| E shtune, 04.08.2012, 12:45 PM |
Dikush
të ndalojë shitblerjen e vajzave shqiptare në tregun sllav!
Nga Elvi Sidheri
Është një
thirrje publike kjo që po bëj.
Nuk është
ky as një refleksion apo thjesht dokumentim i këtyre fakteve që prej vitesh të
gjata ndodhin, pa iu çarë qoftë edhe lehtësisht koka dikujt.
Jo se ne
si popull kemi vajza tepër, jo se gjaku ynë i freskët shqiptar, se ADN- ja jonë
unike dhe rinia e femrës sonë mund të vazhdojnë të shiten si mall pa Zot dhe të
keqpërdoren ende për shumë kohë në këtë farë feje si është bërë deri më sot.
Nga m’u
kujtua kjo gjë?- Do të pyeste veten dikush!
Arsyet
dhe eksperiencat edhe personale lidhur me këtë tematikë i kam të shumta
sidoqoftë dhe për t’u përvjedhur nëpër skutat e ndotura të këtij fenomeni që po
gërryen edhe atë pak ndërgjegje popullore që na ka mbetur, për t’a bërë këtë
gjë nuk nevojitet ndonjë mund shumë i madh.
Mjafton
për shembull që t’i “kërcesh satës” (t’i hipësh autobuzit në dialekt të
dikurshëm tirons)... dhe të nisesh për në shtetin eksperimental fqinj të FYROM-
Maqedonisë antiko-sllave, aty çdo udhëtar i thjeshtë do e bëjë padyshim takimin
formal me këtë fenomen për të cilin po vihem të flas sot.
Kështu
nëpër udhëtimet e vona në netët verore apo dimërore, mes pagjumësisë, kotjes me
kohën që në të tilla udhëtime të mërzitshme autobuzi s’kalon kurrë dhe erës së
padurueshme të çorapeve kriminalisht të lëna jashtë këpucëve nga pronarët e
tyre, aty sidoqoftë njeriu takon dhe njihet me shumë raste të këtij lloji.
Autobuzi
lë pas Tiranën e bukur dhe vezëlluese mes dritave të panumërta shumëngjyrëshe
që ndriçojnë muzgun e kryeqytetit tonë dhe i futet rrugës për në kufirin
liqenor me shtetin FYROM-as.
Si
përherë fillimi i një udhëtimi, kalon mes haresë së pasagjerëve të cilët duket
sikur e çlirojnë gjithë krijimtarinë e tyre logorreike (folëse kodra pas
bregut) gjatë orës së parë të rrugës.
Aty
njeriu përhumbet mes telefonatave të bashkëudhëtarëve të tij, të cilët
përshëndeten telefonikisht me miqtë, prindërit dhe të dashurat e tyre.
Të tjerë
i zhyten me kokë gjithë ushqimeve që kanë marrë me vete dhe harrojnë
njëkohësisht se uria do i kapi edhe më vonë gjatë një udhëtimi disa orësh.
Ka nga
ata që miqësohen mes spontanitetit të një bisede autobuzase dhe që më pas s’u
“mbyllet squpi”(goja) dhe që rrjedhimisht t’i bëjnë nervat kutullaç për të
gjitha orët në vazhdim.
S’do mend
se një udhëtim i tillë, si edhe çdo rrugë tjetër me autobuz drejt jo vetëm
FYROM- it, por edhe për në Helladhë apo Kosovë etj, kanë të njëjtat fenomene
dhe tipologji udhëtarësh bashkë me gjithë veset e tyre përkatëse.
Por ajo
që më intereson mua në këtë rast, nuk është përshkruarja e karaktereve dhe
ndodhive të një udhëtimi çfarëdo!
Jo, ajo
për të cilën një udhëtim i tillë për mua bëhet më i veçantë dhe absolutisht
interesant, është prezenca në këtë rrugëtim e dy familjeve të gëzuara, të
hareshme dhe gjithmonë me buzën në gaz, të cilat kishin qëlluar të kishin hipur
në atë autobuz.
Dialekti
i tyre origjinal të jepte menjëherë idenë që vinin diku nga veriu dhe fjalët e
shkëmbyera uluritshëm mes tyre, të jepnin pasqyrën e qartë të “vita, morte e
miracoli” të secilit prej tyre (jetës, vdekjes dhe mrekullive, sipas një
shprehje tejet të gjetur italiane).
