| E hene, 30.07.2012, 05:23 PM |
Flet ish
Miss Shipëria 2009 dhe modelja Rovena Domi
Dashurinë
e vlerësoj shumë si ndjenjë, por nuk e përkufizoj dot
Albert Zholi
Rovena është
një vajzë inteligjente, e bukur por dhe shumë kërkuese, ambicioze. Arrtijet e
saj në fushën e modelingut nuk janë të rastësishme, pasi ajo krahas modelingut
studjon edhe për juriste. Gjithmonë e gjen në aktivitete dhe nuk e harxhon kohën
kot. Larg veseve si pijet por e dhënë shumë pas palestrës për të ruajtur linjat
e trupit. Ka objektiva të caktuara në jetë por dyert e suksesit nuk e mohon se
përkojnë me konkursin Miss Shqipëria 2009.
-Si erdhi
konkurimi për Miss tek Rovena?
Konkurimi
për Miss ka qenë një dëshirë dhe ëndërr e imja që në fëmijëri. Mund të them se në kohën kur e
ndjeva veten të sigurtë për këtë konkurim e realizova me sukses.
Faktori
nxitës kryesor ka qenë pa dyshim familja ime e cila më ka dhënë mbështetjen e
duhur në këtë rrugë.
-Çmimi që
morët dhe si u ndjetë pas çmimit?
Çmimi që mora
ishte "Miss Fotozhenia" në Gjermani në eventin ndërkombëtare të bukurisë
"Miss Queen of the World" si përfaqësuese e Shqipërisë. U ndjeva shumë
e vlerësuar nga pikët e jurisë si dhe çmimi.
-
Koplimentet
dhe përgëzimet kanë qenë të shumta nga të gjithë, por përgëzimet e para kanë qenë
nga miqësia ime.
-Kur ka
filluar si modele Rovena dhe kush ju ka ofruar për herë të parë?
Fillimet
në këtë fushë për mua kanë si pikënisje eventin e bukurisë "Miss Shqipëria"
në vitin 2009 ku unë konkurova. Më pas çdo gjë erdhi në rritje.
-Si jeni ndjerë në momentin e sfilatës së parë dhe çfarë modeli keni prezantuar.
Çfarë moshe
kishit?
Sfilatat
e para ishin shumë të bukura dhe emocionuese njëkohësisht pasi si në çdo fillim
nuk isha mësuar shumë me skenën.Kemi prezantuar veshjet e stilistes së njohur
Rezarta Skifteri. Tashmë u bënë rreth 3 -4 vjet. Athere isha adoleshente ….hahaaaaa
-Sa e vështirë
është sot të jesh modele?
Si çdo
fushë tjetër edhe modelingu ka mangësitë apo problematikat e saj. Duhen përmirësuar
disa aspekte kryesore të tij si pagesa, organizimi, etj.
-A jeni e
kufizuar nga jeta private me këtë profesion?
Kufizime
ka sigurisht p.sh në fundjava kur ka organizime për sfilata apo duhet të realizosh
një set fotosh nuk ke kohë të mjaftueshme për jetën private.
-Kur e
keni ndjerë veten me keq në profesionet tuaja?
Se di nuk
më vjen ndërmend ndonjë çast kritik haha deri tani ndjehem shumë mirë me profesionet.
-A jeni e
detyruar të mbani dietë dhe cila është dieta juaj?
Dieta
strikte jo ,por kujdesem ndaj ushqimit nuk duhen konsumuar pije gazuese apo
ushqime të yndyrshme.Pa harruar që faktori kryesor për të qenë në formë është palestra
të cilës i kushtoj shumë rëndësi.
-A ka
moshë ky profesion?
Sigurisht
që ka moshë dhe në vendet më të zhvilluara në modeling ka një limit të caktuar.Mosha
e duhur për këtë profesion vijon nga 18-26 vjeç.
-Cilat
modele me famë botërore janë idhull për ju?
Modelja
Adriana Lima dhe Irina Shayk.
-Një përkufizim
për dashurinë?
