Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Eu Ali Podrimja

| E premte, 27.07.2012, 07:52 PM |


Dibran Demaku

EU ALI PODRIMJA

Kosova është Gjaku Yt që nuk flet
me lirikat tua sot flasin fushat malet

Eu Ali Podrimja bir i Dukagjinit
mos e pikëllo bre burrë sonte valën e Drinit

Eja në mes miqsh të ndezim nga një cigare shpuzë
se kënga jote rrjedh e rrjedh në muzë

Dikush po rren se ti ke mbetur në një pyll
-Jo! Ti veq ke shkuar të kapësh një yll

Dhe me yllin e zënë të kthehesh tek toka Nënë
dhe të vazhdosh poezinë përgjysëm të lënë

Eja! mos vono! Ne të presim
se as ti as poezia kurrë nuk vdesin

Tronditëse...Tronditëse gjithçka e jote
o i madhi ndër të mdhenjt e kësaj bote

Lum Lumi...Lum Lumi, o i lumi
zgjona nga harresa mos të na zërë gjumi

Kosova është Gjaku Yt që nuk falet
me lirikat tua sot e nesër flasin fushat malet...