Në këtë
mënyrë, njeriu edhe pa pasur as edhe qëllimin më të largët për të futur hundët
në punët e tyre personale, apo edhe qoftë për të ditur ndonjë gjë lidhur me ta,
sërish domosdo që do vihej në dijeni të qëllimit të vizitës së tyre në shtetin
fqinj.
Si
përfundim merrej vesh se njëra vajzë e tyre ishte martuar diku në fshatrat e
harruara, të humbura dhe të vobekëta të Prilepit dhe po ashtu edhe tjetra po e
merrte bindshëm atë rrugë.
Vajza e
tyre që tashmë prej kohësh ishte stabilizuar në katundet fyromase, siç duket të
afërmit e saj do t’i priste me gëzim kur të arrinin të paktën andej nga Kërçova,
kurse tjetra që nuk u ishte dorëzuar akoma zyrtarisht epsheve dhe ëndjes
pleqërore të ndonjë brekëgrisuri sllav, ajo po udhëtonte me familjen aty në
autobuz.
Me këtë
shpurë gazmore dhe tejet të lumtur fshatarësh lezhjanë, ishin bashkuar edhe dy
rioshë fyromas, të cilët siç dukeshin bathët, patën qenë dërguar nga familja
sllave e origjinës për të “kontrolluar” vërtetësinë e dëlirësisë dhe vlerave të
tjera të “larta” morale dhe njerëzore të nuses së re, para se ajo të shkonte
tek plakaruqi i rradhës sllav.
Kështu
udhëtimi varionte mes britmave që vinin nga fundi i autobuzit ku edhe ishin
ulur të gjithë antarët e familjeve lezhjane dhe po ashtu edhe klithmave
entuziaste shqipo- maqedonishte rraka- zhdraka të nuses së ardhshme, e cila siç
duket njëfarë stazhi në gjuhën e re, tashmë e kishte bërë.
“Maqedonia
shumë ubavo është”....”Prilepi shumë bajagi grad “....”Jas shumë vesella në
Prilep jam” etj!
Këto
shprehje të një gjuhe esperanto shqiptaro- maqedonase, vërshonin lumë nga goja
e vajzës së re e cila po shikonte me një gaz të papërshkrueshëm, se si po i
realizohej ëndërra e saj, për të parë botën me sy dhe për të gjetur një burrë, me
të cilin të kalonte ditet e saj.
Të thuash
ti që e gjora, ndoshta s’e dinte plotësisht që vetë Prilepi në fjalë është një
palo qytet me ndonjë kullë (të princit serb Marko) dhe asnjë gjë më tepër, vend
ku njerëzia bie era duhan i keq dhe edhe tifozët e qytetit e quajnë vetveten
krenarisht “MAJMUNITE”, pra Majmunët!
Dhe për
më tepër, as këtë qytet i thënçin, për të cilin ajo me aq pasion po kuvendonte
me të rinjtë sllavë, edhe atë vështirë se do t’a shihte vërtetë, pasi në
realitet ajo do të përfundonte diku në ndonjë humbëtirë të katundeve të asaj
zone.
Aty, do
t’a priste i moshuari sllav Maqedonie e më pas ajo ditët e saja do të vihej t’i
kalonte me siguri duke u shërbyer 24 orë në 24 të gjithë sllavërve të fisit të
burrit të saj dhe duke larë mbathjet e qelbura të të shoqit, të cilit për shkak
të moshës së avancuar, padyshim që jo rrallë edhe mund t’i shpëtonte urina dhe
jo vetëm.
Por kësaj
të ardhmeje të saj të ndritur, për të cilën ajo dhe gjithë familja e saj kishin
ëndërruar, do i shtohej po ashtu edhe larja e protezave të dhëmbëve të të
shoqit, si dhe punimi i tokës së sllavëve deri sa t’i binte pika nga lodhja dhe
rrezet përcëlluese të diellit.
Më pas
ajo do të kishte detyrën patriotike, që burrit të saj të moçëm, t’i kalonte
përmbi impotencën kronike dhe normale për moshën dhe rracën e tij sllave, e
kështu të lindte edhe ndonjë çilimi (fëmijë) me anë të të cilit të sigurohej
vazhdimësia e fisit sllav në të cilin ajo tashmë do të bënte pjesë.
