| E hene, 30.07.2012, 07:43 PM |
A ka
ndonjë njeri normal aty?!
Nga Besim Jashari
Teksa në këto
ditë të nxehta Ramazani nuk lëvizet shumë nëpër qytet, gjeta kohë e nerva të lexoj
akuzat dhe kundër-akuzat që partitë politike shqiptare ia drejtojnë njëra-tjetrës.
Më habiti niveli i ulët, vrulli dhe mllefi i madh që është i pranishëm brenda
BDI-së e që u demonstruan nëpërmjet konferencave për shtyp!
Pyeta
veten, çka i mllefos kaq shumë këta njerëz, krejt të mirat i kanë në pushtet,
vetëm që punën që duhet ta bëjnë nuk bëjnë, e tash gjetën kohë që të merren
edhe me opozitën apo PDSH-në!
Çfarë faji
ka opozita për dështimet e Juaja? PDSH-ja ka bërë çka ka bërë, sot aktuale është
ajo çka bëni Ju? – Asgjë përveç tradhtisë së platformës së Juaj, programit
partiak dhe interesave kombëtare afatshkurtra apo afatgjata qofshin ato!
Ajo që dua
më shumë të ndalem është përmbajtja e teksteve që dalin nga press qendra e BDI-së,
nuk mund t’i kuptoj fjalitë e thurura me fjalor rrugacësh, kontradiktat, dhe
mendimet e shprehura “fëmijrore” mbi ngjarjet politike. Pse e konstatoj këtë?
1. A nuk është çmenduri që bashkëpunimin për
zgjedhjet lokale të vitit 2013 mes Thaçit dhe Cërvenkovskit, BDI-ja ta
interpretojë si formim të qeverisë! Tekstshkruesit infantil të BDI-së nuk janë në
gjendje të bëjnë dallimin mes bashkëpunimit në nivel lokal dhe atij qendror, për
tu bërë edhe më keq, ata kritikojnë PDSH-në se shkel legjitimitetin e shqiptarëve!!!
Edhe këtu BDI-ja nuk është e aftë të dallojë legjitimitetin partiak me atë etnik!
2. A nuk është çmenduri që BDI-ja pasi 10
viteve bashkëpunimi herë me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin, sot të deklarohet
që do të bashkëpunojë vetëm me popullin shqiptar.
3. Sikur BDI-ja që sot e din rezultatin në
Komunën e Kërcovës dhe akuzon PDSH-në (pa pikë faji) për humbjen e Kërçovës?
Zgjedhjet janë në vitin 2013 o të mjerë! Ju të BDI-së me këtë reagim në fakt na
bëni me dije që nuk paskeni marrëveshje me VMRO-në që Kërçova të ju takojë shqiptarëve,
dhe çfarë faji këtu ju ka PDSH-ja?
4. BDI-ja iu kundër-përgjigj intervistës së
Thaçit dhënë për gazetën ‘Gragjanski’ ku ai sygjeron bashkëpunim BDI-PDSH për
ndryshime kushtetuese. Pse BDI në asnjë pikë nuk përmendi ndryshimet
kushtetuese në press konferenca, por në tërë ato reagime banalizon çështjet?
5. BDI-ja përmend ndryshimet kushtetuese të
vitit 2001!!! Më duket sikur çmenduria vazhdon, BDI-ja përvetëson një ngjarje
historike në kohë kur nuk ka qenë e themeluar!
6. Më tej lexoj që BDI-ja ironizon PDSH-në!!!
Sërish e pa kuptimtë. A nuk e sheh se si VMRO-DPMNE e ironizon BDI-në dhe të gjithë
shqiptarët në të gjitha sferat jetësore?
7. Më tej BDI-ja thotë që “PDSH-ja duhet të
pranojë humbjen si burrat”, sikur BDI-së i janë terruar sytë dhe nuk e kupton që
zgjedhjet ishin para 1 viti dhe jo sot apo dje!
8. BDI-ja në fund të reagimit gjeti kohë për
të përmendur integrimet?! A nuk ishin pikërisht këto integrimet prioritetet
kryesore të BDI-së që na lodhi çdo ditë duke i përmendur?!
9. Akoma në fund të reagimeve, BDI-ja për
të justifikuar dështimet në planin integrues përmend takimet e zakonshme
protokollare me zyrtarë evropian gjoja se janë përpjekje për të zhbllokuar
procesin integrues dhe “harroi” më të rëndësishmen, porositë e Fyles,
Rasmussenit, Merkelit, Reekerit dhe Ëohlersit të cilët shumë qartë i thanë koalicionit
qeverisës: “ndrojeni emrin nëse doni integrime”.
Dhe për
fund, nuk ka se si mos e përmendi qyqarllëkun e Ali Ahmetit që nuk tregoi
liderizëm duke marrë përgjegjësi në dështimet politike dhe tradhtitë që bëri
interesave shqiptare, të paraqitet para medieve dhe të sqarojë situatën
politike dhe jo të nxjerr në shesh herë Bujar Osmanin, e herë Artan Grubin të theksojnë
ende më shumë paaftësinë dhe çorientimin e partisë.
Normalisht, ata janë cubat e ri që janë futur në vallen e UDB-ashëve dhe nuk dinë si të sillen, sepse të tjerët Teuta Arifi, Agron Buxhaku, Gëzim Ostreni, Xhevat Ademi, Fazli Veliu, Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti turpin e përballojnë duke i “djeg” në opinion të tjerët jo veten, prandaj karriera e tyre politike është ende gjallë, por afër skadimit.