Ishin orët e mbrëmjes, me tu afruar në pikën qe na referonte navigacioni ku u mbante turniri, nga larg na ranë në sy grumbuj sportistësh qe kishin mbaruar garat dhe kishin ngelur si spektator për ndeshjet në vijim. Nga larg u vërenin simbolet me flamujt kombëtar kuq e zi . Me tu afruar u përballëm me vështirësi qe ta gjetsh një parking për veturën qe ngisja. Aty edhe se ishte një parking i madh, por me qindra vetura kishin nxënë vendin e vet. Me tu afruar zëri i këngës shqiptare ma kujtonte Tiranën apo Prishtinën kur kishte ndonjë skuadër futbolli garat e vitit.
Kënga e shoqëruar me qytetar e qytetare në vallëzim te ri e te reja e bënte një harmoni qe vështirë se do ti harrojnë të pranishmit lehtë atë takim aq vëllazëror dhe kulturor. Diçka ma ne kënd të fushës se futbollit ishin te vendosura lodrat e fëmijëve qe vocërrakët loznin ne mes vete po sikur te ishin te një familje.
Fëmijët gjatë gjithë ditës duke lozur të bashkuar ne këtë ditë qe ishte edhe për ta një gëzim i botës se tyre
Ishte një kënaqësi e veçantë për neve qe na ranë në sy të gjithë të bashkuar, se bashku ne një takim sportiv qe mund ta quash edhe një takim spëktakular i organizuar me motive kulture arsimi dhe sporti që ishte një gërshetim për ruajtjen e identitetit shqiptar në Shtutgard të Gjermanisë.
Piknik ditor sport dhe kulturë lojë dëfrim me muzikë ushqime tradicionale shqiptare dhe harmoni vëllazërore.
Ishte një lloj pikniku me prezencën e te pranishmeve, aty u përfitua përshtypja se ishte bërë një organizim nga njerëzit e arsimit, të kulturës, po edhe të sportit qe na i mbesim borxh, po qe nuk përmendim çiftin bashkëshortor të arsimtareve të shkollës shqipe "Migjeni" në Shtutgard zonjën Zejnije & Zeqir Asllani po ashtu nga Shtutgardi, qe ishin si iniciator te këtij organizimi me bashkëpunim me klubet futbollistike dhe veprimtarë tjerë nga radhët e shqiptarëve qe jetojnë ne këtë rreth.
Pos kontributit në këtë turnir, ky qift bashkëshortor jepë kontributin e vet edhe në shkollat shqipe qe organizohen në disa paralele me mësim plotësues, mase miri, prononcimet dhe komplimentet për këta mësues i dhanë me dhjetëra prindër qe i kishin fëmijët e vet në shkollë të zonja Zejnije dhe zoti Zeqir Asllanit. Ky qift bashkëshortor ne bashkeorganizim me zotin Shaip Mushkolaj, i cili ishte shtëpiak i fushes sportive "Esgu në Unterturkheim, Mexhid Musolli, Arben Berisha kryetar i Klubit në Bernhausen, Sadik Shabanin trajner i futbollit dhe anëtar i këshillit te prindërve në shkollën shqipe "Migjeni" në Shtutgard, shkollën shqipe ne Ruit "Shpresa" si dhe shkolla shqipe në Vendlingen qe te gjitha te udhëhequra nga këta dy mësues.Turnirit ju bashkangjiten edhe disa aktivist në fusha të ndryshme siç ishin Muhamet Hoxhaj nga Boblingeni, udhëheqës i valëve të Radio Drijones dhe themelues i revistës së internetit "Kosovarimedia", nga mesi i disa prindërve dhe aktivisteve tjerë siç ishin:
Lutfi Bajrami, Nysret Osmani Sadik, Ylber, Valdete dhe Halime Shabani, Shaip dhe Fitim Mushkolaj, Mexhid Musolli, Fitnete Jashari, Nuredin Gjuraj, Zenun Koci, Muhamet Gashi, Shefki Gjuraj, Ylber Shabanaj, Hyse Koci, Abdyl Kastrati, Ryva Gjuraj, Zejnije Gjuraj, Sadije Gjuraj, Nuredin Gjuraj, Jusuf Elezaj, Flamur Rukiqi, Hyra Koci, Hatmane Gjuraj, Qamil Gjuraj, Avdush dhe Remzije Zylfijaj etj. Të gjithë këta ishin kontribues në organizimin e këtij turniri për fëmijët shqiptar. Zotërinjtë: Shaip Mushkolaj, Mexhid Musolli, Sadik Shabani dhe Zeqir Asllani ishin të kënaqur me pjesëmarrje qe theksuan se ne ketë manifestim ishin mbi 500 veta. Turma sa vinte e shtohej gjatë tërë ditës. Mirëpo supozohej se ishin mbi 500 veta. Me të dëgjuar këtë te dhënë se edhe vitin e kaluar ka pas ma tepër, iu shtrova pyetjen se këto takime i mbani shpesh?. Po thanë zoti Dibrani, keni të drejt, tanimë këto lojëra i kemi shpallur tradicionale. Pastaj, Zoti Asllani tha se i falënderoj përfaqësuesit e ekipit te futbollit nga Bërhauzeni të cilët kanë dhënë një kontrbut të madh të prirë nga zoti. Arben Berisha, e falënderoj Sadik Shabanin një sportist dhe aktivist i veçantë qe mund ta quajmë luanin e sportit të sotshëm po edhe i viteve paraprake.