Pastaj
asaj do t’i duhej të rriste atë fëmijë dhe njëkohësisht, bashkë me pastrimin e
WC- së së shtëpisë së burrit të saj dhe jo vetëm, shërbimit si skllave e
nënshtruar nën urdhërat e të shoqit sllav dhe të afërmëve të tij etj, ajo do të
duhej që vazhdimisht të duronte edhe sharjet si “Allbanka apo shiptarka e
keqe”.
Pyet
veten njeriu me të drejtë në të tilla raste, a e ka idenë ajo vajzë se ku po
shkon dhe çfarë po i bëjnë asaj familjarët e saj dhe njëkohësisht ajo vetes?
Sepse
duke gjykuar nga kënaqësia e pashoqe në fytyrën e saj dhe zgërdhirja që i ishte
stampuar si pullë poste në turi, vështirë se të jepte ndonjë ide se po
shqetësohej për atë ç’e priste.
- :“Unë
sakam shumë të odim vo Prilep”- vazhdonte ajo ndërkohë bashkëbisedimin e saj me
dy djemtë kokëmëdhenj, pa pigment ngjyre dhe me pamje gallofe dhe trup të
shformuar sllavë.
- :”Unë
nuk jam billa as vo Tirana, ama sega ke odam t’a vidim edhe Maqedonijan”- gërthiste
ajo akoma me sa i hante gurmazi, duke dashur të thotë me gjuhën e saj
jashtëzakonisht origjinale, që në jetë të saj, s’kishte parë as Tiranën, por që
tani do kishte fatin madhështor të shihte Maqedoninë dhe djerrinat e skamura të
Prilepit.
Ndërkohë
djemtë sllavë që kishin marrë për detyrë nga familjarët e tyre në katundet
prilepase, që të kontrollonin, blenin dhe të shoqëronin nusen e re të gjyshit
të tyre vetmuar, ata zgurdullonin sytë dhe ndoshta ende s’u besonin syve të tyre tek shihnin
këto skena të një patetizmi tejet të
rrallë dhe ndoshta unik.
Gjysh
Trajçe, s’kishte qenë as tip qefliu i madh në jetë.
Një grua
pati pasur, gjyshen e tyre, të themi Snezhkën dhe me të pati jetuar
fshatarësisht siç edhe e kishte origjinën, për shumë vite.
Prej
martesës së tyre patën lindur jo vetëm prindërit e këtyre djemkave, por edhe
nipërit që ishin ata që sot këtij gjyshi 99% të rrjedhur nga trutë, çerek të
paralizuar, me një sy të verbër, një dorë të shtrembër dhe një këmbë e gjysëm
në varr, atij ata po i çonin këtë lule rinie, këtë vajzë të re nga ca fshatra
shqiptarë afër detit Jadran siç i thonë sllavët Adriatikut tonë.
Se çfarë
llapte ajo vajzë e gëzueshme, atyre pak u interesonte.
Ata
detyrën e kishin realizuar me nder, gjyshkës së dashur i kishin gjetur një nuse
të re, me flokë të gjatë bjonde, lëkurë të bardhë, shtat të lartë, sy të
mëdhenj blu dhe linja të hijëshme trupore.
Nga
mënyra se si e shikonin ata njëri- tjetrin, të lindte e fortë ideja, se po e
hanin veten, pse s’e kishin marrë për vete, por ia kishin lënë gjyshit të
perënduar nga trutë, këtë nuse të bukur.
Ndërkohë,
unë që me të dëgjuar kisha krijuar idenë se të tilla transaksione njerëzore, realizoheshin
tepër rëndom në disa zona veriperëndimore dhe jo vetëm, për shumën qesharake të
rreth 3000 eurove në dorë, unë pra sërish mbeta i shtangur tek diçka të tillë e
dëgjova edhe të flitej hapur dhe pa asnjë lloj kokëçarje mes njerëzve të saj që
ishin ulur si kope së bashku në fund të autobuzit.
Një vajzë
pra e kishin çuar përfundimisht dëm ca vite më parë tek djali i këtij
plakaruqit sllav prilepas dhe tani që ai vetë pati mbetur i ve, pasi gruaja e
tij sllave pati shkuar në botë më të mirë, edhe atij fisi kishte vendosur t’i
gjente grua.
Dhe ku
t’a gjenin një grua më të mirë, të re, të bukur, të bëshme, punëtore, shërbëtore,
potencialisht skllave dhe të shitshme nga familjarët e saj si lopë apo ndonjë
kafshë tjetër shtëpiake?
