| E enjte, 02.08.2012, 06:10 PM |
Cikël poetik nga Ali Podrimja
Përzgjodhi: Beqir Cikaqi
EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
me shekuj kam hëngër veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet
KËNGA E NDRYSHUAR
Kur ka zi Kosova
zjarmia e mundon edhe gurin
Nën qiellin e zymtë
një nënë i jep gji
Fëmijës së vdekur
dhe nga syri i shqyer
rigon rigon, rigon
Oh Zot
VAJI PËR KOSOVËN
Na pate apo të kishim
Në tokë as në qiell
mori e ururar
hap shuplakën dhe peshoj
Pikën e gjakut tënd
KOHË E HËNAVE
Njeriu leh apo
Në skaj të horizontit
Qeni përgjak hënën
Dhe dëgjohet kori i Mememcëve:
Ne kafshët e Ballkanit
edhe nga një gotë
për të shurdhët e Planetit dhe
Drini i bardhë kuq kuq kuq
REÇAKU
Na vrasin të na bëjnë të pavdekshëm
Ku të kesh fat
Një herë në njëqind vjet
ndodh të krahasohesh me zot
LITARI I ANKTHIT
E lirë Kosova dhe e pavarur
me një litar rreth qafe
Kërkon degën ma lartë
Si dele nuk dilet në pazar
nëpër fjalë seç dridhet
midis dy qytetërimëve e zënë
Nuk e mban litari as e lëshon
Në Konferenca ndërkombëtare
Kallzohet si përrallë
E s'e lëshan as e mban një litar
ZJARRI YT I AKULLT
Më rri në distancë
se fshihesh në mbarim të fjalës
heshtja ime më e tmerrshme
se zjarri yt i akullt
Në distancë më rri
Të buzëqesh mortja ime
ME QENË
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është
Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur
Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë
KUSH DO TA VRAS UJKUN
Dhe lëtini tha
Po qe se takon
Arbëreshin dhe Ujkun
Vraje Arbëreshin
Dhe kur fjala i ra në vesh
Arbëreshi buzëqeshi
Dhe drodhi një cigare
Po qe se me vret mua
more i gjorë
Kush do ta vras Ujkun?!
Mjerë Kopeja
BUKURIA
Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
“Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!
Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
“Mos! - përsëri m’u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.
Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m’u bë.
“I lumi ti!” - dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.
Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.
NJË DITË
një ditë heshtja do të më gjuajë
me eshtra të mia
ose do çmendem duke rrënuar.
NË MESNATË
"Në dritare ra një zog i zi
e më tha: Mos shko!Të pret Djalli!"
…
Në orën dymbëdhjetë në mesnatë
në gjunj do të biesh
të fshijsh në Pasqyrë pikën e Zezë
Dhe në mes xhenazeve
nuk do ta pranosh kurrë
se gjakun ta kanë pirë
me pambuk njerëzit e akullit
Në orën dymbëdhjetë në mesnatë
Po nuk këndove do të celë zogj Qyqja
ME JETUE
(Tim bir, Lumit)
Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh
Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër në kohë e kosmos.
NJË NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë vater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...
Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.
Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!,
EMRIN E KA DASHURI
Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine – ata ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata ikerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur..
…
Këto poezi u interpretuan në oren letrare ne nderim të poetit AliPodrimja, mbajtur ne Treviso të Italisë me daten 29 Korrik 2012, nga Liridona Pulka e Halit Cikaqi