| E marte, 07.08.2012, 07:59 PM |
Daniel Gàzulli
Z e f i
- Tregim –
At
Gjeregj Fishta nuk asht se kthehej shpesh tek të tijët: ishte përherë i zanë me
punë, aq sa edhe në raste të veçanta nuk mund të merrte pjesë.
Edhe kur
vinte në vendlindje, ma shumë rrinte në Kuvend të Troshanit, ku kishte ba
studimet e para, se sa tek të tijët në Fishtë.
Atë pranëverë,
mbas një bronkiti të fortë në të dalë të dimnit, vendosi të ndalej pak ma shumë
në shtëpinë e lindjes.
Njerëzit
e shikonin me çudi se si ndalej e shikonte ngultas një viç të njomë tek pinte
qumësht, aq sa edhe po t’i flisje, nuk të dëgjote, aq shumë përqëndrohej. Ndalej
tek një lule që ndoshta kishe kohë që nuk e kishte pà, ose i sillte në mend
kujtime të fëminisë.
I pëlqente
ma shumë të shëtiste vetëm, se sa i shoqnuem. Edhe kur ndokush donte t’i bante
shoqni, e kuptonte shpejt se frati, i randuem tashma nga vitet e nga pesha,
donte të lëvizte nëpër ato rrugë të ngushta të rrethueme me manaferra, apo
kodrave të ulta mbi shtëpinë e tij, në shoqni vetëm të kujtimeve.
Tashma
edhe të afërmit e thërrisnin se gjithë Shqipnia: pader Gjergj.
I vetmi që
e thërriste me emnin e pagëzimit ishte Leka.
Ishin
moshatarë. Kishi luejtë bashkë qysh dyvjeçarë. Bashkë kishin shkue mbas deleve
e bashkë kishin mbledhë manaferra, apo kishin hy në ndonjë baçe pa leje për dy
fiq shëngjinës.
Leka,
pra, e thërriste me emnin e pagëzimit, Zef.
Me të po,
shëtiste ma shpesh e ishte ma i vëmendshëm. Se po të mos reagonte kur fliste
Leka, ai do të fliste me za të naltë, që t’i tërhiqte vëmendjen Zefit, e kjo e
bezdiste poetin. Ma mirë të ishte i vëmendshëm kur fliste Leka e t’i kthente përgjgije.
Në të vërtetë
Leka nuk asht që fliste shumë. I bante
rrallë e tek ndonjë pyetje, sidomos për Franc Jozefin. Kushedi nga i kishte
ngelë mendja tek ish perandori i Austrohungarisë dhe e pyeste shpesh për të.
Atë ditë At
Gjergji kishte ngelë me sy përqiell. Kishte shumë dallendysha, si asnjëherë tjetër.
I ndrinte fytyra kur i shikonte.
“ A të bie
në mend, Zef ….” do ta ndërpriste në kundrimet e tij Leka. At Gjergji përqednrohej,
i kthente një përgjigje të shkurtë dhe vazhdonte të kundronte atë lojë magjepsëse
të dallendyshave në atë mëngjes të ngrohtë maji.
Shtëpitë atë
kohë kanë pasë strehë shumë të gjana, si e ka edhe sot e kësaj dite rrallë,
shumë rrallë, ndonjë shtëpi e vjetër në
Pikërisht
aty, në ato strehë ndërtonin foletë dallendyshet.
Tek
kalonin krejt afër shtëpisë së Mark Keqit, dy të moshuemit u shtangen. Djali i
Markut, që sa ishte kthye prej sherbimit ushtarak, goditi me terfurk tri a
kater fole rresht nën strehen e shtëpisë së tij.
At
Gjergji lëshoi një “Mos!” të çjerrë, por pa shumë forcë dhe u shemb buzë rrugës.
“Zef, bre!
… Zef, bre!... Çka pate?!” – thirri Leka i shqetësuem.
At
Gjergji ishte ba verdh dhe tundte kryet pa folë.
“Zef! …..
Hej, Zef!” – i foli përsëri Leka.
At
Gjergji i zgjati dorën shokut të fëminisë, dhe tue u mbajtë
“Zef, si
po ndjehesh? A je ma mirë”?
At
Gjergji nuk i ktheu përgjigje. U përpoq t’i buzëqeshte shokut të fëminisë, por
buzëqeshja i doli e ngrime.
Nuk i
hiqeshin mendjet foletë e dallendyshave, që binin copë-copë nën goditjen e tërfurkut
të djalit të Markut.
“
Leka u çudit.
Zefi
kishte vite që nuk e vinte rakinë në buzë. Thonte se ia kishte ndalue doktori.
Ishin ulë
nën hije të manit e po hurmoni ngadalë rakinë, kur Zefi foli si me vehte, krejt
nën za: “Mos ………………… “.
Leka, për
herë të parë në jetën e tij, nuk e thirri me emnin e fëminisë, Zef: “Pader
Gjergj, a je mirë”?.
Poeti buzëqeshi,
po me të vështirë.