| E enjte, 02.08.2012, 07:02 PM |
Psikologia
Jorida dhe konfuzioni persa i përket divorceve
Në shkrimin
e saj të sotëm në gazetën Shekulli per Divorcet, me nje frazeologji te peërgjithshme
dhe spak analitike znj. Jorida Psikologia me Master spjegon në mënyrë konfuze
shkaqet e rritjes seë divorceve duke I vënë kryesisht theksin mmungesës së pavarësisë
së femrës. Në fakt titulli I sajuar
Emancipim apo coroditje (degjenerim), të lën të kuptosh se psikologia e
ndëruar ende nuk e ka të qartë se cfarë ndodh pas divorcit dhe shifrat
alarmante të divorcit kanë disa shkaqe thelbësoe që po pësojnë rritje në sShqipëri
duke vënë në rrezik themelet e famijes shqiptare.
Ashtu
sikurse ka thënë Papa Vojtila- Familja është `celula e shoqërisë njerëzore` ,
ajo duhet ruajtur dhe nuk duhet shkatërruar qoftë për marrëzitë e emancipimit që
mund të vinë nga psikologe dhe psikologë të nderuar shqiptarë apo të huaj dhe
as nga justifikimi se familja patriarkale është më e mira sepse dihet që familja
patriarkale I përket të kaluarës shqiptare dhe ballkanike dhe ka një histori e
traditë qindra vjecare të bazuar mbi fisin dhe se martesat duhen bërë me individë 7 breza larg asaj familje etj.
Problemi
actual qëndron tek shkaqet e divorceve të cilat disa psikologë I trajtojnë si
emancipim të gruas ose e kundërta si coroditje apo degjenerim.
Shkaqet
pa dyshim të Divorceve janë :
- Problemet ekonomiko-financiare
- Problemet e familjes patriarkale në të
cilën përfshihen konfliktet vjehre nus për djalin në rastet kur jetohen në të njëjtën
shtepi,
- Problemet e inestit brënda familjes
patriarkale, porn ë disa raste dhe jashtë saj por tek familje që ruajnë marëdhëniet
e ngushta fisnore, martesat që bëhen me mblesëri, martesat që bëhen me para për
shkak të problemeve ekonomike të familjes patriarkale, martesat që në djep+ para
për të njëjtat arësye,
- Problemet psikike si skizofrenite
dhesociopatite
- Problemet e emigracionit që ndajnë familjen
për një farë kohe të gjatë duke dëmtuar seriozisht lidhjen martesore deri në ndarje
- Problemet e tradhëtisë bashkëshortore
si për njërën palë ashtu dhe për tjetrën; kryesisht janë shkaqe që lidhen me qëndrimet
e gjata jashtë familjes të njërit partner apo tjetrit,
- Problemet e tradhëtisë bashkëshortore në rastet e martesave ku njëri nga individët
ka qënë kurtizane (0prostitutë) ose kur kanë qënë martuar më shumë se njëherë,
- Problemet hormonale të menopauzës dhe
të andropauzës të cilat shkaktojnë në mes moshë divorce edhe tek ciftë shumë të
qëndrueshme
- Probleme seksuale të njërit apo tjetrës
palë në të cilën përfshihën shterpësia e burrit (rastet janë 1/10 burra), ose
shterpësia në gra edhe kjo relativisht e larte 1/20,
- Probleme psikologjike të rralla që përfshihen
njerëz normalë port ë paqëndrueshëm të cilët ndahen për akuza higjenike ndaj njëri
tjetrit.
Megjithatë
ajo ëq harroi të na thotë Psikologia e nderuar nuk janë vetëm rastet e lart përmëndura
porn ë fakt është një argument I posacëm të cilën poe spjegoj me pak fjalë: Martesa
në Kishë (apo dhe xhami apo sinagogë)..
Në rëast
se cifti nuk martohet në një insititucion fetar atëhere martsa për ciftin nuk e
merr atë atribut të shënjtë të cilin nuk e merr dot në komunë apo lagje apo
bashki. Kështu martesa nuk quhet e shënjtë dhe shumë ciftë e prishin duke mos
marrë parasysh shëntërimin e një lidhjej para prifti-hoxhes apo rabinit- shënjtërim
I cili ka vlera të forta ë ebën ciftin të mendohet mirë. Më e sakta është që vajza
para se të martohet ti kërkojë djait-martesën npara një institucioni fetar.
Them se
Psikologia e nderuar Jorida, më mirë të mos flasë kur nuk ka ndërmënt të thotë gjëra
të sakta se sa të flaës kur nuk ka ngrënë mëngjes, apo kur I referohet shëmbujve
të saj personalë: sigurisht të të gabojë dhe do të orientojë gazetën dhe njerëzit
gabim. Ateizmi I Psokologës e pengon atë sipas mendimit tim të orientohet drejt
në Psikologjinë e ciftit dhe të martesave në përgjithësi ashtu sikundërse dhe për
problemet diskutuara të LGBD.
Mesazhi
im personal është: Të ruajmë martesat, ato duhen bërë dhe u dhënë serioziteti I
tyre në institucion fetar që cifti ta kuptojë që do të jetojë ..derisa vdekja
t`i ndajë...
Nuk duhemi entuziazmuar për divorcet me argumentin se filania u nda sepse se duronte burrin I cili nuk I kishte blerë fustan apo nuk kishte makinë?! Këto argumente janë turpet e kohës. Le të shpresojme të ruajmë familjen nën syrin e Zotit.