Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Hajdarmataj: Kontributi I Malësisë së Gjakovës në Plavë e Guci, 1912

| E premte, 17.08.2012, 09:23 PM |


KONTRIBUTI I MALSISË SË GJAKOVËS NË PLAVË E GUCI

GJATË VITIT 1912

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ, Zogaj-Tropojë

Që në kohët e hershme Plava ka qenë e banuar nga Shqipetarët, por pas Kongresit të Berlinit (1878), Plava i bashkohet Malit të Zi, ku deri në ditët e sotme ka mbijetuar me problemet qe ka pasur.

Sot popullsia Shqiptare është në këtë komunë rreth 20% përqind, kryesisht të përhapur në fshatrat  Vuthaj, Martinaj, Plavë dhe në Guci. Që nga viti 1913 Plava me rrethinë është në andministraten malazeze.

Kjo trevë etnike shqiptare qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin "Vuthaj" ose "Katundi Vuthaj". Duke pasur parasysh shtrirjen,  e territorit dhe të banorëve, distancen nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse.

Etimologjia e toponimit "Vuthaj" e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej, në veprat e tijë në Tirane, i cili thotë se ky toponim vjen nga fjalët : "I vutë", "I përvutë".

Një ndër figurat me të rendësishme të kësaj treve mbetet ALI BEG GUCIA, pjestar i KRIJIMIN TE LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZERENIT, me 10 Qershor 1878, i cili ishte mik dhe bashkpuntor i ngusht me kreret udhëheqësë të Malsisë të Gjakovës.

Vuthjant, kane qenë të njohur për përkushtimin ndaj atdheut dhe lirisë, për njerzillekun, burrërinë, ndershmerinë, besnikrinë, sinqeritetinë, mirkuptimin njerëzor, vendosmërin për të mbrojtur të drejtat e tyre deri në fund, ndenjën e dashurisë për njeriun, dashurinë ndaj trashegimsisë që ju kanë lënë të parët, ndaj tokës amtare, vendosmërin për të luftuar të keqën, dëshirën për të mësuar e përparuar, luftën ndaj padrejtsisë, dhunës, shtypjes, rrënës, pabesisë dhe vjedhjes.

Janë shumë kuptimplote dhe vlersime që bënte Anton Ceta, i cili shkruante, se nga Vuthjanët kishte frikë edhe Veziri i Shkodresë.

Unë do të ndalem kryesisht në kontributin e dhënë për kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912.

Në fill të mujit maj të vitit 1912 udhëheqesit e forcave kryengritëse të Malesisë të Gjakovës në bashkëpunim me Plavën e Gucinë, ishin të parët që drejtuan thirrje popullit shqiptarë për nje kuvend mbarë kombtarë.

Kështu me 21 deri me 25 maj 1912 në Junik mbahet Kuvendi me nismën e Hasan Prishtinës. Aty shtrohen qeshtjet kryesore:

·         Bashkimi i Kryengritësve Shqiptarë nënë drejtimin e një komiteti të vëtëm kombëtarë.

·         Të ketë një organ shtypi në gjuhë të huaj.

·         Të propogandoj progrimin e luftës të armatosur të popullit shqiptarë.   “Lirinë administrative të Shqypnisë”.

Ky kuvend u përfaqesua nga 250 delegatë shqiptarë. - Hasan Prishtina u përkrah fuqimisht nga Bajram Curri. Përfundimisht në këtë kuvend historik, delegatët ja dhanë besën njëri-tjetrit shqiptarisht për të bërë një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit Turk.

Në këtë kuvend u aprovua, nga delegatët dhe u shpall programi politik i kryengritjes, i cili iu dërgua qeverisë turke në Stamboll.

Programi kishte kryesisht këto qeshtje:

·         Njohja e autonomisë të Shqipërisë.

·         Vendosja e administratës Shqiptare.

