| E enjte, 09.08.2012, 07:16 PM |
Politikani
Arbën Xhaferi, u gjet në gjendje kome në banesën e tij
TETOVË- Ish-lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm Arbën Xhaferi është gjetur në gjendje kome dje në banesën e tij në Tetovë.
Lajmi është konfirmuar për televizionin News24 nga zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare në Shkup Agon Ferati, i cili ka theksuar se Xhaferi ndodhet në gjendje të rëndë pas një goditje cerebrale. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.
Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika ndërsa kohëve të fundit ai më shumti merrej me editoriale.