| E diele, 19.08.2012, 10:31 AM |
Poeti i
stinës pranverore,
"Në vjeshtën e jetës "...poezi nga F.Memeli
Në Shqipëri
a në kurbet ?
gjysma më
thotë:- "rrugën merr"
gjysma tjetër :- rri në Atdhe !" ....
Nga Luan Kalana
" Ashtu
si viti ka katër stinë,mua më duket se dhe jeta e njeriut,kalon në katër "
stinë", pranveren
do ta krahasoja me femininë dhe rininë ,vjeshtën moshë e pjekurisë,ku do të vendosja
periudhën e daljes në pension,si dhe dimrin,vitet e fundit të jetës(normale nga
përvoja jetësore),...
....lidhja
qendrom në atë se unë po e botoj atë*( vëllimin me poezi për të cilin e kemi
fjalën),
në "
vjeshtën" e jetës sime,pra në moshën kur dola pension..."
....Janë këto
fjalët e krijuesit artist Fuat Memeli,në prologun e vëllimit poetik
"Në vjeshtën
e jetës ",botim i vitit të kaluar ,
që kapërcei
detet dhe oqenet e na mbriti tek ne, si shtegëtarët,në dritaren e emalit ,
duke
pasuruar fondin e artë të letërsisë lirike,kombëtare
shqiptare.
Pas veprës
kinematografike të dokumentarëve të tij ,si një gazetar telekronist
me
njestazh gjysëm shekullor në TV ,
dhe
kineast profesinist ,ai i dhuron lexuesve ,në moshën e pjekurisë,
nga shënimet
e hershme e gjithë talent poetik ,vellimin e parë poetik,
i cili së
shpejti do të pasohet nga vëllime të tjera, që autori i ka gati për botim.
"Vitet
ikën e poezinë pak e ngava,/për punë të tjera qe shkruar fatim ,
/por
rodhi ajo e pastër si ujvara,/në thellesi të shpriti tim./
Janë këto
vargje që perifrazone ditëlindje e vjershave të para lirike të tij.
Si nje
mergimtar i mallsur por me ndjenja poetike,që mallin e peshon me "ziqin" e Sinicarit,,kandarin,
siç shprehet
nje shoku i tij i ngushtë Fiqiriu...
Fuati hap
siparin e vellimit ,me poezine e
vendlindjes :
-:Dhjetra
herë kam ardhur ,/e qindra herë do te vij pa përtim,/veç gjithmonë ndodh me
mua,
/vij këtu
të shmallem,/dhe iki i përmalluar/, viti 1982...fq 5,
...janë këto
vargje si lejtmotivi i çdo mërgimtari kur largohet nga vendi i tij i shenjtë siç
është Shqipëria...
dhe duke
vazhduar deri në mbyllje të librit ,me vjershën epilog ,për Sinicën ,
fshatin e
dashur e të paharuar të jetës së tij,
nga ku
mori fluturimin poetike dhe shtegëtare,për tu kthyer sërish në Devoll ,..
..."Sinica
jonë e bukur aty në mal,/i thërret bijtë e saj se ka mall,/....
...Edhe
kur s'vemi ,ënderrat na çojnë,/brenda natës shkojmë e vijmë./
u thinjem
larg sinicaret e mij,/kur shkojme aty behemi te rinj,/jane keto vargje te
thejshte në dukje, por kapitale,
te
paperseritshme qe dalin nga shpirti i krijuesit pa ndonje zbukurim letrar.
Ai i "nget
" stinët ne të shumtat e poezive,siç
shprehet e vetë ,ne vargjet dhe na i sjell ato,
me nje
pejsazh te ri te njgjyrave ndjesore e lirike,
duke
lodruar me dashurinë shpirtetore të njeriut te thjeshtë :
-Shelgjet nuk tundnin degët atë natë,/gjikallat e prenë
këngen vonë,/
nje yll
nga larg ra në pikiatë,/si fishekzjarr për dashurine tonë./ fq 8,
Në vjershen
"Feminia " ai thur vargje jetësore
e na i sjell ato ne sfondin e jetës si nje dokumentar filmik...,
..Mbresa
vitesh të blerta ,/fëminia në tumba kujtimesh më
rjedh në shtratin
e viteve jeta ,/vegimet e fëminisë me vete i merr,/..
Autoktonine
e jetes se tij ai do ta shpreh me dashurine e profesionit,si një nostalgji,kur
thotë :
-Kronisti
zgjati mikrofonin,/dhe fjalën tënde priste../fytyrës t'u bin lulekuqe,/e dy
fjalë dot s'i lidhje./ fq13..
Ai nuk
harron ,por e ka për nder qe është një zanatçi në profesioni e parë, Agranom,
për të cilën
ka mbaruar shkollat e para të jetës dhe ka shërbyer për disa vite në disa
ekonomi bujqësore,
si atë të
mesme bujqësore në Korcë,e me pas
Institutin e Lartë Bujqësor,
sot
Universiteti i Kamzës,..
