| E shtune, 04.08.2012, 12:37 PM |
Veprimtaria
letrare e publicistike e Gurakuqit
Jahë Sadrija: Luigj Gurakuqi (1879-1925)- Jeta dhe veprimtaria letrare e tij
Nga: Jahë Sadrija
Veprimtari
i shquar i Rilindjes, Luigj Gurakuqi, lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para i bëri në vendlindje. Gjimnazin e kreu në Shënmitër Koronë në Kalabri,
ku pati për mësues Jeronim De Radën. Në Napoli
vazhdoi studimet e shkencave natyrore (biologji). Vitet më të vrullshme të krijimtarisë së tij,
janë ato të qëndrimit në
Gurakuqi që në rini boton vjersha me artikuj të ndryshëm me pseudonimin Jakin Shkodra dhe Lekë Gruda. Më 1902 shkroi artikullin: “Dy koloni shqiptare n’Itali”ende të panjohura ,më vonë emrohet drejtor i Normales së Elbasanit. Shquhet në kryengritjet e veriut të viteve 1911-1912. Merr pjesë në shpalljen e Pavarsisë në Vlorë më 1912. Pastaj vihet në krye të forcave progresive të kohës. Ishte ndër nismëtarët e themelimit të Komisisë letrare të vitit 1917. Shquhet ndër udhëheqësit e opozitës (1921-1924). Në vitin 1921 emrohet minister i Punëve të Brendshme në qeverinë e Hasan Prishtinës. Udhëhiqte grupin e opozitës , Ora e maleve në Shkodër. Më 1924 zgjidhet ministër i financave në qeverinë e Fan Nolit. Më 1925 vritet nga njerëzit e Zogut në Bari të Italisë.
Veprimtaria letrare:- Luigj Gurakuqi, përveç si publicist, hartues i disa teksteve shkollore, si autor i një traktati të pare mbi metrikën , “Vargënimi në gjuhën shqipe”e vitit 1906, ai njihet edhe si poet. Vjershat e Gurakuqit janë të pakta në numër.
Poezitë e
para të Gurakuqit janë të lidhura me vendlindjen, janë si një përgjgje e
vjershave të Shirokës. Të tilla janë:” z.
Gegë Postrippës”, (Të përgjegjun). “Dallëndysha
u kthye” (Gegë Postrippës). Në to poeti
fikson fatin e rëndë të Shqipërisë. Kujton
robërinë, varfërinë, përçarjen, fatkeqësinë e shumëfishuar kombëtare. Këto vjersha shprehin edhe synimin e poetit ,
që me këngë t’zgjoj të rinjët dhe t’i mobilizoj ata në mbrojtje të atdheut.
Në disa
poezi tjera siç janë: “Shqipja e burrit”(Aquila Pyrri), “Dita 29 Tetor
Vjersha “Shqipja e burrit”, e cila është një tingëllimë e botuar më 1902, me pseodonimin Jakin Shkodra. Kjo lirikë , simbolikisht shpreh orën e Pirros, emrin dhe famën e tij. Ajo sugjeron fluturimin e shqipes (Pirros) mbi Korçë, sheh mësonjëtorën, shkollën, në Shkodër ndjen zjarrin e djelmënisë. Në Sofje gjen shqiptarët duke punuar për çështjen e atdheut. Në Bukuresht sheh se si kultivohej gjuha shqipe. Brodhi edhe nëpër kolonitë e tjera shqiptare, dhe kudo gjeti bashkombas të preokupuar me çështjen kombëtare. Vjersha përfundon me vargjet:
“Kah
ishte nisun e i ra Burrit n’gji
Tue thanun :”Gëzohu! për ne vaji mbaroi”.
Te
vjersha “Dita 29 Tetor
“Dridhej
toka, vrant ish moti,
Larg kah
bregu deti ushtonte;
Mbi nend
t’onë shprazte rrfe Zoti,
Kali I
Gjinit n’t’zi turfllote;
Kur u ndi
gjama e ushtris;
Diq dragoni i gjith Tosknis!”.
Autori, pastaj, i thërret hapësirat e largëta, vist ku ai kishte luftuar, që të mbajnë zi për të. Heroi i vdekur , edhe shekuj më pas do të anëkohet për ndryshimet, që ka pësuar qenia kombëtare. Ajo sikur nuk ka dalur as sot, nga ajo botë lashtësie. E ka braktisur vetevetën dhe ka harruar gjakun e të parëve.
Vjersha “Kangë”, është njën ode e njohur e poetit. Në këtë poezi, autori i qaset në një mënyrë të vaçantë figurës së Skënderbeut, ku me një intonim epik , të përafërt me atë të këngëve popullore, sygjeron rishfaqjen e heroit edhe pas vdekjes :
“Zana e
malit ulë te bregu ,
Nisi e këndoi
një kangë arbënore,
Kur qe
varri I Skanderbegu,
…………………………….
T’randën
rrasë, përjashtë flakroi,
Si prej shpellës , kur del drangoi.”
