| E premte, 27.07.2012, 07:14 PM |
DOLI NGA BOTIMI LIBRI “SHEKUJ ZGJOJNË NGA GJUMI” autor: ISMET KRASNIQI
Nga Mark NIKAJ
Doli nga botimi libri “Shekuj zgjojnë nga gjumi” dueti Salih e Feriz Krasniqi, i autorit Ismet Krasniqi, botues “Epoka e re”.
Libri u botua kur po kremtokme dy jubile të mëdhenj: Kremtimin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqiperisë dhe 46 vjetorin kur Salihi e Ferizu zune vendin e parë në festivalin nderkombetar të folklorit në Langolen të Anglisë që u mbajt prej 04-10 korrik të vitit 1966.
Pas dy botimeve të më parshme
mbi rapsodet e mirënjohur Salih e Feriz Krasniqi, i pari nga Mr. Tahir
Foniqi “Dueti legjendar Salih e Feriz
Krasniqi”(botomi i parë dhe i dytë) dhe libri i dytë “Këngë popullore I e II” të
autorit Muharrem Gashi, që përfshijnë dy vëllime me tërë repertorin e këngëve të tyre e tani
së fundi Ismet Krasniqi na del me një
vepër gjithëpërfshirëse dhe me një titull metaforik e mjaft domethënës “Shekuj
zgjojnë nga gjumi”.
Ismet Krasniqi në një
mënyrë ka larë një borxh ndaj këtyre
shahirave. Autori i librit Ismet Krasniqi nuk është nisur nga një
qëndrim i ngushtë familjar edhe pse i
takon kësaj familje, por është nisur nga roli
, rëndësia dhe nga vlerat e pa mohueshme të lëtyre aedëve kombëtar, që
na i kanë lënë si vlera të përjetshme të
artit popullor .
Autori i këtij libri ,Ismet Krasniqi ka bërë një punë të çmueshme duke i nxjerre në pah vlerat,autoritetin dhe
madheshtine e këtyre këngëtarëve që i kanë pasur, i kanë dhe do t`i kenë gjithmonë.
Libri në fjalë është tejet i begatshëm në përmbajtje: Përfshin të
dhëna nga jeta e tyre, kujtime të bashkëkohësve dhe vlerësime të dijetarëve të
fushave të ndryshme të dijes njerëzore: muzikologë,shkrimtarë,studjues të
letërsisë e folklorit në
veçanti,studiues të kulturës popullore e të traditës kombëtare, këngëtarë, poet
e tjerë, ku të gjithë së bashku e plotësoknë personalitetin e këtij dueti
legjendar.
Kjo jep mundësi që t`i njohim pak më thellë këta këngëtarë ,e jo vetem ,përmes telave të sharkisë e
çiftelisë. Do të thotë se i tejkalojnë
vlerat e odave të burrave duke u ngritur në vlera kombëtare dhe duke begatuar kulturën popullore shqiptare.
Autori i librit u ka ofruar të gjithë dashamirëve të artit muzikor
të dhënat që është dashur të dihen për këtë duet legjendar. Prandaj lezuesi ka
çka të lexojë dhe ka çka të mësojë për
ta.Por duhet përmendur se për ta
shkruar një vepër të këtillë, autorit iu ka dashur shumë
kohë,shumë mundime,shumë udhëtime dhe shumë biseda me njerëz të ndryshëm të
fushave të ndryshme të dijes njerëzore, për ta plotësuar përsonalitetin e tyre
prej artisti.Autori në libër ka paraqitur edhe anekdota, se edhe ato janë pjesë
e krijimtarisë shpirtërore e tyre dhe janë pjesë e anekdotave.
Salih Bajrami ka qenë mjeshter i tyre që jo vetem ka ditur t`i
tregojë në momente të duhura por ka ditur t`i krijojë aty për aty, prandaj ky
rapsod ka qenë një njeri komplet i odave të burrave: si këngëtar,si njeri i
fjalës dhe i rendit në odë por edhe i humorit. Prandaj vdekja e këngëtarëve të
këti kalibri është humbje e madhe për kulturën kombëtare, sepse një pjesë të
saj e marrin me vete, nese nuk kemi
mundur t’i shfrytëzojmë krijimtarinë e tyre artistike për deri sa ishin gjallë.