·         Caktimi i gjuhës Shqipe me alfabetin kombëtarë si gjuhë zyrtare.

·         Ngritja e flamurit Shqiptarë në të gjithë vëndin.

·         Emrimi i sternipit të familjeve “Princore” Shqiptare, si guvernator të përgjithshëm.

·         Fuqitë e mëdhaja të garantojnë plotesimin e këtyre kërkesave.

Me këtë rast xhonturqit u egërsuan dhe filluan të kundërvihen, duke marrë masa të jashtëzakonshme ushtarake, në drejtim të popullatës shqiptare. Kështu në Ferizaj u sollën tri regjimente turke, në Mitrovicë ishte përqendruar një regjiment i plotë, një bataljon pushkatarësh dhe dy bateri artilerie. Në Prishtinë një regjiment kalorsie dhe një bateri artilerie. Në Prizeren një regjiment kalorsie dhe në Pejë një tjetër regjimet komsorie. Në Gjakovë një regjimet komsorie dhe një regjiment artilerie fushore, nje bataljon pushkatarësh. Në Pazar të Ri, në Senicë, në Bërana, në Guci kishte nga dy bataljona, ndërsa në Plavë një regjiment dhe një kompani mitrolozash.

Përballë kësaj ushtrie të madhë, ishin forcat kryengritëse shqiptare, që ishin gjysëm të armatosur, por të vendosur deri në vdekje për të luftuar për çlrimin e vëndit.

….. Luftimet vazhdonin. -Më e thekësuar ishin luftimet e 6 qershorit 1912, ku forcat e armatosura shqiptare, në bashkëpunim me Malsinë e Gjakovës shpartalluan kazarmat armike në Guci dhe në Bëran, dhe pastaj vijuan rrugën për në Krasniqe, ku u bashkuan me forcat e tjera shqipëtare. Po me 9 dhe 10 qershor 1912 kryengritësit shqiptarë, të cilët ishinë rreth 2000 vetë, u armatosën me armët e municionet të marra në kazermat  ushtarake turke të Gucisë.

Gjatë këtyre luftrave turqit lanë 300 të vrarë, të plagosur dhe rob lufte, kryesisht në Has, Gashë, Bytyç dhe në Qafën e Prushit.

Këto luftime të kryengritësve shqiptarë i dhanë një shtytje të fuqishme lëvizjes së armatosur shqiptare edhe në viset e tjera shqiptare.

Këto fitore bënë të aktivizoheshin edhe lvizjet e tjera shqiptare, në fiset verilindore dhe lindore të Shqipërisë.

Me 17 korrik 1912 kryengritësit shqiptarë hynë në Gjakovë dhe pastaj ju drejtuan Prishtinës.

Paria shqiptare pati përfaqësues në Prishtinë nga Gjilani, Presheva, Vuçiterna, Mitrovica, Pazari i Ri, Prizereni, Peja, Gjakova dhe Rozhaja.

….. Përfundimisht Akti i 28 Nëntorit 1912, sanksionohej e drejta e pa mohushme historike e kombit shqiptarë për të qënë të bashkuarë, të lire e të pamvarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik.

Kjo kumtesë u mbajt në Plavë gjatë sesionit shkencor dy ditorë me pjesmarrjen e Kosovës, Shqipërisë, komunitetetit shqiptarë Malit Zi, SHBA, Gjermani, Zvicer dhe Belgjikë.

Autori eshtë Kryetar i OJF “MESUESI” për përfekturën KUKES, HAS, TROPOJE- SHQIPERI

Literatura:

·         Nacionalizmi në Ballkan, Eva Hyskaj, Tiranë 2003.

·         Botime të Prof. Eqerem Çabej, për toponimet- Tiranë.

·         Botime të Anton Ceta, për zakonet- Prishtinë.

·         Historia e popullit shqiptar, Tiranë 2002.

 

Email: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

 

Mobil: 00355 (0) 692469145