| E shtune, 28.07.2012, 04:19 PM |
Revista Shqiptari kushtuar legjendës shqiptare të Suedisë, Sadulla Zendeli-Daja
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
E botuar
me kontribute vullnetare, revista e Nikolla Naços me traditë 124 vjeçare të botimit
me ndërprerje, vazhdon të dale sot e kësaj dite në qytetin që mban emrin më të bukur
të të folurit shqip, siç e karakterizonte Lasgushi Bukureshtin e rilindësve tanë.
Në faqet e para, pas ballinës dhe disa veprimtarëve të zellshëm të kësaj
kolonie, jepen portretet e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit, dy figura
legjendare që përfaqësojnë simbolin e Bashkimit Kombëtar.
Në kuadrin
e artikullit “Drita shqiptare e mërgimtarëve tanë”, bëhet fjalë për librin e
Nehat Jahiut kushtuar Sadulla Zendeli Dajës me fragmente si: “Titulli përcakton
vendin në gjeografinë e ndjenjave, ndërsa mendimi derdhet në vargje që dëshmojnë
se poezia është një guxim i mveshur me vesën e sinqeritetit dhe luciditetit. Jeta
dhe vepra e protagonistit të kësaj poeme
Krishti i
drejtohet Shën Palit për shpërndarjen e krishtërimit në Iliri dhe Nehat Jahiu e
konsideron personazhin e këtij libri si një misionar të lindur me dashuri
patriotike, intelektuale e atdhetare, si një intelektual me ide përparimtare,
siç kemi patur fatin ta njohim edhe ne para disa vitesh në një panair të librit
në Tetovë, me një libër ballinash të mrekullueshme kushtuar gjuhës shqipe dhe
lexuesve të saj. Jeta dhe vepra e Sadulla Zendeli Dajës është një jetë martirësh
që dit/e/natë mendojnë për Shqipërinë e bashkuar në totalitetin e Saj historik,
etnik dhe gjeografik. Sipas autorit të kësaj poeme të gjatë, ai është një shpirt
i ndjeshëm dhe poet “zemërkallur e zemërprush/ dashurinë për vendlindje nuk ta
ndali askush”.
Faktikisht,
këto ishin disa nga fragmentet e njohura që defilojnë në veprën respektive. Pason
një shkrim me titullin “Tungjatëjeta, Sadulla Zendeli-Daja”, i autorit Murat
Gecaj (publicist e studiues-Tiranë), sipas të cilit “Kur atij manifestimi
entuziast po i vinte fundi dhe Daja i kishte kryer më së miri detyrat e njërit
nga “të zotët e shtëpisë”, erdhi çasti të ndaheshim. Se ai do të udhëtonte përsëri
për në vendbanimin e tij, ku e prisnin bashkëshortja dhe njerëzit e tjerë të familjes.
Duke u përqafuar së bashku, jo pa mallëngjim dhe me emocione, i uruam atij shëndet
të plotë, begati e arritje në punë dhe lumturi në familje. Dajën e kam të fiksuar
ashtu të buzëqeshur në kujtesë, që na përshëndeste nga larg dhe në dorë mbante
një çantë, mbushur me libra të dhuruar. Por aty kishte edhe “Mirënjohje”, nga
QKSH “Migjeni” dhe kryesia e Shoqatës së Arsimtarëvë të Shqipërisë, për
veprimtarinë e tij të shquar: atdhetare, arsmiore e kulturore etj.”
Ate që e
bënin bijtë e shqipes dikurë, duke kërkuar krijimin, botimin dhe shpërndarjen e
teksteve të mësimit, abetare, gramatika, libra të këndimit dhe të shkencave, e
bën viteve të fundit Sadulla Zendeli Daja në diasporë. Nehat Jahiu shkruan për
mallin e dashurisë në shpirt e në sy, duke e përkujtuar Suedinë si “shtet me
vlerë” që i tha poetit “Eja te ne e futu brenda në bibliotekë!” Sadulla Zendeli
Daja u mor me kultivimin e gjuhës dhe traditave kombëtare. Sipas autorit, ai
hapi shkollën e parë shqipe për fëmijët shqiptaë, që ishin atje në Suedi me
prindrit si mërgimtarë. Dhe jo vetëm, kaq, ai hapi “edhe një shkollë tjetër me
burbuqe”, në Emmboda, dhe një në
Pason një
parathënie me titullin “Kosova si mburojë kreshnikësh me piramidë dashurie” kushtuar
Zyrfete Kryeziu-Manajt, që vjen në arenën e jetës shqiptare me uraganin e
dhembjes dhe dashuri magjike, duke na ofruar një buqetë të bukur këngësh lirike
të mbujtura me emocione në peshoren e zemrës me sytë e qiellit. Brenda kornizës
së inspirimit të saj, shkrep zjarri i ndjenjës me peshën e mendimit dhe
shpirtin e fjalës. Koha, fjala, dielli, lumi, valët e jetës dhe meditimi. Brenda
kopertinave të librit të saj, shkrep dashuria me rezet e diellit, ndërsa koha përflak
rrjedhën e jetës me meditime të çiltra dhe blerim zemrash. Sytë e qiellit,
sipas saj, s’mund të ndahen “nga vargu im”, sepse jeta është një uragan
dashurie me syrin magjik që të josh që në shkim të parë: “Në peshoren/ E zemrës/
Vendosa/ Fjalët e krisura/ Dhe dashurinë” (...).
