Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Ujët e burimit pikon lot

| E enjte, 02.08.2012, 05:20 PM |


Luan Kalana

Ujët e burimit pikon lot
 
1
Kur dielli në verë ju bie mbi kokë,
s'gopi së gëlltituri pa frymë ujë,
të shuanin etjen e  të nxehtit,
ju shkon mendja tek burimi,
andej nga  buron uji,
larg si udha e qumeshtit,
ju që vini të lodhur të djersitur,
ju me buzë te thara të pjekura,
nga era nga vapa, nga  dielli,
vraponi te pini qumesht si qinjgji.
2
Beharit  kur shterojnë lumenjtë,
çezmat kanë ujë me limit,
jeni të ftuar nga unë,
të vini si në dasëm tek burimi,
të mbushni bucelat e stomna,
s'dua bakshish e dhurata,
vetëm të prek duart tuaja,
uji le të vejë në përrua.
te pijë ujë tërë bota.
3
Dimrit në pikun të ftohtit,
çdo gjë është akull kallkan,
kur tubat ngrijnë e pëlcasin,
bëni nje vrap nga unë ,
t'ju ngroh,të lani fytyrën,
duart mos ju ngrijnë,
të mbushni ujë te burimi,
rjedh pambarim, s'pyes dimirin..
4
Ju që vdisni për mua,
mos më lini vetëm,
pini ujë me duar,
mos më lini te vuaj,
t'ju njom buzët tuaja,
shikomni  si në pasqyrë,
kam shok e miq plot,
a e dini që edhe unë qaj ,
burimi pikon lot ?!...
5
Kam frikë se nje ditë,
si vëllezërit mij më parë,
s'i lanë të rjedhin të lirë,
si  gjaku në dejet  tuaja,
Njerës pa mëshirë,..
qe pinë vetëm verë birë,
kur bota s'ka ujë për te pirë,
duan të më burgosin.. 
të më venë në dhe të gjallë...
6
Dua të marr ajër te pastër,
të shoh dritën,rezet e diellit,
të lozin fëmijët me mua,
të qullen të bëhen lloçkë
s'dua të me zenë frymën,
me kyçe e zinxhirë,biruca,
nën dhe me erresirë
të më fusin në qivur në tuba...
7
Si mund të më dënoni,
si një njeri  me vdekje,
të më fusni në shishe,
burimin me ujë natyral,
burimin me ujë të bekuar,
çardhakun* e Syrin e kaltër*...
8
Dua të rjedh i lirë,
kam lindur ujë,
dua të ritem ne krua,
lule, jam  burim jete
s'jam rrob i askujt,
duan të më shesin,
të bëhen të pasur me mua.
9
Në shtratin e vdekjes prehej trimi,
para se të jepte shpirt,
në koka me armët e flamurin,
e la amanet me gojë:
-Më lagni buzët,
trupin të ma lani,
varin të ma spërkatini,
me ujë te freskët burimi...
10
Ashtu si ajri në natyrë,
burimin mos e trazoni,
mos më vini pranga mua,
më lini të jetoj i lirë,
mos vdes njerëzia për ujë,
burimi të rjedhë pa pushim si lumi..