| E diele, 19.08.2012, 04:40 PM |
LOTËT E
ATDHEUT
Nga Dedë Preqi
Sësili që
gjindet largë vendlindjes, larg atdheut të vet të dashur, është e pa mundur të mos
ketë emocione dhe nastalgji , të përziera edhe me ndjenja malli, dashurie e
atdhetarie.
Duke e
menduar të kaluarën si brengë e fundit dhe të sotmën si dëshmitare e së ardhmës
, njeriu përjeton dhe dëshmon atë kalvarë të mundimshëm dhe fatet e trishta të njerëzve
të vet për të mbijetuar, dangat e errëta, që bulëzojnë edhe sot në lëkurën e
djegur nga lufta dhe zjarri i shkakëtuar
14 vjet e më herët,nga regjimi serb. Prandaj, njeriu kërkon edhe sot shpëtim
nga rrethanat shtrënguese, por fati e ka ndjekur në të tjera realitete, apo me
ngasje të tjera në të sotmën, me ato të lirisë së amshueshme.
Në realitet,
shtypja e popullit shqiptarë në Kosovë nga regjimi serb, ka qenë gjithmonë para
hundëve tona, dhe pak ka qenë e imagjinueshme se një skenar i tillë do të ndryshojë
një ditë, por kjo ndodhi, duke e falenderuar NATO-n, në krye me SHBA-të, dhe
aleatët e saj, njëherit dhe sakrificën e UçK-së, sepse edhe ata njerëz që mbijetuan,
ishin të dorëzuar nga okupatori fashist serb.
Nuk është
e çuditshme, nëse ne vetëm flejmë në gjumë, e armiku edhe sot orvatët të na bëjë
„zehire“, apo të na bëjë të gjithve fajtorë, për ferrin që filozofija sllaviste
e mbolli për popullin shqiptarë. Por, edhe më e keqja mund të ndodh, nëse sot
dikush bënë marrëveshje, apo pazare
politike në kurriz të lirisë dhe gjakut të dëshmorëve të saj.
Ndërkombëtarët
qëndrojnë akoma sot në Kosovë, të cilët
e vazhdojnë misionin e tyre, por me shqiptarët kosovarë, qëndrojnë si dy botëra të ndara, të cilët veprojnë paralel në Kosovë
, dhe shikohen e vendosin largë me njëra-tjetrën. Mirëpo, është logjike
për njerëzit e vendeve të largëta,
nuk mund të kujdesën me aq përkushtim
dhe të përcaktojnë fatin e njerëzve në Kosovë, nëse kosovarët nuk e kanë fare këtë
qështje në qendër të vëmendjes së tyre.
Sot
Kosova ka ndryshuar dhe shihet se diçka është lëvizur nga vendi, por 14 vjet
pas lufte, është bërë pak nga qeverija kosovare, duke u bazuar në kushtet e dobëta
dhe gjendjen e mjerueshme të qytetarëve të vendit. Një krizë e tillë ekonomike
, sociale e politike, e zhytur dhe në kriza të thella të korrupcionit dhe
krimeve të organizuara, popullin e Kosovës e lë të zhgënjyer një qeverisje e tillë, dhe atëherë, çfarë mund të flitët për të ardhmën e vendit në përgjithsi.
Dikush
mund të ngritë zërin nëpër debate publike e mediume, se në Kosovë po vërehët një
zhvillim i gjithëmbarshëm, duke
vequar infrastrukturën rrugore, kjo na gëzon
shumë të gjithve ,sepse ka nevojë vendi për këtë zhvillim rrugorë, por pamja e
jashtme të gënjenë, sepse ka shumë paragjykime të tjera, nga se populli së pari ka nevojë për mbijetesë, dhe jo të ngopët
me a s f a l l t.