Pamja e këtillë të kujton baladën ,” Konstandini dhe Doruntina”, që sugjeron pengun jetësor, të cilin se ka tretur as vdekja. Heroi hedhë sytë rrotull atdheut:
“Mbi
shkretinat t’asaj Zoje,
Një here n’za kaq vorfnuemun…”
Vargjet e
këtilla, perms kontrastit, shprehin varfërin e madhe të vendit. Shprehin pasojat e robërisë së gjatë në botën
e qenies kombëtare. Në krijimtarinë poetike
të Gurakuqit gjejmë edhe dy lirika subjektive: “Shpis s’ime” dhe “Tufë lulesh”,
që është një kujtim i të dashunvet. Tingëllima
“Shpisë s’ime”, është botuar në “Albania” të Faik Konicës më 1905 dhe i kushtohet Hil Mosit. Shtëpia për poetin e mërguar është një kënd
intim i kujtimeve. Eshtë malli i pashuar
për vatrën dhe njerëzit e saj. Poeti
ndonëse në dhe të huaj , nuk shkëputet dot nga atdheu, vendlindja ku e ka nisur
jetën dhe e ka kaluar fëmijërinë. Ndërsa
në vjershën “Tufë lulesh” ka një shtrirje të dhembjes së djaloshit, që vajton
te varri i motrës, është dhënë me një numërim si te këngët (Vajet) popullore:
Poezia “Zogëza e zezë”, është një lirikë erotike. Në të shprehet brengosja e poetit për dashurin e tij të mospërfillur. Përkundër dashurisë së madhe, vajza nis e largohet. Vazhdon harrimi si mospërfillje, si humbje shpirtërore. Dashuria humb vetëveten dhe hapësiren reale të saj.
………………………………..
“Shoqet e
moçme, e në vetmi do t’mbetesh
Deri që toka
, t’shueme,
Mos t’mbledhë n’paqë t’pa mbarume!”
E gjithë kjo do të duket sin jë hapsirë e rrënuar moshe, rinie, jete e përjetësie, në të cilën qenia memece e saj, do të vazhdojë pa këngë, pa dashuri jete dhe e penduar Brenda amshimit shpirtëror.
Vjersha “Qindresa”, i kushtohet Gegë Postripës. Ajo botohet në “Albania” të Faik Konicës më 1904, me pseudonimin Lekë Gruda. Kjo poezi është ndër më të realizuarat të këtij poeti. Në vargjet e saja të pare fiksohet konstatimi poetik, se gëzimet ndodhin në rini, derisa zemrën nuk e kan shtërnguar vuajtjet e jetës. Ndërsa vargjet në vazhdim janë të një fantazie jete , që nuk njeh caqe të realitetit. Bota romantike e poetit shumë shpejt fillon të tërhiqet, ku ëndrrat nisin e zhduken , treten në mënxyrat e kohës. Poeti fillon ta sheh ndryshe realitetin , ndryshe I duket jeta, iluzionet tani jan zhdukur:
“Oh jeta
përnjëmend me rrena e vaj
Plot
qenka n’kët botë t’lashtë!
U shuaka
teper shpejt lakmimi i saj
Si zjarri i bam me kashtë.”
Poeti aludon te ajo shoqëri dhe te morali i saj, pse e bëri jetën të këtillë. Ndërsa në tri strofat e fundit të vjershës, të cilat nuk figurojnë në disa botime, poeti sërish I kthehet subjektit të përkushtimit, lirikut Filip Shiroka, për ta përfunduar, që deri në realizimin e plotë të qenies kombëtare të mos pushojë lufta:
“T’qindrojmë
pra, or Gegë, t’luftojmë për ket qëllim
Me zell
sikur ne’i parë:
Armët
doret mos t’I hjekim deri n’marim,
T’diftojmë se jemi shqypetarë.”
Vjershat e Luigj Gurakuqit për fëmijë- Vjershat e Gurakuqit për të vegjlit janë të pakta, dhe u botuan për here të pare në vitin 1905, në “Këndimet e para për msojtoret filltare të Shqypnis”, u ribotuan më vonë, më 1940 në përmbledhjen “Vjersha”. Ato përbëhen nga 14 vjersha, prej të cilave katër janë përkthyer ose përshtatur nga gjuhë të huaja. Temat e këtyre vjershave lidhen me shkollën dhe janë të njëjta me ato të rilindasve të tjerë. Me vjershat mbi natyren; “Prandvera”,”Vera”, “”Vjeshta”, “Dimni”, “Stinët e motmotit” etj. Vjershat tjera të shkruara me temë morale janë; “I tretuni”, “Luftari tue dekë”, “Fëmija prekës”, dhe “Rrenacaku”, përshkruajnë sjelljet e të vegjëlve.
Veqoritë stilistike dhe gjuhësore- Gurakuqi, përveç si poet sprovohet edhe në sferat tjera të jetës shoqërore e kulturore. Ai në krijimet poetike trajtoi tema të ndryshme të kohës, dhe sikur shënoi fundin e poezisë së Rilindjes. Trajtoi lloje të ndryshme të poezisë, strofës dhe vargut. I kushtoi rendësi, sidomos, formës klasike, dhe Brenda saj futi përmbajtje aktuale. Edhe Gurakuqi, si ndonjë poet tjetër I kohës, pati fatin e ngutjes jetësore e creative, për të ndihmuar çështjen e atdheut dhe të qenies kombëtare, prandaj poezia e tij ndonjëherë mbeti e tillë e palatuar, siç shpërtheu nga shpirti i tij prej romantiku.