Ku tjetër
veçse në vendin tonë, aty ku tashmë me këtë mënyrë një nuse e kishin marrë
njëherë?!
Kështu
gjysh Trajçe plak, pasi kishte shkuar vitet e tija mes mullarëve të barit, arave
dhe fushave duhanmbajtëse të Prilepit, i gjori tani do kishte edhe ca shoqëri
në moshë të thyer.
Këmbët do
ia lante shiptarka që i kishin blerë, thonjtë e mykur do ia priste e limonte po
ajo e shkreta vajzë, uturakun për t’u jashtëqitur do ia sillte, mbante e lante
gjithmonë ajo.
Kjo shiptarka
do e hante edhe drurin vendçe kur të ishte nevoja, se gjysh Trajçe domosdo si
sllav nacionalist që ishte, nuk do të mund të hynte në parajsën e veçantë
sllave, pa pasur goditur qoftë edhe njëherë të vetme në jetë, një shqiptar apo
shqiptare.
Në
ndërkohë kufiri kaloi.
Autobuzi
po rrëshkiste në rrugët Titiste të FYROM- it, akse kombëtare dikur të nderuara,
që nuk kanë parë investime që nga koha kur Marshalli nga Kroacia ishte akoma
gjallë.
Eksitimi
dhe padurimi mes grupit që shoqëronte nusen e ardhëshme, sa vinte e shtohej dhe
kontrastonte kështu dukshëm me orën e vonë të natës dhe gjumin që pasagjerëve
të tjerë u kishte ardhur prej kohësh në sy.
Babai i
nuses u kujdes që duke ecur zbathur (pasi këpucët i kishte vërvitur mbi sedilje
nga ku nxirrnin një aromë që do të vriste edhe miun më të qelbur të gjirizeve),
ai u kujdes që t’i kujtonte shoferit të lodhur se ndalesa e shpurës së tij, ishte
për në “Kiçevë”.
As Kiçevo-
?????? dhe as Kërçovë, rrugë e mesme kjo për t’a quajtur qytetin në fjalë.
Aty me
siguri, në orët e para të mëngjesit kur do të arrinim, ata do të priteshin nga
krushqit e tyre sllavo- fyromas dhe akoma kisha dyshime se a do të kishte
arritur dot të ngrihej nga shtrati bashkë me brekët e tij të lagura, i
moshuari ynë Trajçe, ky dhëndër me
pelena pleqërie!
Ajo që
kishte rëndësi për famijen e saj, ishte se 3000 eurove të ca kohëve më parë
prej vajzës tjetër që kishin shitur, tani
do u shtoheshin edhe 3000 të tjera.
Kështu
babai krenar i nuseve, përveç Benzit 200- sh që kishte blerë para ca kohësh me
lekët e gocës numër një, tani do blinte edhe Nokia- n model i fundit me
internet dhe FaceBook, si dhe një DigitAlb High Definition bashkë me të gjithë
abonimin vjetor edhe të kategorisë së 3- të të Finlandës, me anë të
SuperSportit, pasi po shiste gocën numër dy!
Çfarë do
të gjente për të shitur në atë rast?
Ja pra, momenti
ishte që bashkë me gruan t’a pleqëronin punën dhe përfundimisht të vendosnin që
të pillnin një tjetër vajzë, e cila sapo të ishte rritur mjaftueshëm, të bëhej
e shitshme dhe të tregtohej sa më shpejt
me sukses në ndonjë katund të Prilepit edhe ajo.
Deri
atëherë, prindërit e dy vajzave tashmë të shitura si në tregun e gjësë së
gjallë, edhe më keq se ç’do ishin shitur pulat apo derrat e të atit të tyre me
shpirtin e biznesit në gjak, ata pra do të duhej të prisnin e të duronin dhe të
mjaftoheshin me eurot që deri më tani kishin përfituar.
Ashtu me
një gur do të mund të vriteshin dy copë zogj njëkohësisht.
Familjarët
e tyre do të mund të shihnin botën me sy (katundet prilepase gjithmonë, zona që
as 99% e banorëve të FYROM- it, s’i kanë parë dhe shkelur ndonjëherë me këmbë),
por ata edhe do të bënin ca herë pallë në shtëpitë e krushqve të tyre sllavo- fyromas,
ndërsa vajzat e tyre do të viheshin tashmë skllavërisht në shërbim edhe të
prindërve dhe gjindjes së tyre, përveçse t’u shërbenin si zakonisht vetëm
sllavëve.
