| E enjte, 16.08.2012, 08:59 PM |
PAK FJALË
PËR JETËN DHE AKTIVITETIN TIM LETRAR E GJUHËSOR -
ME RASTIN E 7O VJETPORIT TË LINDJES DHE BOTIMIT TË KATËR VEPRAVE LETRARE
NGA ALI R. BERISHA
Kam
lindur në lagjen e bricorëve të fshatit Qallapek të Lugut të Baranit me 20. 7. 1942.
Shkallët diturore e arsimore i kam arritur duke filluar prej shkallës së parës
që e kam marrë nga prindërit, pastaj në shkollën fillore në Baran dhe në Deçan,
në Gjimnazin e Pejës, në Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe,
në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq shkallën tjetër nga Jeta, nga librat,
mediat e kështu me radhë. Kam bërë punë të ndryshme, duke filluar që nga punët
e bariut (si fëmijë), të bujkut, e më vonë të arsimtarit, të gazetarit, të përkthyesit,
të kulturës, të profesorit të gjuhës e letërsisë, të gjuhës latine etj.. Vendësisht
kam punuar në Baran, Prishtinë, Mitrovicë e kohëve të fundit në Gjimnazin “Luigj
Gurakuqi” në Klinë, prej ku edhe kam dalur në pension. Dendurisht e më se gjati
jam marrë me krijime letrare, gjuhësore, kritikë, publicistikë etj., me të cilat
kam filluar që nga bankat e shkollës fillore dhe vazhdoj edhe sot e kësaj dite.
Kam qenë dhe vazhdoj të jem bashkëpunëtor i të gjitha revistave dhe gazetave që
janë botuar në Prishtinë dhe Shkup, kurse kohëve të fundit edhe me disa që botohen
në Tiranë. Përshtypje më të mbresëshme më ka lënë aktiviteti im si aktor me
studentët e Prishtinës në fillim të viteve të ’70-ta, kur e kemi përgatitur, në
regjinë e Kristë Berishës, dramën Trimi i mirë me shokë shumë, të Sulejman
Pitarkës. Atë e kemi shfaqur anembanë Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi, madje
edhe në Hvar të Kroacisë, duke zënë atje vendin e dytë në festivalin e grupeve
amatore në nivel të Jugosllavisë. Në atë dramë kam luajtur rolin e Engjëllit.
Në fushën e punës krijuese jam ndjerë shumë i gëzuar kur me rastin e botimit të
Fjalorit të fjalëve të reja, shtypi e vlerësoi shumë lart punën time, duke
shkruar edhe këtë; “Hidhen bazat e një leksikografie të re në fushën e
neologjisë” – Ragip Sylaj, Zëri(ditor), 6.1.07. Librin e aforizmave shkrimtari
Nazmi Rrahmani e quan “Libër të rrallë e me vlera përmasash kombëtare”. Edhe për
poezitë e mia janë shprehur shumë pozitivisht kritikët Ali D. Jasiqi, Prend
Buzhala e të tjerë.
Kam
botuar:
1.Vëllimin
e parë: Poezi me titull në fund – “Jeta e re”, Pri. 1997,
2.Vëllimin
e dytë: S’ka më po e zi – KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,
3.Vëllimi
i tretë: Poezi e lashtore, - KL “Vorea Ujko”, Klinë 2008,
4.Nga
fusha e neologjisë: Fjalor i fjalëve të reja, Pejë 2006,
5.Nga
fusha e aforistikës, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn; Aforizma nga autorë
Shqiptarë
në katër vëllime – “Faik Konica” Pri. ; vëllimi I - 2007, vëllimi II, - 2008, vëllimi
III – 2011, dhe vëllimi IV – 2012.
6.Tregimet
: Hijet e flladitshme të diellit, “Dukagjini”, Pe. 2012,
7.Vëllimi
i katërt me poezi: Agu e hap dritarën vetë, 2012 dhe
8.Monografi për dramën “Trimi i mirë me shokë shumë, 2012.
Jam anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Kosovës.
Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe dhjetra e dhjetra artikuj: kronika, analiza nga fusha e drejtshkrimit në gjuhësi, e botimit të librave, nga sfera pedagogjike, analiza kritike, për fjalëformimin e autorëve të caktuar, polemika, e të tjera. Kam drejtuar revista e publikime revista të nxenesve dhe studentëve, revistën lokale “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, kam organizuar dhe shfaqur me sukses drama e recitale me anëtarët e SHKA – në Mitrovicë dhe Klinë.
E njoh si
fat të mirë përcaktimin tim për t’u marrë me neologji dhe aforistikë, pasi që kjo
punë imja më fut në kontakte të dendura me intelektualë të shumtë, të cilët më ndihmojnë
pamasë. Pa ‘ta as veprat e mia e as adhurimi për këto fusha intelektualo-shkencore
nuk do të lindnin.
Pres edhe ndihmën dhe përkrahjen tënde, lexues i nderuar!
Dy janë projektet e mia afatgjate: Ribotimi i Fjalorit të fjalëve të reja (i plotësuar – tani është shënuar materiali per rreth 20.000 fjalë) dhe vazhdimi i botimit të vëllimeve të rinjë me aforizma. E të mos i përmend edhe veprat e tjera ne dorëshkrim – 2 romane Fjalorthin e të folmës së Lugut të Baranit, fjalorthin e fjalëve të reja të autorëve kosovarë, të formuara para Kongresit të Drejtshkrimit, Fjalorthin nga leksiku stilistik – zëra dhe onomatope e të tjera.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të 70 vjetorit të lindjes i kam hyrë punës që të botoj 4 vepra:
1.Aforizma
nga autorë shqiptarë, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn, vëllimi IV,
2.Vëllimin
me tregime: Hijet e flladitshme të diellit,
3.Vëllimin
me poezi: Agu e hap dritaren vetë dhe
4.Monografinë: “Trimi i mirë me shokë shumë”, në bashkëautorësi me Sylë Osmanajn.
Për mbështetjen
financiare për botimin e këtyre veprave më kanë shprehur gatishmërinë: 1.Drejtorati
për Kulturë, Rini dhe Sport i Pejës,
2.Korporata
“Dukagjini” në Pejë,
3.Restorani
“Univers”, në Pejë dhe
4.Ndërmarrja
Nedex, Shoping City Në Pejë si dhe dhjetra kolegë, miq e dashamirës të artit të
shkrimit, për çka u shpreh falenderime nga zemra.