| E shtune, 28.07.2012, 08:05 PM |
NJË
FRAGMENT NGA KUJTIMET E MIA:
SI U PRITA NGA SHOKËT E LUFTËS NË KOSOVË
NGA MURAT JASHARI
Në 14-vjetorin e zhdukjes pa shej pa dok të Behajdin Allaqit dhe Shaban Rexhep Shalës!
Në një mbrëmje Korriku 1998, Udhëheqësit e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi (Gjarpëri) dhe Kadri Veseli (Luli), kanë udhëtuar me një xhip, për Kleçkë. Me të zbritur nga xhipi kërkojnë nga K.S. t’ua sjellin dy të marrunit peng, të burgosurit, me shprehjen „ata dy spiunët“. Përgjegjësi i burgut atë natë i thotë Gjarpërit: „Zotri Suprem, këta të dy nuk janë spiunë. Njëri prej tyre është Sekretar i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës“. Mirëpo Gjarpëri, luftëtarit të lirisë i thotë: „Silli, silli këtu se unë e di se çfarë janë e kush janë ata, por m’i sill këtu“. E luftëtari u detyrua ta zbatonte urdhërin e supremit - të komandantit politiko-ushtarak. Pas pak, të dy „spiunët“ i sjellin duar lidhur dhe ua dorëzojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata i hypin në xhip ngadalë, ashtu të rraskapitur e duar lidhur! Se ku i çuan atë natë të errët, kush e vrau njërin e kush tjetrin, nuk dihet, por shumë shpejt do të tregojë e shenjta Kohë!
* * *
(…)
Në
mëngjezin e ditës së premte, të 14 janarit 2000, mbas 15 viteve në mërgim, si
rezultat i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, me në krye UÇK-në,
dhe gjakun e derdhur të mbi 2300 luftëtarëve të lirisë, - dëshmorëve të kombit,
unë së bashku me gruan shkelëm në tokën e lirë të Kosovës.
Autobusi
na la te restorant "Theranda" në Prizren.
I
telefonova Mixhës (Muharrem Dinës). Shpejt vjen djali e ju merrë, m’u përgjegj
Mixha. Nuk kaluan as nji çerek ore, arriti i zoti, i shpejti, trimi si i ati,
djali i Mixhës.
Ndërkohë
Mixha kishte lajmëruar shokët e Këshillit Popullor të LPK-së për Prizren e
Rahovec dhe ishin bë tok në shtëpi të Mixhës.
U
përshëndeta me të gjithë me përqafime, me dashuri e me përmallime.
Dhe pa
humbur kohë, ju drejtova Mixhës:
Si bre
Mixhë, a kështu i kemi pasur fjalët a? Unë e di që burrat kanë thënë - Për
popull e Atdhe jetën kemi me dhënë! Çka u bë? Pse armët e lirisë i dorëzuat te
miku i shkaut? A mos vallë sorra ua hëngri trutë?
Ku janë
armët, që atdhetarët nga Zvicra e vendet e tjera të Evropës dhe SHBA-së, pa
kurrfarë frike i sollën në tokën e shenjtë në Kosovë?
Ka pas
armë që edhe me disa shokë të tjerë i keni bartë nga Zvicrra për në Kosovë,
qysh prej vitit 1987. Dhe këto armatime ia keni dorëzuar Behajdin Allaqit?
A dinë
ndonjëri prej jush të më tregoj për Behajdinin, si shokë të ilegales që e keni
pasur, të kohërave më të rezikshme e të sakrificës „Ku e keni shokun e
ilegales, të madhin Behajdin Allaqin, anëtarin e Komitetit Drejues të LPK-së
dhe Sekretar ndërlidhës të Këshillave të Rretheve?!
Pse Mixho
dhe ju të tjerët, edhe pas një viti e gjys, nuk ja dini se ku pushojnë eshtrat
e tij. Nuk e dini ku e ka varrin, që ta përkujtoni, së paku një herë në vit, e
ti dërgoni lulkuqe të freskëta Kosove! Pse keni heshtur deri më tani dhe, me sa
po shoh në sytë tuaj, edhe në të ardhmen keni për të heshtur! Moni shokë
kështu, se kjo heshtje nuk ju bën nder as juve dhe as luftës, as të rënëve për
liri dhe as atyre që janë vrarë pabesisht mbas shpine.