E vlerësoj
shumë si ndjenjë, por nuk e përkufizoj dot.
-Jeni
supersticioze?
Jo, nuk
jam nuk i besoj gjërave të tilla, por atyre reale dhe objektive.
-Mardhëniet
me kuzhinën dhe kuzhina juaj e preferuar?
Marëdhënia
me kuzhinën, kur kam kohë t'i përkushtohem asaj është shumë e mirë, Kur dua
gatuaj vërtet shkëlqyer.Kuzhina e preferuar janë disa, por po përmend spagetin
me fruta deti, peshku etj… haha.
-Cilat
janë problemet më pikante të femrës shqiptare sot?
Problemet
e femrës dhe rolit të saj në shoqërinë shqiptare janë të shumta, një ndër to do
të veçoja punësimin apo aktivizimin në fushën politike etj.
-Mendimi
juaj për bashkjetesën?
Mendimi për
bashkëjetesën është më se pozitiv e mbështes, si një etapë dhe fazë e nevojshme
për t’u kaluar para se të ndërmerren vendime përfundimtare.
-Motua
nga e cila udhëhiqeni në jetë?
Nuk kam
ndonjë moto specifike çdo gjë në jetë duhet të jetohet natyrshëm dhe pa
komplekse.
-Një ditë
pune e zakoshme?
Një ditë pune
e zakonshme fillon në mëngjës dhe përfundon mbasdite nëse ka të bëjë me
profesionin që kam zgjedhur "juriste". Pra mëngjesi është në zyrë ndërsa
ka të bëjë me artin me siguri që një ditë e tërë më shkon duke bërë foto për
revista.
-Ku
preferoni ti bëni pushimet?
Pushimet
i adhuroj (haha) sidomos në Spanjë,
-Cili është
për ju modeli i politikanes?
Jozefina
Topalli
-Veshja e
preferuar?
Veshjet
klasike, kryesisht fustanet që të tregojnë me së miri linjat, pa harruar edhe
takat haha.
-Çfarë vlerësoni
tek një njeri dhe çfarë kritikoni?
Vlerësoj
shumë inteligjencën dhe arritjet e tij në
jetë, ndërsa kritikoj mungesën e vullnetit, besimit në vetvete, inciativave etj.
-Keni
ndonjë peng në jetë?
Jam shumë
e re për pengje në jetë. Deri tani dëshirat dhe ëndrrat më janë realizuar.
Çështë familja
për ju?
Familja është
baza kryesore për ekzistencën e një personi, mbështetja më e madhe. për të. E
vlerësoj shumë.
-A ndihet
e vlerësuar femra shqiptare sot?
Vleresimi
është subjektiv varet sa e aftë je t'i arrish vlerësimet positive. Por mendoj që
ka mjaft femra të suksesshme në karrierë dhe në jetën e tyre private. Në Shqipëri
çdo gjë është në progres.
-A është shoqëria
shqiptare maskiliste dhe cilat janë format më shprehëse të saj?
Në disa
aspekte ka ende tipare maskialiste shoqëria shqiptare. Kjo evidentohet
kryesisht në fshatra apo zonat e thella. Disa nga format shprehëse janë mungesa
e lirisë për të dalë, e vendimarrjes, kufizimi i tyre duke i angazhuar vetëm me
punë shtëpiake etj.
A jeni e
dashuruar?
E theksova
më lart "dashurinë"e vlerësoj shumë si ndjenjë. Pa të nuk je asnjëherë
e plotë dhe një vlerësim i tillë e tregon më mirë përgjigjen… haha.
-Kur
ndiheni më mirë kur ju thonë jeni simpatike apo jeni inteligjente?
Ndjehem më
mire sigurisht kur më thonë "jeni inteligjente" apo më mirë akoma kur
thuhen të dyja.
-Cilat
janë planet tuaja në sirtar në mardhënie me idetë profesionale?
Planet në
sirtar janë të shumta duke i nisur nga shtatori kryesisht kanë të bëjnë me studimet
e juridikut.