Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Dibrani: Turizmi në Velipojë

| E marte, 14.08.2012, 07:45 PM |


Turizmi  në Velipojë  në sektorin privat i favorshëm por duhet të përkrahet edhe nga shteti!

Shkruan Luan (Asllan) Dibrani

Velipoja, është një nga plazhet dhe pikat turistike më të rëndësishme të Shkodrës, por edhe në Shqipëri. Ajo  dita ditës është duke e lëshuar shtatin  e vet   me bukurinë  dhe  vlerën  qe këtu turisti e gjenë  mikpritjen, rërën  ,plazhin nder ma te gjatat dhe nder ma te gjërat në rajon e sajuar në shërbimin e vet me  rërë  të imtë me plazhe të sheshta nga buzë bregdeti deri një kilometër pa u rrezikuar  as mosha e re, as te moshuarit qe do te pësojnë  ,është me rëndësi  të  moshuarit këtu kane përnjëherë edhe  zëvendësimin e banjave për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, kjo është vlera e Velipojës! Në të ardhmen synon  të  shndërrohet ne një pike  ma turistiket në rajon. Velipoja shtrihet  jo ma shumë se 30 kilometra nga Shkodra, buzë bregdetit Adriatik. Është një qendër turistike mjaft e këndshme , me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijshëm deti, plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, fusha, laguna tërheqëse, pylli, çka  flasin me njëra tjetrën dhe joshin syrin e turistit të jenë në  një ngazëllim qetësues  e  shpirtëror për relaksim gjatë ditëve në turizë. Velipoja  si fillim të turizmit kishte edhe kohën moniste,  por me përmasa të vogla .Fillimi i turizmit ka qe 35 vite, por një rritje   u pa në kohën e hapjes e Shqipërisë ndaj botës. Pjesën dërmuese të turistëve   e bëjnë shqiptarët e Kosovës , por në vitet e fundit ka indikacione edhe nga  Maqedonisë ,po edhe nga vet qytetarët  e Shqipërisë dhe  ka shifra të vogla edhe nga të huajt   italian , gjerman  anglez etj .Ishim në orët e vona  qe arritëm nga Gjermania  në qytetin e preferuar të Velipojës.  Kërkuam një banim për disa netë ,qe pas kishim ne plan udhëtimin për ne Sarandë. Edhe se ishte vone këtë shërbim na e preferuan disa shtëpi  private dhe  hotele, e qe nuk na u përgjegjegjen kushtet e tyre.Ne kishim nevojë për dy  dhoma pasi qe ishim 4 anëtarë familje . Nga larg na ra ne sy  shenja hotel “Globi” qe vërtet  ishte ai hotel  qe i përmbushi kërkesat tona  me një pritje, kulturore  dhe  njerëzore nga personeli i hotelit, po edhe nga vet pronari zoti Lazer  Preka,  pronar i  hotelit  “Globi “  me faqen e internetit   http://www.youtube.com/  watch?v=sKygsPOf9mU dhe ne faqen e fb  http://www.facebook.com/hotelglobi.velipoje.3.  ,jo larg  plazhit  të detit, në këtë kompleks gjenden ambiente relaksimesh, me lulishte, kënd lojërash për fëmijë dhe parking të garantuar.

Hotel në Velipojë”GLOBI” në adresën rruga e dytë pas stacionit elektrik ,email adresa  globi.al@libero.it ,tel  00355-686429107 pronar Lazer Preka   , me standarde evropiane  me lulishte , parkingje  ,nxehje solare ,klimë  ,të gjitha dhomat me ballkone dhe një tarasë  e madhe me pamje nga  deti ,ashensor,  kopsht fëmijësh ,me një restorant me guzhinë shumë të  pasur dhe  se shpejti me pishinë te hotelit për turistet e vet, pa e harruar posedimin e rrjetit të internetit.

Hoteli pesë katësh me standardeve evropiane i ndërtuar . Në këtë hotel mund të gjenden dhoma për çifte dhe për më shumë se tre persona, të projektuara  në formën e shtëpive të vogla me banjo tarasa veç e veç, dhomat e klimatizuara ,secila gazhinën e vet  me pamje nga dielli etj. Pronari i hotelit "Globi" pohon se pastërtia, qetësia dhe restoranti me një prospekt informativ  janë shumë të pasura , janë disa nga shërbimet kryesore që ofrohen në këtë hotel qe do të  thotë se kam  synime  qe turistet të ndihen  sa ma mirë të qetë. Qëllimi ynë është  t’ju bëjmë shërbime  sa ma cilësore, ndërsa atyre do tu mbetet kënaqësia thekson  zoti Lazer Preka.

Sipas zotit Lazer  Preka  pronar i  hotelit  “Globi”   mund te theksojmë se ky dhe disa hotele në këtë lokalitet janë hotele qe ofrojnë  shërbime dhe kushte  me standardet qe i kërkon  koha. Pastaj thekson ma tutje ,do të jemi në veprim qe  ta bëjmë Velipojën një vend joshës edhe për njerëzit tjerë  nga shtetet e Evropës .Zoti Lazer një njeri qe kishte  shumë pasion për zhvillimin e turizmit, por  ankohet në  disa kushte paraprake qe duhet të këtë dorë shteti si në   infrastrukturë , dhe  energji pa të cilat nuk mundem ta kemi një turizëm të këndshëm ne sektorin privat pa e ndihmuar edhe shteti!

Foto reportazh nga Velipoja-Shqipëri gusht 2012