Mixho dhe
ju të tjerë, kësaj heshtje nuk i thojnë burrni, por ligështi. Ushtarët e lirisë
këtë gjendje shpirtërore nuk duhet me e pranue. Ata që janë betuar një herë për
popull e Atdhe, dhe ribetuar me Emblemën e të shejtës UÇK, nuk duhet të heshtin
e të mendojnë çka po u sjell e nesërmja. Por duhet vetë ta sjellin të nesërmen.
Mixho dhe
ju të tjerët, kjo heshtja e juaj deri më tani nuk është burrnore e as
njerëzore. Të humbet shoku ma i mirë dhe të heshtni, nuk është diç normale. Jo,
jo Mixho!“
Mixhë, i
thashë më pas, a ka mundësi të ma lajmëroni bashkëluftëtarin e Komandant Kumanovës,
Haxhi Shalën, që në luftë e thirrshin - Topi, të vijë këtu e të më shoqëroj, se
dua ta vizitoj Shtabin e TMK-së në Prizren.
Pa u
mbush një orë, erdhi Topi. Edhe një orë e gjashtë minuta ndejtëm në konak te
Mixha.
Tani po
ndrroj konak. Gruan e çuam te familja e Topit dhe ne shkuam te Shtabi i TMK-së
së Prizrenit.
Edhe këtu
na pritën e na bënë muhabet shumë.
Të
nesërmen ishte përvjetori i parë në Reçak. Pra ishte 15 Janar 2000 (ditë e
martë). Me Topin shkumë te varrezat në Reçak. Aty takova shumë shokë të
Mërgatës. Takova edhe Ali Reshanin. Mbasi u krye nderimi dhe përkujtimi i të
masakruarve, Ali Reshani nguli këmbë që të shkojmë tek shtëpia e tij.
U vendos
me shku e me e vazhdu muhabetin te shtëpia e Aliut.
«Prina
Daja Ali»!
Motrat e
kishin mësuar se unë me gjithë gruan kemi ardhë në Kosovë.
Mbas tri
ditëve më treguan se janë te baca Isak Krasniqi, në Tërpezë.
Me Topin
shkuam dhe i gjetëm motrat e mia shumë të dashura.
U
përqafuam përmallshëm. Kishim një periudhë gati 15 vjeçare pa u pa. Përmallimi
ishte edhe më i madh ngase na mungonte vëllau ynë, Ismeti, pavarësisht se ishim
krenarë që ishim vëllezrit dhe motrat e tij.
Nga
Tërpeza kaluam drejt në odën e Xhelë Shalës, në Banjë.
Këtu u
bëmë më shumë kumanovarë. Kishte ardhë vëllau Xhemali me djalin Nderimin,
Kusheriri me djalë, dy dhëndurët e babës e të nënës, dhe tri motrat.
Muhabet e
sajgi, sikundër thonë te na në Kumanovë, deri në gjunjë.
Ka ora
03.00 e sabahit shumicën e muar gjumi. Ndërsa zgjuar mbetëm, unë, Çeliku,
Xhemali, Fatmir Shurdha, Topi, Shpëtimi dhe kusheriri im, Nafiu me djalë.
(Në
pyetësorin për Fatmir Limajn, çka më tha dhe çka i thashë, tashmë janë bërë
publike.)
Të
nesërmen, më 16 Janar 2000 (e mërkurë), dikur nga mbasditja, dolëm në vendin
historik, në Kleçkë.
Vizituam
ato shpija të shenjta dhe historike.
Kam harru
Çelikun me pyet se, ku ka qenë Burgu i SHP të UÇK-së?!
Vizituam
dhe ndejtëm në Odën e madhe dhe atë të Voglën, prej ku Jakup Krasniqi u paraqit
me Deklaratën e parë si zëdhënës i UÇK-së.
Shaljant,
e sidomos Skënderi,
Ka
mbrëmja na u bë me shkue e me i bë homazhe dëshmorëve të kombit, të varrosur
ndër do lisa.
Topi më
tha: Ja, ky është varri i Komandant Kumanovës, ku e kanë varrosur më 2 dhjetor
1998 (ditë e mërkurë)”.
U ofrova me grua dhe nuk disha çka t’i themë vëllait. Kisha shumë për t’i thënë, por s’e kisha ende të qartë se çka do t'i them. U ula kaçipupa. I çova selam shpirtit të tij me katër dova që i di që kur kam qenë 8 vjeç. Bana Amin!, dhe u ngrita në këmbë.
Prej aty
shkuam në Banjë, te Oda e Bacit Xhelë. Nuk munda më të qëndroja. U dorëzova. Më
mundi pagjumësia. Aty ka ora 23.46 minuta rashë me fjetë, se nesër, me kismet,
kisha me u taku me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Financave të
Qeverisë së Përkohshme Adem Grabovcin. Gjithashtu edhe me Lulin (Kadri
Veselin).