Dhe ja ku
Kërçova e përgjumur në orët e para të mëngjesit, erdhi.
Turma e
gëzuar katundare u drejtua nga majat- thembrat dhe u bënë erë sapo panë se
kishin arritur në destinacion.
Jashtë i
priste përfaqësia sllave vendase.
Sytë nuk
më shquan dot dhëndrin plak.
Ndoshta
këmbët s’e kishin mbajtur dot, ndoshta i kishte rënë pika se edhe moshën e
kishte.
Apo
ndoshta e kishte zënë barku (diarreja) siç ndodh rëndom me moshën e tij dhe për
pasojë do i kishte mbushur brekët dhe kështu nuk ishte dot i paraqitshëm për
takimin e tij të parë me nuse- skllave- shërbëtoren e tij të re nga Allbanija.
Jo për
gjë, por nusja, me aromën e jashtëqitjes domosdo që do mësohej me kalimin e
kohës në shtëpi bashkë me plakun që i ishte dhënë për burrë, por në një stacion
autobuzi publik, me një të moshuar të menderosur në brekë nuk shkohej dot
sidoqoftë se ishte turp nga të panjohurit.
Pastaj
vazhdoja të thurja teza në mendjen time, lidhur me mosardhjen në stacion të
Trajçe dhëndërit, apo ????????????- mlladozhenecot (i riu i martuar), i cili
siç e dimë edhe aq i ri nuk është se i binte të ishte.
Ç’të
ishte vallë kjo mungesë e paparashikuar e Trajçes, që në takimin e parë me
nusen e tij të re dhe të freskët?
Pasi pata
dëgjuar edhe se nga financat, këta njerëzit e Trajçes, ishin ca si dobët, pasi
s’u kishte ecur gjë shitja e duhanit se ishin mbyllur fabrikat e “Tutun- it” në
zonat përreth Prilepit, mendova se për shembull, gjyshit- dhëndër mund që t’i
kishin rënë në vrimën e WC- së protezat e dhëmbëve!
I gjori, do
kishte qenë duke u pregatitur në banjë para pasqyrës, që të priste sa më mirë
allbankën e tij.
Me siguri,
me zërin e tij të mekur nga mosha dhe duhani i tepërt, do ia kishte pas marrë
ndonjë kënge epike me temën e pashmangshme “Brakja makedonci”- (vëllezër
maqedonas)...dhe ashtu nga zgërdhirja e tepërt do i kishin rënë drejt e në halé
protezat dentare.
Tani si i
bëhej kësaj pune?
Sillej
dot dhëndëri pa dhëmbë në gojë, që të
takonte nusen dhe njerëzit e saj?
Sa herë
të hapte gojën e rrudhur, gjindja do të tmerrohej, përveçse do të shpëlahej nga
jargët e shumta të plakut të gjorë, i cili kështu do të turpërohej në sy të
krushqve.
Më pas si
pasojë e kësaj, ndoshta edhe vetë marrëveshja financiare martesore dhe vetë
dasma, mund të viheshin në dyshim, se për t’u anulluar s’bëhej fjalë duke parë
makutërinë e pakufijshme të prindërve të nuseve.
Por ku i
dihej, duke parë kondicionet e brishta të plakut Trajçe, gojën e tij me mungesë
të theksuar dhëmbësh, brekët e tija të mbushura plot dhe kundërmuese, si dhe
gjëndjen e tij më shumë në botën tjetër se në këtë tonën, atëherë ndoshta babai
i vajzës do kërkonte ndonjë rritje të çmimit për objektin që po shiste.
Nga ana e
tyre, katundaria sllavo- fyromase, kishte shitur ç’kishte mundur për të
realizuar pagesën e kësaj martese.
Në shtëpi
tashmë u mungonin dy lopë rrace, të cilat dikur gëzonin familjen e tyre me
qumësht të freskët dhe viça të majmë.
Po ashtu
ishte shitur gjithë duhani i mundshëm i fushave të tyre.
Ishin
hequr qafe edhe ca kokë dele dhe në fund disa euro i kishin marrë nga njerëzit
e tyre andej nga lindja e thellë në Gjevgjeli.
Ky ishte
shpenzim i madh për ta pra, dhe rrugë mbrapa nuk mundej të kishte më.