Revista
Shqiptari del në kolor me rreth 50 faqe. Prof. Murat Gecaj shkruan mbi Dorelën
dhe Gadishullin e Skandinavisë. ”Populli i këtij vendi i do shumë shqiptarët
dhe disa nga këta kanë shkuar atje
emigrantë. Për fëmijët e tyre janë çelur
kopshte e shkolla, ku e mësojnë edhe gjuhën tonë të bukur shqipe. Por shqiptarët
kanë edhe një klub të tyrin, i cili e ka emrin e poetit tonë të madh kombëtar, “Migjeni”.
Aty mblidhen shqiptarët e moshave të ndryshme dhe në ballë të sallave të tij
kanë vendosur Flamurin tonë Kombëtar, me shqiponjën dykrenare. Sidomos me raste
festash, ata recitojnë, këndojnë e kërcejnë, sipas traditave tona popullore. Kur
po i flisja për këto dhe për gjëra të tjera për Suedinë, Dorela u kujtua që unë
i pata treguar se në Tiranë kishin ardhur dy shkrimtarë nga ai vend, pra miqtë e
mi Sokol Demaku e Bahtir Latifi.
Më pas, më dërguan edhe disa numra të revistës në gjuhën shqipe, “Dituria”, e cila botohet në qytetin Boras, ku banojnë ata. Por ajo më kishte parë, se i kisha derguar përshëndetje me anën e Internetit edhe një shkrimtari tjetër, të cilin të gjithë e njohin atje me emrin Daja (Sadulla Zendeli). Kështu kishte ndodhur edhe me studiuesin e gjuhës shqipe (albanologun) dhe mikun e Shqipërisë, suedezin Ulmar Kvik, me të cilin tani kam shkëmbim mesazhesh, përmes Internetit.” Pasojnë fotografi të ndryshme, në njërën nga to, nga e majta: Mr.Sadulla Zendeli-Daja, Prof. Bedri Paci, Prof. Murat Gecaj, Rrahman Rrahmani, Hajdin Selaci, Hysen Ibrahimi, albanologu Ulmar Kvik, Mursel Shkupolli, Prof. Viron Kona, Miftar Havolli dhe Prof. Fetah Bahtiri (Boras-Suedi, më 14 prill 2012).
Ju dua më shumë se vetveten
Është një
vështrim i Viron Konës kushtuar vëllimit poetik “Ditari i dhimbjeve”, të Sadulla
Zendeli – Daja. Nga mottoja kuptojmë se kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin
forcë, fuqi, ide…Nëse hyn në shpirtin suedez, gjen gjëra shumë të mira. Por
kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi.” Më tej
vlen të theksojmë se shkrimin respektiv e kanë botuar Zemra Shqiptare dhe
Dituria. Sa për ilustrim që shkon në favor të librit, vlen kjo konsideratë: “Sadulla
Zendeli – Daja, përdor mjeshtërish, një figuracion të pasur metaforik, madje të
mrekullueshëm në gjetje artistike, të dhimbshëm në përmbajtje: “Qengjat e
braktisur blegërijnë,/ Gjaku mbi barin e njomë pikturon,/ peizazhin e pranverës”.
Theksi i poezisë së Sadulla Zendeli – Daja, është atdhetar. Atij i qan zemra për
Kosovën martire, por është edhe krenar, sepse ajo e fitoi pavarësinë, me forcën
dhe mundin e vetë, me gjakun vetë…Dhe, ja, si vjen refreni: “I bini çiftelisë, atë dëgjojnë malet tona,/ Këndoni këngën e
lirisë, Këngën e pavarësisë…”
Sokol
Demaku bën fjalë për një fjalor të dobishëm, zbavitës dhe me një përdorim të thjeshtë.
Autor i fjalorit me titull “Fjalori im i parë i ilustruar”, është Sadulah
Zendeli – Daja me banim në qytetin Färjestaden të Suedisë emigrant që nga vitet
gjashtëdhjeta thotë: -Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfarë të bëja për
kombin tim? Përveç profesionit bibliotekar u bëra edhe mësues dhe... mësuesi ka
detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja
edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun.” Kaq
për momentin, pa e ridhënë krejt portretin e Sokolit për Dajën dhe veprimtarinë
e tij të bujshme në fushë të leksikografisë dhe albanologjisë, gjë për të cilën
do të bëjmë fjalë në numrin e dytë të Shqipatrit kushtuar këtij shqiptari të palodhshëm.
Në vazhdim jepet ballina e revistës Kosova, një fotografi me shqiptarë të Bukureshtit
para Kishës Shqiptare Më Një Ditë (1938), Inaugurimi i bustit të Naum Veqilharxhit
në Braila të Rumanisë.
Pason
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe presidentja e Kosovës,
Atifete Jahjaga, Laura Rushani në Klubin Diplomatik të Bukureshtit pranë Flamurit
kombëtar (28 Nëntor 2011), Afërdita Dauti-Xheladini, një hijeshi e rrallës
shqiptare në Gjermani, kujtime të bukura nga Rugova, ekipi i Televizionit të Kosovës
në Bukuresht (2008), poezia „Fjalëndrituri” e Nehat Jahiut, „Liqenjtë e Sharrit
ndriçojnë Skandinavinë tonë” e Sadulla Zendeli Dajës, kushtuar albanologut
suedez Ullmar Qvick, me vargje si: „Shtrojmë sofrën e mikpritjes kombëtare/ Për
ta nderuar e madh të shqiptarëve./ Këtu jemi pranë Jush o mik/ Mirëse vjen në gjirin
tonë/ O i madhi Ulmar Kvik!/.../ Miku i mirë është porta e Parajsës/ E miqësia dhunti e rrallë./ Ke ligjëruar
dhe shkruar të vërtetën/ Miqësinë shqiptare dhe suedeze/ E bëre të hareshme/ Dhe
përjetë të pavdekshme!”