| E premte, 27.07.2012, 07:55 PM |
Nga folklori
ynë burimor :
KËNGË
DASHURIE NGA MALËSIA E GOLLAKUT
Mbledhur nga
: Demir KRASNIQI
KU PO RRIN RRUSHJA ME STAN
(Metergoc-Llap)
E ku po rrin,
Kjo Rrushja me stan?
N’ Mitrovicë,
Shpijat me pllan!
E hajde, hajde,
Rrushja e Beligratit,
E ta ngjet baca,
Dhamin e dukatit!
E hajde, hajde,
Rrushja e Gjakovës,
E ta ngjet baca,
Dukatin e dorës!
E hajde, hajde,
Rrushja e Deçanit,
E ta ndreqë baca,
Kablushën e ballit!
E hajde, hajde,
Rrushja e Prishtinës,
E ta blenë baca,
Fustanin e shpinës!
Prishtinë, 1974
QATJE POSHTË O NËR QATË BLI
(Baçevishtë – Llabjan)
Hej, qatje poshtë, o, nër qatë
bli-e,
Ih, e lumja une!
Pashë ni cucë tuj ruejt do
dhi-e,
Ih, e lumja une!
Hej, ju afrova dalngadale,
Ih, e lumja une,
Dhe ia fola dy – tri fjalë-e,
Ih, e lumja une!
Hej, çka ke lypë, o baba i çikës,
Ti, te na me ardhë?
Djali i jonë, asht me detyrë,
Çikën e ka marrë!
Llabjan, 1979
MINDILI ME BOJË
(Kalaticë – Llap)
Mindili me bojë,
Mindili me bojë,
Pse s’ më flet me gojë,
Moj vetullhollë?!
Mindili me t’ bardhë,
Mindili me t’ bardhë,
Nuk e la pa t’ marrë, moj,
Nuk e la pa t’ marrë!
Prishtinë, 1974
ÇKA KA DIELLI QI ASHT NALË
(Llukar – Prishtinë)
Çka ka dielli, qi asht nalë?
Rrezen – Raza ia ka nalë!
U nalë dielli përmas hije –
Kurrë s’ kam pa kso bukurije!
U nalë dielli po kqyrë me sy –
Lum aj djalë, qi t’ paska ty!
Prishtinë, 1974
DU ME T’ DHANË MOJ BIJA IME
(Llabjan – Prishtinë)
Baba:
Du me t’ dhanë, moj bija ime,
Për ni arsimtar!
Vajza:
Nuk due, baba im,
Nuk due!
Ati, i thonë arsimtar,
T’ gjithë më thërrasin, oj
budallë!
Nuk due, baba im,
Nuk due!
Baba:
Du me t’ dhanë , moj bija ime,
Për ni inxhinier!
Vajza:
Nuk due, baba im,
Nuk due!
Ati, i thonë inxhinier,
Mue m’ thërrasin, oj beter!
Nuk due, baba im,
Nuk due!
Baba:
Du me t’ dhanë, moj bija ime,
Për ni djalë hazret!
Vajza:
E due, baba im,
E due!
Ati i thërrasin, o hazret,
Mue m’ thërrasin, oj syret!
E due, baba im,
E due!
Baba:
Du me t’ dhanë, moj bija ime,
Për ni avokat!
Vajza:
E due, baba im,
E due!
Ati i thërrasin, avokat,
Mue m’ thërrasin, o dukat!
E due, baba im,
E due!
Llabjan, 1979
KADIFE LALË KU M’JE RRITË
(Gërbac-Medvegjë)
Kadife lalë, moj,
Ku m’ je rritë?
Oh, me çoban,
More, tuj mahitë!
Kadife lalë, moj ,
Ku m’ je kan?
Oh, te torishta
Tuj mjelë gjanë!
Kadife lalë, moj,
Sytë e zi,
Oh, ty t’ka baca
Si lejthi!
Kadife lalë, moj,
Buz’ t e kuqe,
Oh, ty t’ka baca
Si berbuqe!
Tugjec më 26. 10. 1970.
KNOJNË BYLBYLAT N’ TEL T’ SHARKISË
(Prishtinë)
O, knojnë bylbylat, o në
tel t’ sharkis-e,
O, për hajr darsma, more i
Zoti i shpis-e!
O, për hajr darsma, more, për shumë
vjet-e,
O, Zoti t’ dhasht-e, o shumë
bereqet-e!
O, tu rrittë nera, hajde për shumë dit-e,
O, kurrë mos t’ mett-e, oh, çanta eksik-e!
Oh, na u ka mush-e, oh, oda me
tim-e,
O, jarabi-e, oh, t’ ardhshumë
për gzim-e!
O, të dhasht Zoti, o, shnet e
kuvet-e,
O, me shoqni-e e me muhabet-e!