Vepra e rapsodve Salih e Feriz Krasniqit kurrë nuk do të shuhet dhe sa të tingllojë
teli i çiftelisë ndër shqiptarë do të permendet edhe emri i Salih e Feriz Krasniqit si model i këngëtimit shqip
Sot kur ka rënë folklori , kur ka ndryshime të mëdha në stil dhe
kur ka edhe rryma të huaja, kur odat e burrave u shndërruan në kanagjeçe grash ,do të duhej të dëgjojmë
sa më shumë këngëtaret e mëdhenj të popillit tone për të mësuar prej tyre siç
që janë Salih e Feriz Lrasniqi, Riza Bllaca, Bajrush Doda, Dervish Shaqja, Sefë Mleqani, Ymer Riza, Ibish Mulaku e shumë të tjerë.
I tërë opusi krijues i Salih e Feriz
Krasniqit lidhet me atdhetarizmin, lidhet me temat e motivet për çlirimin e
Kosovës e për bashkim kombëtar.
Këta dy rapsodë i gjejmë në Manifestimin e kremtimit të
100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1978, ku u paraqitën me këngët:
"N`Fushë t`Kosovës lidhet jezeri", “Ranë n`Mirditë tre kapetana"
dhe kënga "Na u ba Lidhja e Prizrenit". Ndërsa në vitin 1966 në
Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Langolen të Anglisë,para 46 vjete u paraqitën me këngët: "Lulëzoi fusha,
lulëzoi
Me plot të drejtë në një rast etnomuzikologu Bahtir Sheholli pat
thënë: "Salihut e Ferizit gjithherë ju shkrepi goja mirë e mbarë".
Libri “Shekuj zgjojnë nga gjumi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i autorit Ismet Krasniqi, para disa dite u prezantua dhe u perurua në Etno Fest që u mbajt në fshatin Kukaj.Perurimin e drejtoi Salih Zogjani, ku së pari filluan me anekdota e barcoleta e me këngë të kënduara nga djali i Salih Bajramit, Naim Krasniqi.Për librin folen: redaktori i librit, publicisti Prend Buzhala, pataj prof. Dr. Zymer Neziri dhe Mustafë Xhemajli, Autori i librit i falenderoi të pranishmit për pjesmarrje në perurim e veçmas falenderoi organizatorin që kishte krijuar kushte të veçanta perurimi duke kujtuar të kaluaren mbi një gjymës shekulli. Promovimi i librave u bë në “Oden e Shkurtanit” të improvizuar në kushtet e dikurshme.Oda e mbushur me mysafirë, ku prit njani e qit tjetri, e të gjitha lidheshin me rapsodet e veçmas me Salih e Feriz Krasniqi.
X X X
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë dhe Klinë në
bashkëpunim me Shoqatën për kulturë dhe letërsi “ Tafil Kelmendi “ dhe Klubin e
shkrimtarëve “ Vorea Ujko “ organizon perurimin e librit “Shekuj zgjojnë nga
gjimi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i aitorit Ismet Krasniqi .
Aktivitetin e drejtoi Mehdi Krasniqi ,kryatar i Shoqatës për
kulturë dhe letërsi “ Tafil Kelmendi”.
Për librin folen: recensentet e librit Dr. Xhavit Aliçkaj e Dr.
Sabahajdin Cena, pastaj redaktori i librit , krijuesi dhe publicisti Prend
Buzhala. Drejtori i DKRS në Malishevë. Muvledin Mazreku i pershendeti të
pranishmit dhe vlerësoi librin dhe kontributin e Salihit e Ferizit
dhënë folklorit. Ndersa Dr. Mehmet
Rukiqi njohes i madh i folklorit e veçmas të rapsodve Salih e Feriz Krasniqit,
foli për vepren e tyre artistike në folklor si dhe per veprat e shkruar deri tani për këta dy
rapsodë, si libri “Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi” të Tahir Foniqit,
pastaj libri i Muharrem Gashit “Këngë
popullore” dhe tani librin po sa e kemi marrë në duar, “Shekuj zgjojnë nga
gjumi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i aitorit Ismet Krasniqi. Perurimin e shoqeroj kenga e Naim Salih Krasniqit
e Avdyl Krasniqit, nipi i Ali Pacit
dhe Valbona e Petriti nipi e mbesa e
Ferizit.