Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Krenaria e jetës sime

| E merkure, 01.08.2012, 06:56 PM |


Lekë Mrijaj

Krenaria e jetës sime

I.
Krenari për mua është në ketë jetë
qe i kam të dashurit e shpirtit pranë
më të shtrënjtit e botës globale
fëmijët bashkëshorten,nënën dhe babanë.

II.
Me fëmijët bashkëshorten,nënën dhe babanë
është i lumtur në ketë botë çdo njeri
këta janë e vetmja shpresë pa kufij e jetës
që të ngrisin të japin forcë,dashuri dhe lumturi.

III.
Familja njerzore e bekuar është i madhi emër
jeta pa të kurr as që do të kishte fare kuptim
veq mundime e ligështi...do të ketë në zëmer
ai që nuk nderon familjen e tij,ketë të madhin emër.

IV.
Fëmijët,bashkëshortja nëna dhe babai
janë si uji,buka,kripa dhe drita qe ne e shijojmë
këta janë të vetmit Shënjter të kësaj jete
që të gjitha plaget dhe mundimet na e shërojnë.