Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Iku dhe Ali Podrimja...

| E diele, 29.07.2012, 06:54 AM |


Përparim Hysi

Iku dhe Ali Podrimja...

(elegji )

"Qaje si femër atë që nuk dite ta ruash si burrë " - Dolores Ibarrur

Iku dhe Ali Podrimja ?!!!!
Sa i bukur si  Poet !
Aq e madhe më është dhimbja
Si një mal që s'e nxë det !

Iku dhe Ali Podrimja ?!!!
Iku... apo e lamë jetim ?
Ma e madhe më është dhimbja
Sa nuk gjen fjalë për ngushëllim.

Ju që ia dinit "hallin"
S'kini të drejtë të derdhni lot
Si të shtirë ma kini  mallin
Edhe lotët,fare kot.

Thonë që vuante nga skleroza
(Sklerotikët:krejt fëmijë! )
Tek e qani,krejt "baloza"
Por nga mëndja,axhamij !

Sklerotikët janë si qelqe
(qelqet ruhen që mos thyhen)
Turp e faj mbajini mbi vete
Dhe të fajshmit s'kanë pse fyhen.

E latë vetëm  një thesar
E latë vetëm...shkoi,e humbi
Tash që humbi,qajmë me mall
Faji faqen do t'na skuqi.

Kësaj i thonë:vdis pa të dua
Një Podrimje s'vjen më kurrë.
Qajeni tash me lot si grua
Se s'e ruajtët dot si burrë.

Dhimbja...dihet:është e madhe
Dhimbja mal që s'e nxë det
Të stresuar dhe si në alarme
Nëpër vargje gjallë do mbetë.

Tiranë, 23 korrik 2012