Të rinjt
dhe studentët e Universitetëve të Kosovës, i pushtojnë qytetët e vedit, të kënaqët
zemra me prezencën e tyre, por ata kërkojnë atë që ju takon atyre, dhe e nesërmja
e tyre të jetë e sigurtë. Diplomat e tyre të mos nëpërkëmbën, por ato të vlerësohen
dhe të marrin atë për ç’farë kanë studiuar në Universitetët e Kosovës. Madje,
edhe lypësit rrugëve të Kosovës janë shtuar, në shumicën e rastëve shikon fëmijë,
që shtriejnë duart nëpër trotuare e
qoshe rrugore, me sytë e p ë r l o t u r
kërkojnë lëmoshë. Shikon plot të rinj, të
bukur e të shëndoshë, të zhvilluar e të arsimuar, duke shetitur rrugëve,në fshatra e qytete, të
cilët kërkojnë punë, të cilët nuk gjejnë dot, duke jetuar me shpresa, se një ditë
do të bëhët më mirë. Qeverija duhet të zgjohet nga amullija që e ka kapluar,
dhe duhet të kujdeset për punëtorët, mjekët,
mësuesit, policët, penzionerët dhe ushtarët e UçK-së, që të marrin pagat e merituara, në bazë të përformancës
dhe punës që kanë realizuar. Ndër të tjera
është shumë primare, ti vëhët një stop i qëndrueshëm dhe i fuqishëm
korrupcionit në Kosovë, sepse sot ky fenomen i popullarizuar dhe i rrezikshëm,
po ia zënë frymën shtetit të ri dhe popullit të Kosovës.
Ajo që dua
të thëm, çdo njeri duhet të besoj në një zot, sikur që besojmë edhe ne shqiptarët
e vërtetë, i cili zot dhe na ndihmoj ta mposhtim armikun shekullor, dhe
mos ti harrojmë aq shpejtë dhëmbjet e
luftës, torturat, dëbimët nga trojet tona dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë.
Fjalët e
nënës
Më kujtohen
disa fjalë të nënës, si çdo nëne tjetër, kur
na fliste: Pse po sjelli rrugëve,
thëne qafën shkoni e punoni dikund,
sepse rrugët nuk japin bukë ! Këto fjalë
tingëllonin rëndë, por nëna si nënë, nuk na fliste me ndonjë qëllim të keq, por
edhe ne u detyruam të largohemi dikund largë,apo thyem qafën dikund nëpër botë,
sidomos në vendet perëndimore, që të mbijetojmë disi, apo për të gjetë fatin e
vet sëcili për të shpëtuar nga kriza ekonomike, por edhe politike, të ndjekur nga regjimi aktual i kohës. Sot, kur kthehemi
në Kosovë, Nënëlokja na pret me l o t gëzimi, edhe pse i dukemi të tjerë, por i
dukëmi të ëmbël, i dukemi pleq, të lodhur
e të hargjuar nga koha dhe largësia, por
gjeneratat e reja vazhdojnë jetën, prej cilës pritët shumë. ..
Tani Kosova është e pavarur, nëpër kufinj nuk ka njerëz që na malltertojnë e nënqmojnë sikur më herët, dhe kënaqëmi kur shohim diçka që ka ndryshuar dhe ka marrë vendi kahje pozitive. Edhe pse ka shumë gjëra që të bien në sy,të cilat nuk të pëlqejnë, më së tepërmi shtëpiat e bukura në kryeqytet dhe gjetiu, aty këtu njëra mbi tjetren, të ndërtuara me plane të egra dhe pa plane fare urbanistike, dhe me një fjalë tjetër, pothuaj se shumica e njerëzve kanë qëllimet e tyre, duke investuar vetëm në t u l l a.
Lotët e
mallit dhe atdhedashurisë
Kjo verë e
këtij viti duhet të mbahet në mend nga nxehtësia dhe vapa e madhe që e kaploi ,
jo vetëm Kosovën e Ballkanin perëndimor
, por edhe shumë vende tjera të Evropës . Në këto ditë të nxehta të verës,
shumica e mërgimtarëve kthehen për pushime në atdhe, të cilët së bashku me
familjet e tyre kalojnë me qindra e mija kilometra, ndoshta edhe për të vizituar ndonjë vend bregdetar shqiptarë,
por dëshira e tyre më e madhe është vizita e familjarëve dhe atdheu. Shumica e
mërgimtarëve udhëtojnë me veturat e tyre, ashtu edhe me autobusa, por përshtypjet
më të mira i sjellin ata, të cilët udhëtojnë me aeroplan, duke arritë në të dyja
anët, për një kohë të shkurtër. Aeroporti i Prishtinës, tani duket si një metropol
perëndimor, i cili është i mbushur për çdo ditë me plot udhëtarë , nga gjitha
anët e Evropës dhe botës. Dikush vjen e dikush shkon, por sëcili që vjenë në atdhe,
apo kthehet në mërgim, pritën e përcjellën nga familjarët e tyre,
dhe që të gjithë kanë ndjenja malli e dashurie për njëri-tjetrin, por dhe mallë
e lot atdheu, që nuk dinë të tretën kurrë.