Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Në sofrën e kaltërsisë Tomorriane

| E marte, 14.08.2012, 07:55 PM |


Mali Tomorr, ‘’Baba Tomorri’’atje ku ka fronin Perëndia!

Atje, në sofrën e kaltërsisë Tomorriane!...

Nga Xhevahir Cirongu

Tomorri - Mali  i  Perëndive !..... Ky  mal  me  plot  madhështi . Aty  grumbullohen  retë . Aty  ndizet  vetëtima . Zbret  luginës , ku  rriten  llojshmëri  bimë  e  lule . Mal  gjigand , me  kokën  drejtë  qiellit . Të  jep  krenari  . Shpatet  e  gjera  kanë  ngulur  kthetrat  e  tyre    Skrapar  e  Tomorricë , në  Beratn  e  lashtë . Ky  mal  i  lartë  e  i  lashtë  sa  vetë  krijesa  e  botës . Ai  lartësohet    kërthizë    Shqipërisë  sonë . Për  një  çast  vështroj  këtë  mal    magjishëm ! Meditoj ..... Aty  lind  dielli . Rrezet    japin  jetë .Eshtë  mal  i  mistershëm . Valët  zanore    dalin  nga  ky  mal    ngrohin  shpirtin . Jo    kot  i  thonë "Baba  Tomorr ". Tek  tommorri , njeriu  gjen   ngrohtësinë  e  shpirtit . Aty  thuren  legjendat . E  vërteta  dhe  historia  ndërthuren   me  emrin  e  malit  Tomorr . Në  njërën  majë    këtij  mali  , ndodhet  varri  i   Abaz   Aliut . Në  qafën  e  Kulmakut  është  ndërtuar  teqeja e Ujanikut . Me  qindra  e  mijëra  besimtarë  bektashinjë  nga  e  gjithë  bota  vijnë  aty  duke  bërë  ritet  e  besimit  bektashi . Edhe  besimet  e  tjera  fetare , bashkohen    ditët  e  gushtit  ritual  te  "Baba  Tomorri  ". Shqiptarët  tek  emëri  Tomorr  gjejnë  Atdhetari , Vllazëri , Ardhmëri !

Historia e malit Tomorr ka filluar qysh në qytetrimin pellazg.Janë të shumtë autorë që kanë shkruar për malin me plot mistere,por nga ky vend në brendësi  të malit dalin valë  si të magnetit  ku shkenca po përpiqet të shpegojë vërtetësinë e tyre.Dhe deri diku janë dhënë disa të vërteta shkencore nga autorë vendas dhe të huaj.Jo më kot kanë shkruar edhe autorë të antikitetit si Pini,Sekundi,Homeri,Tamarus,të cilët e kanë quajtur malin Tomorr me emrin Omir!Në vitin 1600,Haxhi Babai nga Horasani i Persisë,në vazhdim të asaj tradite mirësie që karakterizohej  nga mali Omir për njerëzimin,ngriti varrin simbolik në njërën majë të këtij mali të Abaz Aliut.Mali gjigant Tomorri ka 11 maja me lartësi mbi 2000 m. Ndërsa lartësia më e lartë është 2416m mbi nivelin e detit.Për nga gjatësia  ka një shtrirje prej 19 km,dhe me një gjerësi rreth 6km. Mali Tomorr është shpallur Park Kombëtar.

A  ka  mal    botë    t'i  thuhet "Baba"?!. Jo . Vetëm  Tomorrit  i  thërrasin " Baba ".Qysh     lashtësi   e  deri  sot, shqiptarët  përulen  para  emërit  Tommorr . Në    pestë  kontinentet , ku  shkonin  e  emigronin  shqiptarët, betimin  e  bënin  me  emrin  Tommorr . Ishte  kjo  rrugë  e  gjatë  historike  e  atdhetarëve  shqiptarë, që  nën  një  emër  përfaqsues  e  simbolik  ,  me  emrin  e  Tommorrit    tyre   legjendë  kishin  gjetur  mënyra  për    punuar  e  organizuar .

