| E marte, 31.07.2012, 07:59 PM |
Nga
tradita jonë :
Shkruan: Demir KRASNIQI
Nga fëmijëria
ime e hershme, mbajë në kujtesë shumë tradita e zakone të vjetra nga Malësia e
Gollakut, krahinë kjo në të cilën bënë pjesë edhe fshati i vendlindjes sime me emërtimin Tugjec.
Përpos
traditave dhe zakoneve të vjetra në këtë Malësi, me kujdes dhe respekt të veçantë
shënoheshin dhe kremtoheshin një varg festash fetare që i takonin besimtarëve të
komunitetit myslimanë, nga se popullata e kësaj Malësie i takonte këtij besimi.
Krahas
festave të ndryshme fetare myslimane, në këtë Malësi tradicionalisht në mënyra
të ndryshme modeste, janë mbajtur edhe disa festa tjera që nuk i takonin këtij
besimi fetar. Ato mbaheshin simbolikisht dhe pa ndonjë pompozitet dhe për to,
ne fëmijëve na u jepeshin disa shpjegime spontane se për çka mbahen ato festa
dhe cila është domethënia e tyre.
Kështu që
në këtë Malësi, tradicionalisht është festuar festa e Shën Gjergjit,më datën 5
dhe 6 Maj, ku për këtë festë në është shpjeguar shumë çka dhe janë zhvilluar një
varg ceremonialesh interesante.
Festa e
Shën Markut, është festuar gjithmonë më datën 8 Maj dhe po ashtu për nderë të kësaj
feste, janë zhvilluar ceremoni të veçanta.
Festa e
Shën Mitrit, është shënuar gjithmonë më datën 8 Nëntor, por jo me shumë ceremoni.
Festa më masive
ka qenë Festa e Ashureve, në kuadër të së cilës është festuar plot një muaj ditë
për çdo mbrëmje dhe për darkët e Ashureve janë ftuar e gjithë mëhalla komplet
me burra, gra e fëmijë.
Në mënyra shumë simbolike, janë shënuar edhe festat e Kërshëndellave,
Krishtlindjeve dhe Pashkëve, por jo me ndonjë publicitet të madh.
Për të gjitha
këto festa, pak a shumë na janë dhënë shpjegime se për çka festohen dhe cila është
rëndësia e tyre. Por, është një festë tjetër,
që në këtë Malësi është shënuar tradicionalisht, e që për te kurrë nuk na është
dhënë ndonjë shpjegim real se çfarë domethënie ka kjo festë, për çka kremtohet
dhe kujt i takon kjo ?!
Fjala është
për Festën e Ali Gjynit, e cila gjithmonë është mbajtur me datën 2 Gusht.
Gjithë atë
çka dimë për këtë Festë, është ajo se në para ditën e 2 Gushtit, nënat tona e
zienin një qull me miell të kallamboqit, të cilës në vend të ujit, i qitnin mazë
të qumështit dhe atë e zienin për drekën e asaj dite. Ky lloj specialiteti
quhej “Maza e Ali Gjynit”, të cilën duhej të mblidheshin të gjithë anëtarët e
familjes për ta ngrënë së bashku.
Gjatë kohës
sa zgjaste zierja e asaj “Maze”, nënat, apo zonjat e shtëpisë e përzienin aq
shumë, deri sa ndahej qulli në një anë e maza në anën tjetër dhe vetëm atëherë konsiderohej
se ajo mund të hahej !
Është interesante
të ceket një rit, që gjatë kohës së zierjes së asaj Maze, sipas gojëdhënave,
thuhej se :”Për t’u ndarë Maza prej Qullit sa ma shpejtë dhe për t’u zier Maza
sa ma mirë, duhej që dikush ta lëshonte një rrenë se gjoja dikush prej
farefisit, apo miqësisë e kishte lëshuar gruan !”
Për
shembull: - Dikush nga lagja, apo anëtarët e familjes vjen në shtëpi dhe i
drejtohet Zonjës së Shtëpisë – baçicës, e cila në ato momente është duke e zier
Mazën e Ali Gjynit:
- Oj,
Zonja e Shtëpisë !
Zonja e
Shtëpisë, i përgjigjej si e habitur:
- Jo, për
besë !
Lajmëtari
i përgjigjet :
-
Zonja e
Shtëpisë :
-
Lajmëtari
:
-
Zonja e
Shtëpisë:
- Kuku
bre, po keq koka ba ! Pa ndal ta këqyrim, a mos e ka lëshua edhe Qulli – Mazën
tonë !
Krejt çka
kemi ditur për këtë Festë, ishte kjo që u tha më lartë.
Pra, në fund të këtij shënimi, unë do t’i lusja lexuesit e nderuar të cilët dinë diç më shumë rreth kësaj Feste, të na shkruajnë dhe të na japin shpjegime se kujt vërtetë i takon Festa e Ali Gjynit, për çka do t’u jemi mirënjohës shumë të sinqertë !