaleci. E di ti përrallën e qerosit?!. . .
Ta ka
treguar gjyshi apo gjyshja!? Sa herë gënjen qerosi?
Nëse nuk
e di ,do e mësosh. Kamber Pilafi piu
kafenë, mori shkopin që kishte varur në karrige;e rëndë- rëndë mori udhën për në
shtëpi.
Dosja e
premtimeve elektorale të partive .
-Urraaa !
Erdhi deputeti e këngën e ndali këndezi…
-Premtime,fjalë
sa dhe kos u bë deti !. . .
Rrezet e
diellit binin pingul.
Vapa e qërshorit shtërngoi më shumë, pas një shiu të imët që ra. Ishte kohë dreke. Politikani qeros vazhdonte të fliste nga ekrani i telivizorit.