| E hene, 13.08.2012, 07:09 PM |
Beqë Lokaj
Gjeniu nuk Qahet
- Ali Podrimës In Memoriem –
Mbremë e pashë në ëndërr ashtu siç ishte
I vetmuar kah rrugtonte
I kërrysur nga pesha e shekullit
Që e lamë pas.
Bulevardit të paskajshëm për në amshim
U përshendet me baballarët e Kombit
Ë prap nxitonte.
Ngadalë i thanë - o Burrë i Burrave –
Na varfërove për një penë e fjalë magjike
Mos ik nga kënga e poezia që na e le
Me Ty e vargun tendë u rritëm e u bemë mal.
Gjeniu nuk qahet se ai nuk vdes:
Më thoshte Plaku
Përjetësinë e kanë shkruar në zemër-
E mendje të popullit e dheut që i rriti.
Ishte kohë e errët kur Ti na e ndeze qiriun
Kengë e vajë i ndave më popullin tënd
Që aq shumë e deshte
Kullave të Dukagjinit do u mungojë një dritë-
Një Yll ndriçues.
Në djepin e ëdrrave lavrove e mbolle
Farën e ardhmërisë
U përleshe me terrin e mllefosur
I mposhte e i këpute zinxhirtë e robërisë.
Mosbach: 23 07. 2012
(Dorezuar per botim nga Z. Lushaj)