Për pjesëmarrje në turnir ishin të lajmruar më shumë se 24 ekipe, nga të cilët morrën pjesë vetëm 14 skuadra të moshave 6 - 17 vjeç, 6 ekipe ishin të rritur dhe 2 ekipe të femrave të cilët poashtu dëshmuan në fushën e sportit.- 1. FC Besa Shtutgard
- 2. Shkolla shqipe “Migjeni”
- 3. KF "Pavarësia" nga Shtutgardi"
- 4. KF Gjakova "Siti"
- 5. Klubi Futbollistik i vajzave nga Shtutgardi
- 6. KF me ekipen 1 nga Reichenbachu
- 7. KF me ekipen 2 nga Reichenbachu
- 8. KF me ekipen 1 nga Wendlingeni
- 9. KF me ekipen 2 nga Wendlingeni
- 10. KF "Ost Shtutgardi"
- 11. KF "Kosova" nga Bernhauseni
- 12. KF "Dardania" nga Shtutgardi
- 13. KF "UÇK" nga Shtutgardi
- 14. KF "Trepça" nga Shtutgardi
- 15. KF "Mettingen" - 7/9 vj.
- 16. KF "Mettingen" - 11/13 vj.
- 17. KF Esslingen - 7/9 vj.
- 18. KF Plieningen" 11/13 vj.
Pos këtyre ekipeve qe u mbajtën garat për te rinjtë, u zhvilluan edhe ndeshjet garuese ne mes 6 ekipeve për te rritur nga prindërit e nxënësve sportist qe merrnin pjese.
Këshilli organizativ do të shpërblej të gjithë fëmijët pjesëmarrës me mirënjohje me mbi shkrim Shkolla Shqipe, kurse ekipet fituese të të gjitha grup moshave do të stolisen me kupën e më të mirit. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës në këtë turnir kanë zhvilluar loj fer dhe korrekte.Nga këto ekipe në Finale arritën të ndajnë medaljen e parë dhe të dytën KF Trepça dhe ekipi FC Cannstati nga Shtutgarti / Fituesi i finales FC Cannstati.
Çmime ju kanë dhënë të gjithë pjesmarrësve po edhe kupa janë ndar për vendet e para.
Vlen të cekët se këtë ditë madhështore e hapi solemnisht, Ansambli i valleve shqipe "MIGJENI" nën Koreografin e Xhevdet Nikqit, me valle nga trojet tona shqiptare, ku gjatë tër ditës të pranishmit u argëtuan me valle dhe këngët e tyre të preferuara.
Të pranishmit paten rastin të shërbeheshin me ushqim, për të cilën u kujdesua Mentori dhe pije freskuse, ku te gjithë ishin të kënaqur për shërbimet e ofruara. Duhet të cekën edhe Hesat Berisha, Muhamet Osmani, Ekrem Osmani, Ragipi, Milaim Zylfiu, Behxhet Osmani, Qail Ajdini, për ndihmën dhe kontributin e tyre.
Lojet në turnir u referuan nga Imer Zejnullahu me stafin e tijë.
Foto-Reportazh nga Luan (Asllan) Dibrani - Korrik 2012 / Shtutgard