| E hene, 30.07.2012, 07:46 PM |
Tahir Bezhani
TI JE GUR TRUALLI
-Ali Podrimes-
Ti je gur trualli
Që të puthin
Mëngjeset e hershme,
Dhimbshëm!....
Ti je Qabrati,
Maja më e lartë e botës
Ku varet dhimbja e loti
Të shkrirë në varg shpirti,
Ti je dashuri si rrjedhë lumi
Je valë e dalldisur Ereniku
Në pëshpëritje për Lumin
Shtegtimit të jetës së djegur,
Flakë malli.....
Sa bukur shkrihet jeta
Prapë buzë lumit,e
Shikimin në Yll
Valëvitjet e shamive
Përshëndesin,
E Ti,nuk vdes kurrë
Err e terr dritë ia bënë,
Gjithë Kosovës...
Gjakovë,
30.korrik,2012