| E merkure, 08.08.2012, 07:12 PM |
“Uji fle,
e Riza s’fle”!
Shkruan: Isuf B. Bajrami
Gushti, është
muaji i pushimeve, për shumë funksionerë e pushtetarë. Ky pushim u nevojitet pushtetarëve si relaks
për ta vazhduar në shator misionin e politikës shtetërore dhe lokale .
Njëri nga
këta pushtetarë, në cilësinë e një “deputeti” të emruar nga qarqe të caktuara të
Serbisë , e nongrata nga Presheva, Riza Halimi, nuk ka pushim. Ai, punon pa u
lodhur fare edhe pse mosha e shtyrë nuk i ofron shumë energji për aktivitete. Fjala
e urtë popullore thotë: “Uji fle, armiku s’fle”!
“Deputeti”
jo-legjitim nga populli z. Halimi, po bënë plane dhe skenare për ta përmbysur
pushtetin e ri në Buajnoc, ngase partia e tij e preferuar nga Beogradi mbeti në
opozitë, ashtu siç mbetë qe sa vjet PVD-ja opozitë edhe në Preshevës.
Partia e
Rizës, PVD, ka ngelur pozitë vetëm në Medvegjë. Ai, shkeli qëllimet partiake,
duke ulë tregun në favor të Sllobodan Drashkoviqit, për të arritur një kompenzim
në të mirë të opozitës në Bujanoc.
Mjetet
serbe të informimit nuk e kanë mohuar takimin e Rizajës me Ivica Daçiqin e
zyrtarë të tjerë të Beogradit për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc, në favor
të opozitës.Madje, flitet se “deputetit” preshevar i emruar nga lart, qeveria
serbe, do t’i ofroj edhe shpërblime të tjera.
Këtë heshtje
deputeti jo-legjitim, e konkretizon me biseda të shpeshta sekrete, qoftë në Vrajë,
qoftë në Beograd për ta përmbysur pushtetin lokal në Bujanoc si dhe për ta
bllokuar funksionimin e qeverisjes lokale.
Këto lojëra
të ulta politike të këtij “deputeti” delikat, kanë qenë evidente edhe gjatë mandatit
të kaluar. Gjatë ati mandati, kur në Beograd fituan forcat “demokratike”, Riza
Halimi, me gishtat e tij e votoi buxhetin republikan dhe ishte një dekor i mirë
për ndërkombëtarët dhe Serbinë, se ja edhe pakica shqiptare përfaqësohet në parlamentin
republikan.
Çka fitoi
“deputeti” i vetëm “shqiptar”, me praninë e tij në Kuvendin republikan të Serbisë?
Asgjë, përvec pagës së tij të majme mujore, sa 10 paga të punëtorëve të zakonshëm!
Ky “deputet”
plakush në vend se të ngrijë mandatin e tij për shkak të dhunës sistematike
shtetërore, që po ushtron Serbia jo-zyrtar ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore,
ai, merrë pjesë aktive në seancat e Kuvendit republikan të Serbisë.
Nëpër këto
seanca rrallë kush e ka parë dhe dëgjuar të ketë folur ndonjëherë dëputeti
illegal Riza Halimi. Ai, bile ka votuar shumë akte dhe vendime, me të cilat janë
gjobitur dhe dënuar shqiptarët e pafajshëm dhe të pa mbrojtur.
Këto veprime të Riza Halimit nuk janë të çuditshme ngase, ai, e ka dhënë betimin në Parlamentin serb se “do të angazhohet për një Serbi, në të cilën Kosova paraqitet si provincë e saj”!