Mëngjezi
i ditës së enjte i 17 janarit 2000 mu duk se erdhi shpejt. Kjo ditë ishte e
shejt për mua, sepse është ditë përkujtimi për Heroin tonë Kombëtar Gjergj
Kastriotin-Skëndërbeun, si dhe për tre Heronjtë e Popullit: Jusuf e Bardhosh
Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Doja të
takohem patjetër me Hashimin në Prishtinë, se më kishte mbetur pikë në zemër,
qysh kur isha në burg.
Kur isha
në burg, Gruja më vinte çdo të mërkurë për vizitë, dhe vazhdimisht më thonte se
Hashimi po e nënshkruan kapitullimin. Unë të shkretës grua nuk i besojsha fare,
por i besojsha Hashimit dhe më vonë u kuptua se fjala e saj doli më se e
vërtetë. Më vinte inati, si gruaja me qenë ma e mençur se unë! Dhe prej atij
momenti kam vendos që gratë t'i respektojë për mençurinë e tyre.
Hyna te
objekti ku ishte alamet qeveria. Pas pak i është bërë me dije Çelikut se u
takova me te ballëpërballë në koridor. Ndërkohë kaloi Kryesupremi Hashim. Më
përshëndeti dhe duke më dhanë dorën dhe tha: Nuk vonohem shumë, kthehna
përsëri.
Hymë në
një zyrë të madhe, u ulëm. Tu bë Bismila, ja, arriti edhe Kryeministri. Përsëri
më përshëndeti për dore dhe pyeti: Kur ke ardhë?
Ulu, - i
thashë - t'i ndërrojmë ja dy - tri fjalë.
U ulë.
Nuk vonoi dhe një vajzë 16-17 vjeçare, me mini të shkurtër, na solli kafe me
ujë të pusit, në gotë.
O Hashim,
për hajr qeveria! - i thash, dhe vazhdova -
Si u bë që UNMIK-u, miqtë e Serbisë, me ju dhënë ultimatum që në fund të
muajit me ua dorzu çelsat. Kështu e ka, kur nuk respektohet dhe anashkalohet
faktori i brendshëm, populli liridashës e shumë i vuajtur e i përvluar prej
pushtuesve e prej sojit të vetë.
Hashimi,
nuk priti me krye muhabetin - më tha -
"Më fal Bac, se Buja, i madhi e i trashi po më presin, se kam adalet
mbledhje me ata të pushtetit lokal. Sa i takon luftës e ushtrisë, fol me
Fatmirin, ky është zv/ministër i Mbrojtjes dhe ta shpjegon ma mirë, se vallai
mos me shku tek Buja, nuk bën, më tha Hashimi dhe u ngrit."
Hajt,
shko, se edhe unë nuk kam kohë ma shumë me ndejtë këtu. Ndërsa ndër veti - në
heshtje, thashë: Shko e mos u kthefsh kurrë më! Sa më larg tokës së shejtë
shqiptare aq më mirë, se pa ty shqiptarët janë shqiptarë, krenar e me dinjitet.
Ndejta edhe pak dhe dola, se mendjen e kisha te Ministri i Financave Adem
Grabovci.
Më shoqëronin
vetëm dy ushtarë lirie.
Derisa
ushtarët shkuan me kërku A.Grabovcin, unë u ula në një lokal para Shtabit të
TMK-së (në podrum). Ishte lokal i dy vllezërve nga Besiana, të cilët shpejt e
kuptuan se kush jam dhe bënë shumë muhabet. Ata dy ushtarët e lirisë e kishin
gjetë Adem Grabovcin. Ademi kur më pa u turr të më marë n'grykë. I thashë: Mos
Adem, - i
thashë, një kohë kemi qenë shokë ideali, tani kanë ndryshuar punët për të keq,
si për popullin ashtu edhe për juve paska fillu teposhtëza. O Adem, Fondi i
shenjtë «Vendlinda Thërret» mos vallë është i yti, i babës apo miraz gruaja ta
ka pru në çezë? Ku e keni marrë atë të drejtë me ia ndërru emrin Fondit të
Shejt të U?K-së, o Adem?
"Paj
bac, po vallahi bac u desht"…, nuk i përfundonte fjalët kurrësesi.
