Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Krimi gjunjëzon shtetin

| E marte, 21.08.2012, 07:41 PM |


Krimi gjunjëzon shtetin

Nga Zenel Çeliku

Po, eshte e vertete se krimi i ruges tashme eshte bere kercenim per cilindo qe del nga shtepia, e per me teper, kercenohn njerezit me jeten sikur jane bageti pa zot. Kjo polici ka qene para 2 vjetesh, kur edhe ne kohen dhe pikun e levizjeve te njerezve-Qershor-Gusht,  periudhe plazhi, por kishte siguri, qetesi, rend dhe garanci per qytetaret, gjithashtu edhe per turistet e huaj qe zgjidhnin Shqiperine per turizem. Po kjo polici, eshte sot kur po ndodhin 2-3 vrasje ne dite, e shume vrasje per nje periudhe kohore te shkurter. Por akoma me keq, kur femrat shqiptare po dhunohen rugeve duke u grabitur vareset ne qafe dhe cantat nga duart nga rugace dhe hajdute te rrezikshem qe marin edhe jete njerezish. Atehere, para ketyre dy situatave te cituara me lart, ku para dy vitesh kishte siguri dhe rend, dhe tashme ku nuk ka as rend e as siguri per jeten, ne nje kohe qe policia sfidohet nga krimi i ruges dhe hajdutet ordiner, ku eshte pergjegjesia ??? Cfare bejne drejtuesit e larte te Policise se

Shtetit, dhe kryesiht Drejtori i Pergjithshem Z. Hysni Burgaj ? A ishte ky Drejtor qe para sezonit turistik, i premtoi shqiptareve dhe turisteve te huaj, per garanci dhe siguri kombetare ? Perse kjo situta dhe cfar pergjegjesia ligjore, profesionale dhe morale mban ky Drejtori i madh, ku krimi po lulezon dhe po behet kercenues per shoqerine dhe te huajt qe vizitojne Shqiperine? Kur u emerua ne krye te Ministrise se Brendshme zoti Flamur Noka, shume menduan se situata do te ndryhsoje shpejt, sepse nje minister me energjik dhe me aktiv se paraardhesi i tij, do te kerkonte shume nga strukturat e policise. Vertete Ministri Noka kerkoi nga policia rende dhe siguri kombetare, lufte me tolerance zero ndaj krimit te organizuar e tjer e tjer, por sot ne keto rrethan, kur krimi eshte vertete kercenues, Ministri duhet te beje nje levizje te detyruar. Duhet ti kerkoje Kryeministrit, largimin me urgjence te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, pse jo, edhe te tjere drejtues te larte te Policise te largohen,  dhe ne vend te tyre te vendosen njerez-specialiste te mirfillte policie, te perkushtuar, te afte te ndershem, dhe me kurojo per te kryer detyren e shejte te policit. Ose, Ministri Noka te pranoje publikisht deshtimin e tij para krimit. Ne dijenine time si gazetar, Kryeministri Berisha , eshte i shqetesuar per kete situata aspak normale, ku ne nje menyre, Ai shikon se policia eshte gjunjezuar para krimit ordiner, nuk ka aftesi te parandaloje dhe te luftoje krimin dhe kriminelet. Ne dijenine time si gazetar e ne keto rrethana, Kryeministri ka shume mundesi qe te largoje Drejtorin e Pergjitheshm-Hysni Burgaj,  tani ne keto dit polt krime dhe ngjarje te shemtuara. Le te shpresojme se me largimin e Burgajt, policia me nje lider te ri e plot energji, do te ndryshoje shpejt situaten e qetesise,  dhe siguria kombetare do t erikthehet serish ne shoqerine shqiptare.