| E merkure, 08.08.2012, 09:25 PM |
Letra e
Azem Shkrelit për Ali Podrimjen
Nga Bajrush Morina
Kur Azem
Shkreli puthi tokën e Kosovës për herë të fundit në pranverën e vitit 1997, ndër
miqtë më të mërzitur më është dukur Ali Podrimja. I dridhej buza e poshtme tek kujtonte Azemin
dhe me modestinë më njerëzore të një poeti
të thjeshtë më tha: “Kam dëgjuar se ti njëherë ia ke shpëtuar jetën
Azemit, ma ka thënë vetë Azemi…”
Përballë një
falënderimi kaq njerëzor, gjithçka që kam mundur t’i them ka qenë “arsyetimi” im
se “…I kam ndihmuar Azemit një kohë kur ishte pa qef, por jetën…jetën nuk ia
kam shpëtuar. Por po i kam ndihmuar për më shumë se një muaj ditë në vilën
Walberta, në Feldafing, në periferi të Minhenit të Gjermanisë. Azem Shkreli atëbotë,
më vitin 1993, po qëndronte për 3 muaj i ftuar nga Qendra Kulturore e Bavarisë me
seli në Minhen.
Por seç më
vjen të kujtoj Azem Shkrelin, sot kur mora lajmin e keq për “rilindjen e A.P.” siç
do të shkruajë Azemi për mikun e tij të ngushtë Ali Podrimjen në një letër
poezi të shkruar në Feldafing të Gjermanisë, në ditët kur Azemi po lëngonte nga
një “grip i keq” e kur unë po kujdesesha për shëndetin e tij duke “e detyruar” që
t’i pinte ilaçet rregullisht dhe të rrinte sa më shumë I shtrirë në shtrat.
Në një nga
netët e shkurtit të vitit 1993, kur vërtetë Azem Shkreli mori një të ftohur të rëndë
në gjoks dhe mezi merrte frymë e kollitej pa ia nda, diku pas mesnate dëgjoja
tik-taket e makinës së shkrimit të Azemit që vinin nga dhoma e fjetjes së Azemit.
Kur dikur pushuan “të rrahurat” e makinës së shkrimit të Azem Shkrelit, i
afrohem ngadalë dhomë së Azemit, e hap lehtë dhe në shtrat, në kokërr të shpinës
e shoh Azemin. Zakonisht kur nuk e merrte gjumi por që bëhej se po flinte,
Azemi e vinte njërën dorë mbi ballë. E
kuptova se ende ishte i zgjuar apo vetëm
sap o kotej.
Duke e
mbyllur derën pashë se mbi makinën e shkrimit kishte vënë një letër të bardhë. Të
nesërmen ma dha të lexoj. Ishte poezia “Letër mikut tim A.P. Atë ditë kur Ali
Podrimja po më falënderonte për përkujdesjen
time ndaj shëndetit të Azem Shkrelit për disa ditë në Feldafing të Gjermanisë,
i thashë se unë jam lexuesi i parë i poezisë që Azemi ka shkruar për Ty. “E di më tha, edhe këtë ma
ka thënë Azemi!”
Ali
Podrimjen e kam njohur shumë, shumë vite
më parë. Por jo si poet, si kërcimtar
nga Ura e Fshejtë. I lindur dhe i rriur në afërsi të kësaj ure vërtetë të Fshejtë, jo njëherë
por disa herë e kam parë Ali Podrimjen tek hidhej nga Ura e Fshejtë. Si fëmijë ia kisha zili për guximin në ndërkohë
që lidhja besën me vetveten se kur të rritem edhe unë do të hidhem nga Ura e
Fshejtë.
Kur u
rrita e takova nëpër vargje poetin Ali Podrimja ndërkaq e “theva besën” ndaj
vetvetes sepse asnjëherë nuk pata guximin të hidhem nga Ura e Fshejtë. Kur lexonte
poezi në mbrëmjen poetike që i organizonim në sallën e Fakultetit Filologjik në
vitet 1985-86, më bëhej se poezitë e Ali Podrimjes ishin më të mirat.
Ali
Podrimjen e takoja rregullisht mëngjeseve në Gërmi. Ai ishte i rregullt e unë mungoja
shpesh. Pak ditë para se të nisej për në Francë e takova përballë Akademisë. Si
gjithmonë Aliu të pyeste “si i ke punët, si po të shkojnë punët…” e pastaj qetë largohej me një përshëndetje krejt njerëzore.
Tash e
tutje e di se nuk do ta takoj më kurrë Ali Podrimjen në orët e hershme të mëngjesit
në Gërmi. Por para se ta takoj Atje bashkë me Azemin, dua t’ia kujtoj Ali Podrimjes që ta marrë me
vete edhe poezinë e Azemit, e ka shkruar miku më i mirë për mikun më të ngushtë!
Ai që di
të rilindet, le të fitojë A.P.
Letër
mikut tim AP
Natën tek
gërhas në një dru bavarez
Që mi’i
bie kokës me rrema në katua
Hatullave
më vinë deri në mëngjes
Hallakamët,
sharjet, recitimet tua
Më thonë:
në varg po u varëm mes Evrope
Do të bijnë
gjeneralë, gyle dhe raketa
Korparmata,
tanke do të shkelin mbi trope
Për vrimë
të miut do të përbirohet jeta
Nesër
koka ime s’do të jetë veç një bust
Një këmbanë
e madhe që rrah ditën kot
Grindem
me Liqenin e zymtë, i Shtraustë
Vërtetë,
kjo armë jona një pendël s’e lot
Dhe
durimi ndizet, mbyshet fjala fryme
Do t’ivemë
te hunda zotit që nuk sheh
A ta
vrasim vdekjen me pushke ame pështymë
Ai që di
të rilindet, letë fitojë! A. P.
(Feldafing 1993)