| E marte, 07.08.2012, 07:26 PM |
PER ARBER
XHAFERIN GEGNISHTJA ESHTE RRENUESE
Nga Kolec Traboini
Qe të bindesh
për turqizmat tona në gjuhë, shiko
serialët televizivë me Sulejman të madhërishëm që jep Tirana për natë- e
lexo përzishëm se në fund, ky “vlla gjaku” qeveritar, ka me i pre kokën
vezirit shqiptar Pargali. Flasim e shkruajmë pra, me e shikue mundësinë e
paskajores, apo që mos me e përdor rotacionin strikt deri në vandalizëm se po
na e shpif të folmën, që siç thuhet ranishte të thuhen edhe fjalë të tjera të cilat
gërma n i zbut si fjalë i ban ma poetike, dhe gjuhën e zbukuron, e largon prej
greqizmave dhe turqizmave, bash kjo gegnishtja jonë.
Na nuk po
thona me nda por me bashkue e ti pse je kundër bashkimit?! Për ma tepër ti
zotnia politik i Shkupit, nëse nuk merr vesh nga gjuha siç po thue, pse po
shprush zjerm? Pse po i qet telashe vedit? Pse flet? Se ky nga politika e ka
ndrit fare, e dimë. Po fare po ju them,
qysh në gusht te vitit 2001 me Marrveshjen
e Ohrit në të cilën shqiptarët që ishin në avantazh luftarak dhe kishin arritur
që me forcat e veta të UÇK-së të afroheshin deri Haraçinë,
Ma mirë u
kish dashtë mos me folë fare për punë të gjuhës se ky nuk ban dot politikë përçarëse
ndaj Gegnishtes.
Nuk asht
në Oher e nuk ka të bajë me gëge syleshë. Ky ha bukë me sllavo-maqedonët, flet
maqedonisht me politikanët sllav, pin edhe venë( atij i pelqen me i thanë verë mirëpo
harron se verrë i thuhet edhe diçkaje tjetër në jug që fillon e nuk pushon, lum Arbëri), pinë venë me ta pra, ban edhe aleanca, dhe Gegnishten Letrare te Shkodrës po e sheh
me sy tinzar. Atëherë edhe na kështu thona për ty, lum Arber Xhaferi. Na vjen
keq, o mik politik, por gja në dritë nuk
je tue qit as në politikë e si po na kullandris punët e Gjuhes Standart që e vendosi me diktat Byroja Politike dhe e
mbrojnë profesorat që kanë qënë të shumtë antarë të PPSH( partisë së diktaturës).
A ke
lexue gja mor zotni nga jeta e vepra e studiuesit të madh Nikoll Daka, që ka
reague bash në ditët që vendosej Standarti. Hiç nuk ke lexue. Se atë e ka fut në
burg diktatura dy herë, sa ja mori
shpirtin nga dashnija për gegnishtën. Po ti lexon veç gazetat "Dnevnik","Nova Makedonija",
"Utrinski Vesnik", "Vecer" sigurisht dhe fletushkat e
Beogradit për tu kthjellue në politikën kozmopolite larg “arkaizmit” kombëtar.
Me këtë intervistë
të fundit që ke dhanë, ti kjosh vetë o Arbër Xhaferi, se ora e politikës së vjetër
me çarkisufin e Sulltan Hamitit, ka mbarue. Ti të paktën pshto vedin, pshto
emrin e bukur shqip që kë, e mos shko me
turp si Androkli Kostallari e kompania e Lal Krosave të Enver Hoxhës që edhe në
paçin frymue deri më tash, krahthatët
janë në të shuem.