Për
vajzën tjetër që kishin marrë kohë më parë dhe cila tashmë ndodhej në zgjedhën
dhe keqtrajtimet e vazhdueshme të djalit të Trajçes, Petkos votues të bindur të
VMRO- së nacionaliste dhe urryes të vjetër të shqiptarëve, për atë nuse pra, ishin
shpenzuar të tjera euro edhe ato të mbledhura me shumë mund dhe djersë.
Lopë të
tjera ishin sakrifikuar pa mëshirë, një Yugo e para 30 e ca viteve ishte shitur
dhe nusja e parë shqiptare ishte marrë.
Por mundi
ia kishte vlejtur dhe nga martesa e Petkos me të, ishte lindur një djalë, që
padyshim kishte marrë një emër sllav dhe i cili edhe pse në njëfarë moshe, ende
s’e kishte idenë që të ëmën e kishte shqiptare të mallkuar.
Ky lloj i
veçantë import- eksporti me katundet veriperëndimore të Allbanijas, iu kishte
dalë rentabël sllavëve të fshatrave të Prilepit.
Çdo
shtëpi me një plak të vetmuar, ishte rrekur shpesh me sukses të gjente nuse në
këtë mënyrë.
Çdo burrë
i dështuar, i shëmtuar, hundëmadh, i varfër apo i ve i atyre anëve, kështu
kishte rigjetur shpresën për t’u martuar dhe për të patur jo vetëm një familje,
por edhe një nuse të nënshtruar dhe pa asnjë të drejtë të vetme, e cila
gjithmonë do të shkelej papushim, pa pasur ku të ankohet dhe çfarë të bëjë
absolutisht.
Prandaj
edhe kjo martesë me domosdo, duhej bërë patjetër.
Petko nuk
donte t’a linte të vetmuar të atin.
Motrat e
tij nuk donin kurrësesi të çonin ditët e tyre duke i pastruar plakut të sëmurë
e të rrjedhur rrobat e qelbura dhe duke i shërbyer asaj kufome të gjallë, derisa
të vinte dite që t’i kthente përfundimisht patkonjtë nga dielli.
Nusja
allbankë e Petkos, ishte e zënë me tekat, kapriçot dhe keqtrajtimin e
përditshëm të të shoqit dhe të njerëzve të tij, kështu që kohë për t’u kujdesur
edhe për çiçko- Trajçen, nuk gjente dot në asnjë lloj mënyrë.
Ndaj dhe
kjo martesë duhej bërë me çdo kusht!
Kështu që
edhe mungesa e gjyshit dhëndër në stacionin e vogël të Kërçovës, nuk besoj se
ishte ndonjë problem serioz për të dyja palët e interesuara dhe për
marrëveshjen e tyre tregtare.
Trajçja
do të bëhej me nuse të re, babai i nuses do bënte ca ditë pushime në katundin
përkatës të Prilepit duke parë se si e bija shërbëtorizohej dhe skllavërohej në
sy të tij ndërsa me siguri atij vetë as që do t’i dridhej qerpiku dhe në fund
familja e saj do të kthehej mbrapsh me kuletën nja 3000 euro më të rëndë.
Të thuash
që shokët dhe bashkëfshatarët e babait të nuses, në kërkim të jetës më të mirë
kishin gjëmuar Italinë, Greqinë apo periferitë e Tiranës.
Ata ishin
rropatur e kishin punuar sa u ishte këputur bretku në emigracion e në tregjet e
Tiranës.
Në fund
mezi kishin ndërtuar ndonjë shtëpi në fshatin e origjinës dhe ndërkohë i kishin
shkruar vitet duke punuar 365 ditë papushim, pa shijuar as familjen e as një
ditë të vetme pa punuar.
Ata që i
ishin sulur Tiranës, vërtetë kishin ndërtuar vilat e tyre 3 katëshe nëpër
periferitë e kryeqytetit të bukur, por këtë e kishin paguar me një lodhje dhe
konsumim maksimal të aftësive fizike dhe gjithmonë do jetonin në metropolin e
kulturuar nën epitetetet që rregullisht u ngjiten të ardhurve si ata.
Kurse ai
vetë, nga brigadier në kooperativë, sekretar partie por edhe ca spiun i nderuar
i Sigurimit, pas ndryshimit të sistemit, kishte vjedhur dhe kapur si pa leje
një copë të mirë toke.
Më pas e
kishte dhënë tek të tjerë për t’a punuar a për të ndërtuar mbi të dhe vetë
ishte larë në lekët e shumtë që i vinin nga ky biznes fitimprurës.
