Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Akademia për Prof. Dr. Hasan Kaleshi

| E enjte, 26.07.2012, 07:54 PM |


Dr.sc. Ilmi VELIU

AKADEMIA PER HASAN KALESHIN

Me 14 korrik 2012 në Kwrcovw nwn organizim të drejtorit te Muzeut të Kërçovës,Dr.Ilmi Veliu, u mbajt  Akademia shkencore kushtuar dijetarit eminent shqiptar

 

PROF.DR. HASAN KALESHI

1922-1976

AKADEMIA U ORGANIZUA NË KUADËR TË  100 VJETORIT TË NGRITJES  SË FLAMURIT DHE 90 VJETORIT TË LINDJES SË PROFESORIT

 

 

P  R  O  G  R  A  M  I

-Hapja : Dr.sc. Ilmi Veliu, Drejtor i Muzeut dhe Organizatori i Akademisë

-Fjalë përshëndetëse nga perfaqesuesit e partive politike, komunave dhe organizatave joqeveritare

-Fjale pershendetese, Prof. ILaz Kadriu, Diaspora shqiptare Amerike,(derguan me shkrim) Musa Gashi-Prishtine, Hysen Kaleshi-Stamboll, Omer Kaleshi-Paris,Xhelku Maksuti  Komuniteti shqiptar ne Rumani.

-Fjale rasti,  Prof.dr, Riza sadiku……

SESIONI I PARE, REFERIMI 10 m.

KRYESIA E PUNES: Tahir Zajazi, Feti Mehdiu, Ilaz Kadriu, Mehdi Polisi

1.Dr.sc. Ilmi VELIU, Drejtor i Muzeut të Kërçovës

"Burime empirike mbi trungun familjar te Prof.dr.Hasan Kaleshit".

2.Akad. dr. Feti  MHDIU, Fakulteti Filologjik, UP - Prishtinë

Kontribute  shkencore të  Prof.dr.Kaleshit të botuara pas vdekjes së tij”.

3.Prof. dr.Tahir  Z AJAZI, USHT, Tetovë

“ Prof. dr Hasan Kaleshi, i veshtruar nga këndi i kritikut shkencor”

4.Dr. sc. Nehat KRASNIQI, F. Filologjik, Prishtinë

"Mendimi  kritik shkencor i Prof.dr. Kaleshit per trajtimin e periudhes

osmane ne historishkrimin shqiptar".

5. Prof dr. Mehdi  POLISI, Fakulteti Filologjik, UP Prishtinë

“Kontributi shkencor i Prof. dr.Hasan Kaleshit per drejtshkrimin shqip”.

6.Prof. dr. Daut  BISLIMI, Instituti Albanalogjik, Prishtinë,  “Kontributi   i  Prof. dr  Kaleshit në revistën  Gjurmime  Albanalogjike - Prishtinë”

7.Dr.sc. Musa VILA, Fak. Studimeve Islame - Prishtinë

"Kontributi i Ahmed Kaleshit  në Kulturën dhe Trashëgiminë  Islame".

8.Mr.sc. Nuridin AHMETI, I. A,Prishtine.”Hasan Kaleshi- ndërthemeluesit dhe bashkëpunëtor shkencori i Institutit Albanologjik të Prishtinës"

9.Dr.sc. Irfan MORINA, Fakulteti Filologjik  UP Prishtinë,

“Kontributi i dr. Hasan Kaleshit në Turkologji”.

10.Prof. Ilaz KADRIU, Komunitetit Kerçovare, Chicago,

"Porosia e Prof.dr. H. Kaleshit, dhene Diaspores Shqiptare ne Chicago”

11.Mr.sc.Qani MEHMEDI,  Akademia Diplomatike Shqiptare,

“Profili njerzor dhe shkencor i Prof.dr. Hasan Kaleshit”

12.Prof. Ramadan SHKODRA, Prishtine."Kontributi I Prof. dr. Hasan Kaleshit për objektet monumentale islame tek ne"

SESIONI I DYTË: 14.00, REFERIMI 10 m.

