| E hene, 30.07.2012, 06:23 PM |
 Sejdi BERISHA
Sejdi BERISHA
SIKUR PËR TË FUNDIT HERË...
Ky udhëtim imi arkeologjik
Nëpër shpërputhjet shpirtërore
Mendjen ma rrotullon si në vorbull
Dhe, sikur për të fundit herë
Në oazën e saj pushoj
Djersa si kripë deti
Më del në shpinë
Buka nuk është pazar lodrash
As gjuha relikte e të folurit
Është art shpirti
Mund të jetë mesazh 
I gdhendur në hapësirë
Edhe vajtim i frymës sime