Në 1997- ën,
ai ishte aktivizuar në rradhët e kryengritjes majtiste dhe pati qenë nga
ithtarët e pakët veriorë të asaj lëvizje.
Deri në
2005- ën s’ia pati kaluar keq dhe tokat i kishte bërë përfundimisht edhe me
ligj të vetat.
Por pas
ndryshimit të qeverisë ishte gjendur si peshku pa ujë, pa mbështetje nga lart
dhe sërish e kishte gjetur mënyrën për të mbijetuar, pasi i pati ardhur në vesh
moda e fundit në zonën e vet, ajo e shitjes së vajzave për një shumë fikse
rreth 3000 euro tek katundarët e Lindjes së FYROM- Maqedonisë.
Atij kjo
gjë me siguri i ishte dukur si një ndihmë e vërtetë nga qielli, një dorë direkt
nga Zoti që ishte mbështetur mbi supet e tija.
Pa një, pa
dy, i kishte bërë trastat gati dhe ia kishte mbathur për në Prilep ku kishte
gjetur ndërmjetësin dhe ku më pas kishte aranzhuar shitjen “de facto” të vajzës
së tij më të madhe.
Vajzë e
cila kishte mbaruar me nota të shkëlqyera gjimnazin në fshatin e saj dhe e cila
mundej fare mirë që në të ardhmen të vazhdonte me sukses universitetin në
Shkodër por pse jo edhe në Tiranë.
Vajzë e
pashme, e zgjuar dhe e denjë, të cilës po t’i ishte dhënë mundësia, e ardhmja
do t’i kishte buzëqeshur dhe e cila do të ishte bërë një profesioniste e mirë
në degën që do të kishte studiuar në shkollë.
Vajzë që
do të kishte dashuruar dhe që një ditë edhe do të ishte martuar me njeriun që
do të kishte zgjedhur vetë me zemrën e saj dhe vullnet të lirë.
Vajzë që
do të kishte jetuar në Lezhë, Tiranë a edhe Itali, pa pasur aspak nevojë të
përfundojë si skllave e ca sllavësh të qelbur në humbëtirat e Prilepit.
Por
babait dhe familjes së saj, si edhe shumë prindërve të tjerë në ato zona, aq u
ka bërë dhe u bën për fëmijët e tyre që përfundojnë jo vetëm në fshatrat e
varfëra dhe të prapambetura të FYROM- Maqedonisë, por edhe në katundet malore
të Malit të Zi apo edhe të Serbisë.
3000
eurot për ekonominë e dobët shtëpiake të një familje fshatare të veriperëndimit
tonë, nuk janë pak.
Por ato
nuk janë në të vërtetë as ndonjë pasuri e madhe.
Por mbi
të gjitha jeta e një vajze shqiptare, perspektiva dhe e ardhmja e saj, janë
shumë më të rëndësishme se ajo shumë eurosh.
Kur në
ligjin tonë themelor, prostitucioni dhe trafikimi i qënieve njerëzore ndalohen
me ligj dhe ndëshkohen me masa tepër të rënda, atëherë si ka mundësi që të
ndodhin ditën për diell fenomene të tilla tmerrësisht të ulëta dhe të një turpi
të padëgjuar?
Kur
dënohet prostituta për profesionin e saj të paligjshëm dhe edhe më shumë e
pëson nga ligji tutori i saj, ai që e tregton trupin e saj dhe menaxhon shitjen
e e hireve të saj, atëherë përse këta
prindër e të afërm monstra, nuk gjykohen dhe të dënohen nga ligji?
Po qe se
kjo lloj tregtie nuk konsiderohet si trafikim me qënie njerëzore, atëherë vetë
ligji është i gabuar dhe totalisht i pavlerë!
Ashtu siç
prostitutat trafikohen dhe shiten si kafshë për t’u përdorur më pas si produkte
të gjalla shërbimesh seksuale, po aq edhe këto vajza shiten nga familjet e tyre
si kafshë në tregun e gjësë së gjallë dhe pa vullnetin e tyre ato dorëzohen tek
sllavë të panjohur që i përdorin shtazërisht dhe të cilët i trajtojnë më keq se
ç’do të silleshin edhe me qentë e rrugës.
Qënia
njerëzore nuk mund të tregtohet dhe shitet në asnjë mënyrë, kushtetuta jonë dhe
çdo kushtetutë e botës së qytetëruar këtë gjë e thotë pa asnjë ekuivok.
