| E enjte, 02.08.2012, 07:55 PM |
FRANKLIN
Seleksionue
e përkthye nga:
Daniel Gàzulli
Edhe pse
kanë kalue mbi treçerekë shekulli,
thanjet që po sjell këtu, janë shumë të vlefëshme sot e kësaj dite.
LUFTA DHE PAQA
·
Mos e harroni ate që kam zbulue, që ma shumë se nandëdhjetë përqind
i gjithë defiçitit publik nga viti 1921 deri më 1939 përbahet nga pagesat për
luftrat e shkueme, ato të tashme opo ato të ardhme.
·
Nëse duam që qytetnimi të mbijetojë, duhet të kultivojmë shkencën dhe
marëdhanjet humane: aftësinë e të gjithë popujve, të të gjithë tipeve, që të
jetojmë së bashku, në paqë, në këte botë që asht e vetmja.
· Ma shumë se sa fundin e luftës, duam fundin e të gjithë fillimeve të luftrave, po, fundin e kësaj mënyre çnjerëzore e trashamane për të rregullue diskutimet në mes shteteve.
KRIZA DHE
DREJTESIA SHOQNORE
·
Asht fatkeqësisht një difekt njerëzor që një portofol i mbushun plot të
rënkojë ma shumë se sa një stomak bosh.
·
Jo vetëm soliditeti ekonomik, por edhe vetë soliditeti i instititucioneve
tona demokratike varen nga vendosmënia e qeverisë sonë për t’u dhanë punë
njerëzve inaktivë.
· Prova e progresit tonë nuk qendron në ate nëse ua kemi shtue edhe ma shumë pasuninë atyne që kanë shumë, por nëse u kemi dhanë mjaft atyne që kanë pak.
DEMOKRACIA
Fjalim në Kongresin e Shteteve të
Bashkueme, 29 prill 1938
Ngjarje të randa të ndodhuna në vende
të tjera na kanë mësue dy të vërteta të thjeshta sa i përket lirisë së një
populli demokratik.
E vërteta e parë asht se liria në një
demokraci nuk mund të jetë e qendrueshme nëse populli toleron rritjen e një
pushteti privat, aq sa ai të bahet ma i fortë se vetë shteti demokratik.
Ky, në esencë, asht fashizëm – një
qeveri në dorë të një individi, të një grupi, apo të çfarëdo force tjetër e
aftë ta kontrolloojë atë.
E vërteta e dytë asht se liria në një
demokraci nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse sistemi ekonomik nuk siguron
punësim e nuk prodhon dhe shpërndan të mirat në mënyrë të tillë që të sigurojë një nivel jetese të
pranueshëm.
Që të dy këta msime na prekun edhe
ne.
Sot në mes nesh po rritet një përqendrim pushteti privat i papamë në histori. Një përqendrim i tillë po kompromenton seriozisht efikasitetin e ndermarjeve private si mjet për të sigurue punësim punëtorëve dhe investim të kapitaleve, sidhe si mjet për të sigurue barazi ma të madhe të të ardhunave e të fitimeve për mbarë kombin.
·
Demokracia nuk mund të ketë sukses nëse ata që shprehin zgjedhjet e tyne
nuk janë të përgatitun ta bajnë këte me matuni. Mburoja e vërtetë e demokracisë
asht pra shkollimi.
· Liria e vërtetë individuale nuk mund të egzistojë pa siguri ekonomike dhe pavarësi. Njerëzit e uritun e të papunë janë materiali me të cilin janë ngritë diktaturat.
EKONOMIA DHE
SHOQNIA
·
Ndërsa humbet kohë me llafe mbi ligjet ekonomike, burra e gra vdesin nga
uria. Duhet të pranojmë faktin që ligjet ekonomike nuk janë vendosë nga natyra.
Ata i kanë vendosë njerëzit.
·
Asht vërtetue se konkurenca asht e dobishme deri në njëfarë pike, e jo
përtej saj, e se kooperimi, që asht fusha ku duhet të impenjohemi sot, fillon
atje ku përfundon konkurenca.
·
Këta janë parimet e mia: taksat duhet të aplikohen në funksion të mundësisë
për t’i pague. Ky asht parimi i vetëm amerikan.
·
Asnjë ndërmarrje që e shikon suksesin e saj tue pague punëtorët ma pak se
sa ata kanë nevojë për të jetue, do të ketë të drejtë të mbijetojë në këtë
Vend.
· Po të shkoja të punoja në një fabrikë, gjaja e parë që do të baja do të ishte të regjistrohesha në një sindakatë.
POLITIKA
·
Kemi ruejtë gjithmonë shpresën, besimin, bindjen, se ka një jetë edhe ma të
mirë, një botë ma të mirë në horizont.
·
Jam një i krishten dhe një Demokrat. Kjo asht e gjitha
·
Mendoj se në të gjitha vendet njerëzit janë ma paqësorë e ma të prirur ndaj
lirisë se sa shtetarët e tyne.
·
Në ambicjet tona personale jemi individualistë. Po në kërkim të progresit
ekonomik e politik si komb, na përparojmë të gjithë ose kthehemi mbrapa të gjithë si një popull i vetëm.
·
Në politikë asgja nuk ndodh rastësisht. Nëse ndodh, mund të vini bast se
ashtu ka qenë projektue.
·
Nuk mjafton të duesh diçka, duhet të gjesh çfarë duhet ba për të realizue
ate që dëshiron.
·
Asnjë qeveri nuk mund t’i shërbejë fatit të një populli nëse vë bindjet
sektoriale apo të një klase mbi të mirën e përgjithëshme.
· Nuk janë rregullat të shejta, po parimet.
KULTURA
· Shkolla asht shpenzimi i fundit ku Amerika të mund të mendojë të kursehet.