Ashtu siç
është shprehur poeti ynë i madh devolli
Dritero Agolli,një idhull i tij por dhe një nga
personazhet
më të preferuar të kronikave dhe intervisatve të tija ,
kur thotë
që babai ( xha Rizai ,i ati i Driteroit,i cili kishte dëshirë ta vazhdonte
shkollat
për
agranom ,se atë dashuri ia
kur thote
,ne vjershe jam Agranom, :
..Ndodh
qe nga shiu merzitem shume,/ kur buka mund te prishet ne are,
/se
eshteb derdhur djersa lume ,/qe te behet kora e grurit si thane,/..fq 23..
e me pas
do ti kendoje vargje toke me gjuhen e stineve, poetit ne poezine "Ne
ditelindjen e Driteroit." :
-kaq lule
e dhurata,/s'kishim parë ndonjehere,/ kur vjeshta e Agollit,/ukthye ne paranvere,/ fq 57..
Do të ndalem pak ,një pauzë të shkurtër,në poezia KALLIRI
i grurit ,tepër gjurmëprekëse,
pasi kemi
diskutuar me kolegë dhe me poetin lirik,
Skënder Kodra ,i cili i mbante përmendesh
,ku ai thur vargje brilante ,
si një agranom
me shpirt e me pasion në profesion,si një prind dhe mjek specialist i bimëve, por si njeri human kur citon:
..-Një kalli
të artë në duar thërmoj,/aromën e bukës
se re ndjej,/duart e fshatarëve sikur takoj,
/në çdo
kokër gruri që përkëdhel./..fq 35
...Duke
prcjellë pa dashur, nje mesazh filozofik për gjeneratat e reja,
krenari,mirënjohje,
për fshatarët, prodhuesit e Kallirit, ata që bëjnë bukën,
respekt e
bujari për thërrimet ,sepse miliona fëmije
vdesin në botë për bukë.
Tek të tetëdhjet poezitë e librit, të shkurtëra e
me vargje lirikë klasike,ai do të prekë
e do t'i
këndoje njerëzve të thjeshtë, më të dashur të jetës së tij,
Nënes,babanë,gruas
,fëmijeve nipërve e mbesave,mësuesit,fshatarve që i konsideron vëllezer,
bujqëve e deri minatorëve,muzikantëve,këngëtarit
artist popullor devolli, Ali Kondit,
muzikantit,instrumentistit
popullor Sefkës së Cipanit e të tjerë,me një dashuri e mall të pazakontë
duke i përshkruar
me metafora e figura të shumta letarare.
Në libër
zenë vend dhe janë plot mbresa poezitë per Token e bekuar ,Amerikën,
Bostonin
siç e përshkrun ai qytetin e ti ku jeton
sot si dikur Tiranën e dashur
për të cilën
ka nostalgji dhe nuk e fsheh,por e qendis me mall e bukuri
në vargjet
e tij,pasi atje ai kaloi vitet me te bukura te jetës ,
rininë studentore,pune
dhe profesoinin e tij dhe jetën e pasur familjare...
Kudo ku
ka shkelur kembat e tij që nga Sinica e
Devollit e deri në Europë e në Amerikë
ka lënë gjurmë
në vargjet e poezive të tij,si në vjershat Lumi i fshatit ,Guri i Boshkos,
,Guri i
xha Manes,e të tjera,që sic përmend në vargjet e vjershës, janë "Vatra te poezive te para,"
... e
deri në ato te Statuja e emigranti, Era e barit Zviceran, Nje spital te Amerikës,
Palmat e
Punta Kanës,dhe në poezine , Buzë liqenit te Miçiganit fq..47 ku shkruan si nje
lasgushian:
-Mbi nje
gur te madh jam ulur,/buze liqenit ne Miçigan,era reh me valet bregun,/mua
malli ,gjoksin ma çan/...
Si gjithe
krijuesit, por autori i vëllimit poetik
me çiltërsi e sinqeritet do të shfaqe hapur ndjenjat e tij
shpirtëore
e do të bashkëbisdojë me lexuesit ,me shokët ,
miqtë e
kolege në vargjet e tij,edhe në disa poezi të veçanta si tek :
Nje
vendim që më mundon,.. e të tjera, tek : Mundim i poetit, fq 79:
-me ajkën
e fjalëve,/që zgjedh me mundim,/mbush gotat tona,me pijen dehese,/..poezinë....
Po i
mbyllim këto pak rreshta të thjeshta,pa ndonjë pretendim analist, për këtë vëllim
të bukur
lirik e modest të Fuat Memelit, me fjalët e tij të ngohta e miqësore :
-Le të jetë
ky botom,një buqetë lulesh,për miqtë e mij,për ata që më duan dhe i dua...
gusht 2012
Luan
Kalana
New
York,USA