Por
ndërkohë ky fenomen vazhdon e pale për sa kohë do të zgjasë akoma, pa ndërhyrë
askush t’a ndali.
Vajzat
tona vazhdojnë të shiten paturpësisht tek ofruesi më i mirë, si të ishim në një
ankand të madh dhe të shpifur nga ato që të kujtojnë ishujt e Afrikës së zezë, nga
ku niseshin dikur zezakët për në Amerikë.
Kështu
trajtohen edhe vajzat krenare dhe të bukura të malësive tona, mungon t’u
kontrollojnë largqoftë edhe dhëmbët si kuajve dhe zezakeve dikur para se t’i
çonin të punonin plantacionet e pambukut në Amerikë dhe ato të kafesë në
Brazil.
Dhe ky
biznes i jashtëligjshëm, anakronik dhe i neveritshëm, bëhet jo thjesht nga
ndërmejtësit e shumtë, ata që rëndom i sheh në reportazhet e EuroNews- it, apo
siç i kam parë edhe vetë në TV-të kroate, ndërsa hapur flasin për shkesitë që
kryejnë në lokale buzë Bunës në Shkodër, për llogari të malokëve serbë që kanë
mbetur pa grua, por për fat të keq kryesisht këtë gjë e bëjnë vetë prindërit e
këtyre vajzave.
Prandaj, meqë
ky fenomen vështirë se ka të ndalur, po të ketë ligj, ai duhet të zbatohet
patjetër.
Ky
prostitucion familjar, kjo tregti familjare e mishit të bardhë shqiptar, ky
trafikim familjar njerëzor, duhet ndalur me çdo kusht një orë e më parë.
Në fund, edhe
sikur vendet e eksportit të vajzave tona, të ishin më të denja, sërish kjo do
ishte siç edhe është një turp i madh për ato që e bëjnë këtë, por edhe për vendin në përgjithësi që s’e vë ujin në zjarr
fare për këtë çështje.
Por që ky
prostitucion të kryhet në bashkëpunim me rrjepacukët dhe kokëpalarët e morracakët
e katundeve fyrom- maqedonase, apo me fshatarët e pagdhendur sllavë të
krishterë dhe myslimanë të Malit të Zi dhe deri tek malokët injorantë që
s’mbajnë dot as pordhët e tyre, të Serbisë, atëherë ky është vërtetë kulmi o
njerëz!
Shqipëria
jonë, është me të vërtetë një tren me dy shpejtësi të ndryshme, por nuk mundet
që përherë njëra pjesë a njëra lokomotivë të eci me
Fenomene
dhe gjëra të tilla, duhet të dënohen jo vetëm dhe së pari nga ligji, por edhe
nga e gjithë shoqëria, që më pas të mund të përballemi me to dhe eventualisht
edhe t’i fitojmë betejat si kjo me qënien tonë problematike shqiptare dhe
mëkatet tona.
Ndërkohë,
atë natë të atij udhëtimi të habitshëm sa edhe tragjikomik dhe të dhimbshëm, rruga
vazhdoi e qetë, me mendjen akoma tek ndodhitë që më kishin rënë të shihja dhe
tek pamja e asaj familje të lumtur për trasaksionin që sapo kishin kryer dhe
vajzën e tyre të dytë që deri sa zbriti ende gërthiste gëzueshëm...:”unë sum
nevesta shumë ubava”(unë jam nuse shumë e bukur)!
E gjora, s’e
ka kuptuar ose s’ka ditur se drejt çfarë fati të zi po shkonte me këmbët e
veta!
“Fali Zot
se nuk e dinë çfarë bëjnë”- ka thënë edhe Jezu Krishti dhe unë si i krishterë
mund vetëm t’a mirëkuptoj këtë shprehje.
PS: Për
fat Shqipëria, vendi im i mrekullueshëm, ka të tilla anë të errëta, por nga
krahu tjetër është një tokë e pasur në njerëz të besës, të çiltër e të bukur, njerëz
të ëmbël e të dashur që asgjë s’kanë të
përbashkët me këto fenomene, që dikur do kalohen dhe do mbeten vetëm si memorie
e një tranzicioni të gjatë, jo vetëm nga regjimi monist që lamë pas, por edhe
mbi të gjitha 5 shekujt e sundimit mongol, që na ngre kokë edhe në të tilla
gjëra.