KRYESIA E PUNES: S. ElezI,  N. Krasniqi, Irfan Morina, H. Mustafa, D.Bislimi

13.Prof. dr.Ismet D ERMAKU, Universiteti i Prishtinës

“Si e kame njohur  Prof. dr. Hasan Kaleshin”

14.Prof,  dr.Halim P U R E L L K U, Fak.Filozofik  USHT  Tetove

"Kontributi i Prof. dr.Hasan Kaleshit dhënë Historiografisë Shqiptare".

15.Prof. dr.Aavzi  MUSTAFA, Fakulteti Filologjik, Shkup

"Kontributi i  Prof. dr. Kaleshit ne ndricimin e  disa figurave te jetës

politike dhe kulturore shqiptare ne Maqedoni."

16.Dr.sc.Sefadin  ELEZI, Fakulteti Filozofik, USHT Tetovë

“ Kontributi i  Prof. dr. Hasan Kaleshit dhene per disa figura te Rilindjes

Kombetare, me theks te veçantë për Jusuf Ali Bej Premka”

17.Dr.sc.Gëzim X HAFERRI & Akd.dr.Feti M e h d i u, UP Prishtinë

“Kontributi i Prof.dr. Hasan Kaleshit për Institutin Albanologjik në prizmin e  korrespondencës me autoritete  shkencore jashtë vendit”

18.Prof.dr. Dervish HALIMI, Fakulteti Filologjik, USHT Tetovë

“ Prof. dr. Hasan Kaleshi, Poligloti më i madh i trevave tona".

19.Prof. dr. Riza  SADIKU, Këshilltar në Muzeun e Kosovës,  Prishtinë,

”Kontributi shkencor  i Prof.dr.Kaleshit  Historisë  Kombëtare  Shqiptare”

20.Kasam HASANI, jurist - Shkup, Studimi i Hasan Kaleshit per ndikimin e Kanunit te Leke Dukagjinit ne sitemin juridik te perandorinse osmane”

21.Mr.sc.Nexhat  MEHMEDI, Shf, MM. Kërçovë,

“Kontributi i  Prof. dr. Hasan Kaleshit  ne veprimtarine politike, letrare dhe kombetare te  Faik Konices.”

22.Mr.sc. Jahja HONDOZI, Fakulteti Filologjik, Prishtine,

“Kontributi  Prof.dr. Hasan Kaleshit, në Periodikun Shkencor të Kosovës”.

23.Mr.sc.Sadik MEHMETI, Arkivi Shtetnor i Kosovës, Prishtinë

"Kontributi i Prof.dr.Hasan Kaleshit për dorëshkrimet orientale".

24.Doc. dr. Lulzim A l i u, Fakulteti Pedagogjik, Shkup,

“ Prof. dr. Hasan Kaleshi midis shqipes dhe orientalistikes

DISKUTIMET:...3 minuta,  Pushim, 30 minuta

19.00, FILM DOKUMENTAR - SHKENCOR, Inçizuar në vitin 1971, Prizren, nga Instituti i Getyngenit (Gjermani), ne te cilin film  flet, Prof. Dr. Hasan Kaleshi

Fjala permbyllese: prof.Dr Tahir Zajazi

Donatorët të cilët e ndihmuan financiarisht mbajtjen e Akademisë:

-Ministria e Kultures

-“Komuniteti Kërçovarë” në Chicago, i perfaqesuar ketu  nga  Ilaz  Kadriu

TELEGRAME PERSHENDETESE PER AKADEMINE


Fjala përshëndetse e  prof. Dr. Musa Gashit

 

I nderuari zotëri drejtor i Muzeut në Kërçovë - dr.  Ilmi Veliu

Të  nderuar anëtarë të  Këshillit organizativ të kësaj Akademie,  kushtuar akad. Dr. Hasan Kaleshit,

Miq të nderuar!

Ju falemnderës shumë që më thirrët të marr pjesë në përkujtimin e 90 vjetorit të lindjes të mikut tim të shtrenjtë, akad. Dr. Hasan Kaleshit – Ju përshëndes nga zemra, ju përgëzoj  për këtë  dhe ju dëshiroj  suksese! U prift e mbara!

