| E diele, 12.08.2012, 07:24 PM |
Shpirti i
fjalës në brigjet e bekuara shqiptare
(Izet Shala, Xhepat e kohës, Amanda Edit, Bukuresht 2012)
Kështu
duket sot, në sytë e disave, një dhunti hyjnore që preferon dashurinë,
atdhetarizmin, apo patriotizmin. Për të tjerët, për ata që e njohin Izet Shalën
me këtë vëllim vlerash të veçanta, mund të krijojnë të njëjtën përshtypje, se
kombi yt përfaqëson esencën, respektivisht thelbin e jetës.
Nga Baki Ymeri
Shumica e
poetëve tanë nga diaspora shqiptare dhe Kosova historike (në veri e jug të Sharrit),
aspirojnë konstrukcione vargjesh kushtuar atdheut, duke tentuar të përfshijnë hapësira
të gjera frymëzimesh, për të krijuar shëmbëlltyrën e një etjeje të pashuar për
liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. I këtillë na duket edhe Izet Shala. Vëllimi
i tij më ri (Xhepat e kohës / Buzunarele timpului), tubon një gamë tekstesh
lirike, të inspiruara, realiste dhe interesante, ku defilon Flaka e Lirisë (Flac?ra Libert??ii),
Marshi për Kosovën, Lisi me dy plisa, Sekreti Nacional, Shtegtim shpresash,
Bukuria që vret, Prrush ndër shekuj, Në flakën e shkrimeve të mia, Kronikë legjendash
të reja, Durimi, Vazhdon kënga ime etj.
Lënda e
librit të Izet Shalës në gjuhën rumune dëshmon se ka talent, imagjinatë dhe
guximin e domosdoshëm, për të milituar edhe përmes poezisë, për një kauzë të shenjtë:
rikrijimi i Shqipërisë së bashkuar, siç e ëndërronin rilindësit tanë. Një subjekt
i këtillë nuk është i panjohur për opinionin shqiptar, por kur bëhet publik
edhe në një gjuhë të huaj, kjo zgjon kurreshtjen e miqve tanë për ta njohur çështjen
shqiptare në dritën e së vërtetës. Për këtë flet edhe poeti dhe kritiku i
njohur rumun, Marius Chelaru (shq. Qelaru), në parathënien e vëllimit dygjuhësh
(Xhepat e kohës), që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht.
E tanishmja dhe ardhmëria, vlastarë të së shkuarës
Bota ka përshkuar
një rrugë interesante, plot e përplot kthesash të pakufishme, në ndërkohë duke
u fanitur nynca tjera, drita tjera që hedhin një hije tjetër. Kështusoj, shpesh
herë, ajo që në një moment të dhënë dukej një “nyje”, një pikënisje nga e cila
mund të shkohet nga më e mira, në një pikë tjetër, më vonë, fanitej një blasfemi,
e konsideruar kështusoj si një fushë e së shkuarës, diçka retrograde, apo, madje,
e dëmshme. Kështu duket sot, në sytë e disave, një dhunti hyjnore që preferon
dashurinë, atdhetarizmin, apo patriotizmin. Për të tjerët, për ata që e njohin
Izet Shalën me këtë vëllim vlerash të veçanta, mund të krijojnë të njëjtën përshtypje,
se kombi yt përfaqëson esencën, respektivisht thelbin e jetës. Ngase, shkruan
autori, nuk digjen shkronjat shqiptare, as nuk vriten, as nuk priten, “Ato kanë
kundërmimin e Lirisë”. Në këtë kontekst, ndoshta mund të flasim edhe për një autor
të “angazhuar”, po qe se i deshifrojmë këto fjalë: “Dërgoni porosinë, se Kosova
është Shqipëri”, apo tekste si: “Në flakën e shkrimeve të mia, Viti i melodisë kombëtare,
etj.
Izet
Shala vjen nga një rajon që ka përjetuar konflikte të tmerrshme gjatë viteve të
fundit të shekullit të shkuar. E kundruar nga bota e jashtme, “drejtësia” mund
të duket si një pasqyrë me më shumë faqe. Më poezinë “Hapat e babait tim”,
autori trason shtigjet e admirimit duke u nisur nga dashuria ndaj familjes së tij:
“Për të satën herë nisem/ Hapave të babait tim/ Dhe jo rikthim/ Hapat e mi dhe
të babait/ Janë vazhdimësi e bekuar/ Për të arritur/ Në kulmin e piramidës/ Tremijë
vjet rrugëtim/ Hapave të babait eca unë/ Dhe tani pas hapave të mi/ Dhe babait
tim/ Ec biri im…” Kushdo që do të arrinte në ato brigje të bekuara shqiptare,
do të përpiqej të flasë me njerëzit, për të kuptuar tejmatanë fjalëve dhe
klisheve, se mund të shohë nëse e kanë zemrën e hapur, njësoj si gjithë ato
faqe pasqyrash që e përbëjnë spektrin e popujve në këtë botë.
Nga një analizë
e parë, duket se ana më e mire e teksteve të këtij vëllimi, është e lidhur me
dashurinë për komb e atdhe, për shpirtin që e mbëlton në fjalët e tij, nga të cilat
krijon konstrukcione të versifikuara, disa herë tejet të përsosura, herë tjera
duke prurë ndonjë hulumtim të ri. Para nesh kemi subjekte dhe emra vendesh e
personazhesh nga historia e shqiptarëve të bekuar me gjakun e shenjtë të Gjergj
Kastriotit (Fusha e Mjellmave, Fusha e Himarës, Iliria, Dardania, Isa Boletini, Rozafata, Gjergj Fishta etj.), janë
të evokuara aq shpesh, e të ftuara thuajse në mbështetje të idealeve të shenjta
kombëtare, duke ta përkujtuar këngën e Isa Boletinit, apo etjen e paskajshme për
ta parë Kështjellën e Rozafës, Muzeun e Krujës, shtëpinë e Fishtës etj.
Nga pikëshikimi
letrar i frazimit apo të shprehjes, është një diskutim më i gjatë, vëllimi duke
patur edhe disa metafora tejet të qëlluara, paralelisht me përfytyrime dhe përkime
fjalësh interesante. Gjenden në këtë konteskt edhe “kërkime”, pohime, sentenca,
“udhëzime”, por edhe shprehje vlerash të rralla poetike në tekstet e Izet Shalës,
si ato ku me laps grafiti “Vriten fëmijët e gjakut tim”, apo, “Fjala heshtje
varri/ E kyçur me lule artificiale”. Vëllimi “Xhepat e kohës”, i rikënduar në gjuhën
rumune nga një aristokrat i kulturës shqiptare (B. Y.), është strukturuar në tre
degë: “Lulet që nuk flasin”, për të cilin fola deri tani, “Poezia – art
filozofik”, dhe “Kitara”. Në pjesën e dytë gjenden poema, më pak komparative, që
ta përkujtojnë përmbajtjen e kapitullit të parë, si: Copa jete, Vazhdon kënga
ime, Tani i përkas atdheut, Shtegtim, Kronika e legjendave të reja, por edhe
vjersha tjera, si: Xhepat e kohës, Unë jam unë, Klithje, Filozofia ime etj.,
poezi të bukura që e tejkalojnë këtë fushë tematike.
Nëse bie fjala të zgjedhim diçka që i bashkon tekstet e këtij vëllimi, atëherë ndoshta do të mbështesnim opcionin mbi idenë e kontinuitetit, duke kundruar përmes “xhepave të kohës” të tanishmen dhe ardhmërinë, si do vlastarë të së shkuarës, duke u bazuar në idenë e një vazhdimësie të përfytyruar dhe të kënduar nga autori i kësaj vepre, që të josh ta lexosh dhe rilexosh. Në këtë drejtim, një tekst përcaktues, nga më shumë pikëshikime, do të thoja, sipas pikëshikimit tim, se poezia që e vulos vlerën e këtij libri, është “Hapat e babait tim”. Duke përfunduar, vlen të theksojmë se Izet Shala është një autor i sinqertë dhe i ndershëm, për të cilin të shkruash don të thotë të jesh i bindshëm dhe besnik ndaj atdheut, me rrethanat që t’i mundëson dhe që i ke në disponim. Me një fjalë, t’i besosh historisë, tanishmërisë dhe ardhmërisë së kombit tnnd, ky është thelbi i aktit të krijimtarisë. (Marius Chelaru)
BIOBIBLIOGRAFI
Izet
Shala u lind më 2.3.1967 në Banjë të komunës së Malishevës. Shkollën fillore
dhe tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, si dhe dy vitet e para të shkollës së mesme,
ndërsa dy vitet e tjera, drejtimi Pedagogji, në Suharekë. Shkollën e Lartë Pedagogjike
,,Xhevdet Doda”, e kreu në Prizren. Disa
vjet qe arsimtar kurse nga viti 2008 është drejtor shkolle në Banjë. Ka kryer
fakultetin pedagogjik në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet
pasdiplomike Master, drejtimi Udhëheqja në arsim, duke i kryer studimet
posdiplomike me sukses të lartë (2011). Që nga vitet e tetëdhjeta inkuadrohet në
në lëvizjen kombëtare, kurse nga viti 1990
në Parlamentin Rinor, si drejtues i degës në Malishevë. Krahas kësaj ka
vepruar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin
e Kosovës, në pozita të ndryshme si kryetar dege, anëtar i këshillit të përgjithshëm,
përgjegjës i zyrës për ionformim dhe anëtar i redaksisës së periodikut ,,Çlirimi”.
Në kuadër të kësaj organizate ka konkuruar për kandidat për kryetar komune të Malishevës
dhe Deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vitet e çlirimit e gjetën si
Kryetar i Këshillit Kombëtar dhe politik në fshatin Banjë, Njekohësisht është kryetar
i SHHB ,,Nëna Tereze”, në Banjë.
Nga
veprimtaria artistike, Kryetar i klubit letrar ,,Fan .S.Noli”, në Banjë ku
drejtonte fletushkën ,,Fryma e re”, gjatë viteve 1995/1997. Në nivel Komune anëtar
i redaksisë së revistës ,,Përpjekja”, 1996/1997. Më pas nga aktivitet kultorore
ka botuar tri përmbledhje me vargje për fëmijë: ,,Unë ua Kthej Buzëqeshjen
Klubi Letrar ,,Tafil Kelmendi" (Malishevë), Prishtinë, 2003, ,,Ura Magjike
e Mendush Kasnecit”, Prishtin;, 2006, ,,Mbretëritë e së Nesërmes”, Lëvizja
Kulturore dhe Atdhetare ,,Rilindja Kombëtare Shqiptare 2012",
Prishtinë, 2007. Në antologji janë botuar disa vjerrsha si në librin ,,Zhbërja”,
për Rifat Kukajn, njëqind poet, nga gjthë trojet shqiptare, në antologjinë ,,Agmia”,
me vjerrshën ,,Universin e ha miza”, si dhe një antologji me LSHA të Republikës
së Shqipërisë ,,Dhembja e Kufirit”, kurse në dorëshkrim ka: ,,Një jetë një ditar”,
“Sfidat, sfidimet dhe disfatizmat në politikë”, prozë në vargje ,,Universin e
ha miza” dhe ,,Erotikë e humbur”. Në mitingun e poezisë, Tropoja 2011, edicioni
i dytë gjithë kombëtar, është nderuar me çmimin e tretë, me poezinë ,,Atdheu
flet”. Aktualisht, që nga viti 2007, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
dhe kryetar i Lëvizjes Kulturore Atdhetare ,,Rilindja Kombëtare Shqiptare