O, t’ kaloftë darsma, haj me shumë
shyhret-e,
O, shalla e ban-e naj zafjet
ma shpejt-e!
O, kit shoqni o na tubon
apet-e,
O, veç për gzime edhe për
lezet-e!
O,për zog mali, fjalë ne me na
çue,
O,nuk pritojmë na për me ardhë
me knue!
O, nuk po thojmë, na veç pse
po kem çef-e,
O, për shoqni, na me ta ba
shyhret-e!
O, përgjithmonë, o Zoti të
uroft-e,
Oh, nera jote kurr mos t’u
harroft-e!
O, djali – nusën, oh ta
trashigoft-e,
O, djalë mas djali, familja
t’u shtoft-e!
Prishtinë, më 1967
KUR E NISUM LOJEN ME LUE
(Kishna Pole-Gjilan)
Kur e nisum lojen me lue,
E kem ditë qi kem me u mnue!
O, Agron, i gatë si plepi,
Kem me t’ shtrue për drrasë
çenefi!
O, Agron, i gatë si bungi,
Kem me t’ ba si shkumë sapuni!
O, Agron, o veshtë si klysh,
Sa mut sheh, i banë yrysh!
O, Agron, o i biri i dashit,
Kah po shkon, bërtet sokakit!
O, Agron, o i biri i dhijes,
Kah po shkon, bërtet
çarrshijes!
Prishtinë, 1974
O MOJ FISTAN MIRA
(Slivovë-Prishtinë)
O, moj fistan-mira,
Afromu ma ngat;
Qenke vajzë e bukur –
Mu ke ba marak!
Larg ta njeva zanin,
Me mall po t’ ndigjoj;
Ta kam ble xherdanin –
S’kam për ka ta çoj!
Hypa n’ maje t’ mollës,
Edhe po t’ kërkoj;
Ta kam ble orën e dorës,
S’kam për ka ta çoj!
Slivovë, 1979
OH MORE RRUSHI I ZI
(Tugjec-Gollak)
Oh, more rrushi i zi,
Oh, um baca për ty!
Oh, more rrushi i verdhë,
Doku rrimë najherë!
Oh, more rrushi i bardhë,
Nuk e la pa t’ marrë!
Tugjec, më 21. 10. 1970
OJ TI ÇIKË N’ KAPIXHIK
(Prishtinë)
Oj ti çikë n’ kapixhik,
A je nuse, a je çikë?!
-Me kan nuse, i lshoj zylyft,
Po jam çikë, shaminë nër fyt!
Shaminë nër fyt, n’ pshellak
të zi –
Lum aj djalë, që m’ shtin në shpi!
Prishtinë, 1974
PIKË ME RREMA SHERO
(Prishtinë)
Pikë me rrema Shero, Shero,
Hajde, pikë me rrema!
Ndajë zylyfet, Shero,
N’ katër rrema!
N’ katër rrema, Shero, Shero,
Hajde fije, fije!
Kur t’ mërzitëm, Shero,
Vi e rrij-e!
N’ bashqen tande, Shero, Shero,
Hajde, ndër nji hije!
Oh, lum bafsha, Shero,
T’ kam kojshi-e!
Haj, lum bafsha, Shero, Shero,
Hajde, t’ kam kojshi-e!
Ngihum gaz, oj Shero,
Dhe mahi-e!
Prishtinë, 1974
ME PAS KAN SI TI E MIRË
(Prishtinë)
Me pas kan si ti e mirë –
As s’ bajë rruaza, as s’ bajë
lirë!
As s’ bajë rruaza, as s’ baj
lirë,
E bajë orën me zingjirë.
Me pas kan si ti e hollë –
Mu kish ngra bardaku n’ dorë!
Mu kish ngri bardaku n’ dorë –
Gjysa akull, gjysa borë.
Prishtinë, 1974
XHAMPER T’ KUQ ME JAKË TË BARDHË
(Llabjan-Prishtinë)
Xhamper t’ kuq me jakë të
bardhë,
Hajde djalë, o, n’ dash me m’
marrë!
Hajde djalë, se jam taman,
O, për besë, nanën, ktu se
kam!
Ku e ki nanën, mori vajzë?
O, për besë, m’ ka shkue te
dajtë!
Sa ditë rrinë, o, mori vajzë?
Nja dy ditë, more, ti djalë!
Pe çoj vllavin, t’ rrinë ni
javë -
Hajde djalë, te dada Havë!
O, moj nanë, çka me t’ kallxue
–
Motra po don me u fejue!
Me ka bir, don me u fejue?
Me atë “Currin”, qi ka kalue!
Llabjan, 1979
***** Demir
Krasniqi : “Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, më 2008.