Tyrbe në Kulmak-Ujanik

Jo    kot  Naimi  i  këndoi dhe  iu  drejtua  këtij  mali  si  asnjë  tjetër . Po  kështu , Çajupi , Asdreni , De  Rada .   Atdhetarët  e  Bukureshtit    i  këndonin , shkrinë  tre  shoqatat "Dituria","Drita", "Shpresa" me  emrin  simbol  shoqata  "Tomorri"që  formuan    2 Nëntor    vitit  1906, në  shtëpinë  e  Kristo  Meksit, me  92  firma, qysh  atherë  merr  jetë  shoqata  "Tomorri". Edhe  sot ky  mal  për  shqiptarët , është  simbol  i  bashkimit  dhe  i  qëndresës    tyre . Shoqata "Tomorri" e  Bukureshtit    formë  klubesh  shtrin  degët  e saj  nëpër  Shqipëri .  Si "Pellazgu"    Skrapar  i  drejtuar  nga  Abdulla  Koprëncka , klubi "Bashkimi"    Vërzhezhë, që e  drejtonte  dervish  Iliaz   Qafoku , klube  " Bashkimi" në qytete    tjera  .  Por  udha  e  shoqatës  "Tomorri" shtriu  veprimtarinë  e  vet  edhe  në Egjipt , Greqi , Turqi , e  deri  në SHBA . Veprimtaria  e  jetës së  saj  kulturore e atdhetare mori  tashmë  përmasa  mbarëkombëtare . Kudo që  ndodheshin  shqiptarët , tek  Tomorri  shprehnin  atdhedashuri  për  vendlindjen  e  tyre . Togfjalshi  atdhedashuri  i  jep  jetë  emërit  simbol  Tomorr. Poeti  Xhevahir  Spahiu e  quan  këtë  mal "Një  luan  i  shtrirë".

Data  20  gusht  2012 po  troket . Për  pesë  ditë  rresht  pelegrinët  Bektashinjë  do  i  drejtohen  Tomorrit . Ky  vend  i  shenjtë  do    presë  e do    përcjellë   qindra  e  mijëra  pelegrinë  edhe    besimeve    tjera  fetare . Ata  vijnë  nga  Kosova  , Maqedonia  , Kroacia   e  Turqia . Por  nuk  mungojnë  edhe  nga  Arabia  , Amerika  e  Australia . Janë    shumtë   pelegrinët, që  shkojnë në  Tommorr edhe  nga  qyteti  i  Durrësit . Engjëllushe  Domi , Ali  e  Ramazan  Zoto ,kanë vite që  i  drejtohen  vendit    shenjtë . Nënë  Halimeja  është  nga  fshati  Leskovë  i  Skraparit . Ka  vite    banon  në Durrës . Megjithatë , një  grushtë  dhe  pelegrinët  ia  sjellin  nga  Tommorri    Durrës . Nuk mund të shkojë  vetë atje,sepse mosha  ka  bërë  punën  e  vetë . Nuk  mungojnë  pelegrinët  edhe  nga  Tropoja , Kukësi , Laçi, Mirdita, Shkodra,Berati,Vlora,Përmeti ,Korça,Tepelena,Gramshi,Elbasani,etj. Drejt  Tomorrit  shkojnë  nga  e  gjithë  Shqipëria . Rituali i këtij viti do të jetë edhe më simbolik për të gjithë shqiptarët nga të gjitha  trojet  tona,sepse përkon me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë.

Kështu  u   mbledhshim     sofrën e kaltërsisë  Tomorriane , kudo  shqiptarët  nëpër  botë . Me  mendje  e  zemër    atdheun  tonë    dashur   Shqipëri!

Në Teqen e Ujanikut (Kulmak) Skrapar.

Gusht,2012