Mirë bre
Adem, Peja jote është çlirue, por me këtë Fondin e Kosovës pse luani? Pse po
luani me paret e shejta të këtij populli? Çfarë geni e gjaku keni, bre? Kështu
si po veproni, nuk keni gjak shqiptarit, jo! Bile as të maxhupit - Jo! Hajt,
Adem, hajt, shko bëj biznes, se të ka ardhë vakti me ba qefe, biznese e
pashallëqe.
Shkoi dhe
nuk e lashë të më përshëndet. Dola dhe u nisa me shkue te Luli (Kadri Veseli),
me ja këthy vizitën. Këta ushtarët e lirisë, krejt birat i kishin ditë. Në
rrugë e sipër u ndalë një xhip para nesh, nja
O, Bac! a
paske dalë me na pa, a!?
Pas pak
arrita te Luli.
Ata
ushtarët e lirisë mbetën te dera jashtë, ndërsa unë hyna në atë farë ndërtese
në katin e parë, ku kishte zyrën e tij Luli si shef i Shërbimit të Fshehtë. Në
koridor kishin qenë tre të rij, dhe atij të parit që e kisha më afër i thash se
jam filani. Ai i treti ndëgjoi dhe hyni mbrena në zyrën e Kadris me i thënë se
ka ardhë dikush me ju taku. Kur doli nga zyra më tha se shefi është i nxanun,
duhet me prit pak! Eja mbas meje më tha, dhe më çoi në një skutë ku i mbushin
batertitë e telefonave. Ma ofroi një karrikë druri të çarë dhe shkoi te vendi i
vetë. U lodha tu pritë gati 1.46 minuta, dhe kur u bënë 2 orë e 6 minuta erdhë
ai djali i ri, (me flokë krejt të rrume), dhe më tha: Eja mbas meje!
Kur hyna,
Luli kishte qenë t’u bisedu me dikë, dhe mbaj mend se i tha atij, të më falësh
se më ka ardhur një njeri i madh.
Doli prej
asaj si byroje ku ishte dhe ma zgjati dorën duke më uruar mirëseardhje në
Kosovën e lirë. Bashkë me Lulin ishin edhe dy-tre vetë tjerë. Vetëm Ekrem
Jasharin e njoha. Pas 5-6 minutash hynë Elezi i 1985-ës, Elmi Reçica, Halit
Naxhaku dhe Isa Demiri.
Sa
filluam të pyesim njëri - tjetrin, për tu futur në muhabet, cingërroi telefoni,
u lajmëruan G2 (SHIK-at) e pasluftës, i treguan shefit se diku në kufi i kanë
zënë 20 çisterna me karburant. Kadri Veseli, pasi mbaroi bisedën në telefon,
tha: "Me këtë rast Del edhe për Bacën diçka"!
U pa se
nuk kishte atmosferë për bisedë, u përshëndetëm ashtu si mundëm dhe Lulin nuk e
kam parë më, deri më 25 Gusht 2008 (e hënë), kur isha te varrezat e dëshmorëve
në Kleçkë.
***
Më 23 Janar 2000 në mbrëmje, Jonuz Musliut ja
dhamë një thesë me emblema të UÇPMB-së dhe u nis me mision në Kosovën Lindore
ku po bëhej gati UCPMB-ja për luftë, ndërsa më 24 Janar Haxhi Shala -Topi, mua
dhe gruan time na përcolli deri në kufi me Shqipërinë për tu kthyer nga Tirana
në Zvicërr, sepse i kishim biletat kthyese të aeroplanit nga Tirana për në
Cyrih, për datën 25 Janar. Për shkak të borës së madhe nuk shkuam mëtutje, dhe
u detyruam me u kthy përsëri në Prishtinë. Të nesërmen (25 Janar) udhëtuam me
aeroplan nga Prishtina në Rinas (Tiranë), dhe biletat i pagoj Shtabi i TMK-së.
Meqë nuk arritëm me kohë në Rinas, fluturimi për Cyrih dështoi, dhe na u
deshtën edhe 200 DM shtesë për biletën e "djegur", por unë nuk i
kisha. Në Tiranë, takova një veprimtar Hamëz Morinën dhe pasi ia tregova hallin
tim, më siguroj se ato para do t'i gjej diku. E mbajti fjalën. 200 DM i kishte
marrë te Gani Thaçi (vëllai i Hashim Thaçit) i cili në Tiranë e kishte hapur
një argjentari! Biletat i siguruam dhe më 26 Janar 2000 (e mërkurë) nga Rinasi
fluturuam për në Cyrih të Zvicrës.
(…)
Fribourg
(CH), 28 Korrik 2012
MURAT
JASHARI - BACA
Orizare-Kumanovë
Adresa
kontaktuese: lumi56@hotmail.ch