Unë, për arsye shëndetësore personale dhe familjare nuk mund  të jemë sot fizikisht me ju – familjar, dashamirë e miq të mikut tim, rahmetli Hasanit, por dine se ku është emri i Hasan Kaleshit dhe miqt e tij të sinqertë,  jam edhe  unë deri sa të jem gjallë. Më lejoni, ju lutem,  vetëm disa fjalë për shoqërimin tim me rahmetli Hasan Kaleshin.

U njoftim  së pari herë në vitet 1941-43/44, në gjimnazin Sami Frashëri, në Prishtinë, ku ai kishte ardhur nga Medreseja e Shkupit, kurse unë nga gjimnazi i Mitrovcës – për të vazhduar shkollimin në gjuhën shqipe.

Shoqërimi jonë vazhdoi edhe  gjatë studimeve, në Beograd, në vitet  1948-1952, unë në gjeografi, ai në orientalistikë, por jemi takuar shpesh. Edhe fakultet i kishim afër njëri tjetrit.

Nga  viti 1967, kur erdhi edhe ai   në Prishtinë, në  Institutin  Albanologjik, shoqërimi i jonë u bë edhe më i fortë,  u bëmë miq të ngushtë,  miq shtipe dhe pune, sidomos  pasi kaloi në Fakultetin Filozofik – në katedër të historisë, ku ishte  edhe shef  i katedrës,  në fillim e mandej ai hapi Degën e orientalistikës.

Kishim  pikëpamje të njëjta për çështjet e përgjithshme kulturore, fetare  e kombëtare  të shqiptarëve.

Sidomos kur e mori vesh se unë agjëroja ramazanin filloj të ketë një simpati e respekt shumë të veçantë ndaj meje.

Të nderuar miq të shkencëtarit të rrallë shqiptarë – Hasan Kaleshit dhe miq e dashamirë të mi që na bashkon personaliteti i respektuar i akad. Dr. Hasan Kaleshit! Kam  qenë me fat dhe  i privilegjuar që isha në shoqërim të vazhdueshëm me një njeri sikur ai, deri në frymën e fundit – deri atëherë kur me mulla Adem ef. Tërnavën ia kemi la xhenazen dhe e përgatitëm për ahiret.

Kjo ishte në verën e vitit 1976. Edhe pse  ia  kishin konfirmuar mjekët në Gjermani  se ka probleme shëndetësore, pikërisht  me zemër, ai kurrë nuk ndalej së punuari.  Me kërkesën time pranoi që të vijë në pushime për  një javë në Turqi. E kishim caktuar ditën e nisjes bashkë me Mahmut Mahmutin,  me të cilin ai kishte shoqëri qysh nga Medreseja e Shkupit.

Saktësisht, më kujtohet  se duhej të niseshim ditën e martë, por nuk kishte qenë vullneti i All-llahut ashtu si kishim menduar ne.

Një ditë përpara, më bën telefon miku  jonë  - farmacist Mahmut Mahmuti,  dhe më dha lajmin se Hasani kishte ndërruar jetë.

Tash duhej të angazhohemi ta  përcjellim për ahiret. Erdha  në Kërçovë të informoj familjen e tij – atë pjesë që e ka  këtu. Nga Kërçova, erdhën në Prishtinë, sa më kujtohet  dy autobus për të organizuar vorrimin, por nuk kishte qenë shkruar prej Zotiti të varroset në vendlindje – në Kërçovë. E përgatitëm,  xhenazen ia fali myftiu i Beogradit dhe e varrosëm në varrezat  myslimane në Beograd..

Hasan Kaleshi punoi pa kursyer dhe kontribuoi shumë në afirmimin e vlerave reale  të  këtij populli, nga fusha të ndryshme. Këtë e dëshmojnë kontributet  shkencore të botuara në disa gjuhë, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Munhen, Vien, Sarajevë, Beograd, Stamboll, Kairo, Hamburg, Pragë, Sofje etj.

POR  kontributi më i madh që la Hasani është  themelimi i Degës së orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Ai, si një njeri që kishte marrë pjesë në themelimin e Institutit Albanologjik,   përgatiti  edhe elaboratin për themelimin e Akademis së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, por kur u themelua Akademia – