| E shtune, 28.07.2012, 04:46 PM |
Të enjten,
datë 26 korrik 2012, në mesditë, në qytetin e Rreshenit si qendër e Mirditës, u
promovua libri i Rexhep Shahut, Apologji për Udhën e Kombit.
Në mjediset
e lokalit “Europa” ishin mbledhur dhjetra intelektualë e figura përfaqësuese të
Mirditës, drejtuesit e komunave të luginës së Fanit - aksit nga kalon Udha e
Kombit, me iniciativë të Nën prefektit të qarkut të Lezhës z. Gjon Pjetri dhe të
shkrimtarit e publicistit të njohur Ndue
Deda si organizatorë të veprimtarisë.
Të pranishmit
në diskutimet e përshëndetjet e tyre falenderuan qeverinë shqiptare që ndërtoi
Udhen e Kombit, që kjo vepër kalon nëpër luginën e Fanit, mespërmes Mirditës,
duke nxjerrë në dritë këtë zonë të begatë, të përbuzur e të harruar.
Pas çeljes
së veprimtraisë nga Ndue Deda, përshëndeti dhe përcolli mirënjohje për udhën
dhe për librin në mbrojtje të udhës nën prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri, i
cili e konsideroi Udhen e Kombit dhe këtë promovim si një nga ngjarjet meritore
dhe arsye për krenari në 100 vjetorin e shtetit shqiptar.
Emocionuese
ishte fjala e kryetarit të komunës Orosh, Aleksandër Lala, i cili u shpreh se
Udha e Kombit bashkoi kombin por nxori në dritë Mirditën. Ai u shpreh se së shpejti
një promovim me pjesëmarrje të gjërë për këtë libër do të bëhët në komunën e
Oroshit, nën kujdesin dhe iniciativën e tij si kryetar i kësaj komune me emër e
histori të madhe.
Gjon Kola
drejtor i arsimit në Mirditë u shpreh se kjo udhë është vepra më e madhe e
shqiptarëve dhe ai siguroi se do të ndihmojë që njerzit ta mësojnë edhe luftën
që është bërë kundër kësaj udhe edhe përmes këtij libri.
Në diskutimet
e tyre mesuesit e njohur të Rreshenit Artur Lazri e Pal Reçi pohuan krenarinë e
tyre që kjo udhë kalon nëpër Mirditë, që kjo udhë solli civilizim dhe
falenderuan autorin për librin.
Ish
kryetari i bashkisë Rreshen Gjon Deda duke sjellë impresione të tij të kohës së
ndërtimit të udhës, kohë në të cilën ai ka bashkëpunuar dhe bashkëndihmuar për
ndërtimin e saj, falenderoi ndërtuesin e saj, por dhe autorin e librit.
Kryetari
i komunës së Fanit Gjergj Prenga, komunë ku shtrihet Udha e Kombit, vec të tjerave
u shpreh se ai do ti bëje promovim në shokë e miq Apologjisë për Udhën e Kombit.
Në përshëndetjen
e tij redaktori i librit Izet Duraku, duke shprehur mirënjohje për organizimin
e këtij promovimi, u shpreh se nuk mund të bëhej në vend tjetër, pas Tiranës,
vec Mirditës promovimi i këtij libri. Pasi Mirdita e meriton për historinë e
saj, për sakrificat në shërbim të kombit shqiptar, ndëshkimet e rënda që ka pësuar
në diktaturë, për harresën që ia kanë bërë dhe me qenë se është shtrati i lumit
bashkues të shqiptarëve dhe trevë e krenarisë së shqiptarëve.
Autori i
librit, Rexhep Shahu tha se është privilegj që jemi në Mirditë. Meqenëse vendin
ku kalon Udha e Kombit e kanë quajtë planet të kuq, të djegur, e kanë quajtë Mars,
kishim obligim e kënaqësi të vinim këtu. Meqenëse sipas studiuesve të huaj e
vendas, rajoni nga kalon Udha e Kombit është shtrati i ashtit të formimit të kombit
shqiptar, nuk mund të anashakalohej për asnjë arsye Mirdita për të promovuar
Apologjinë…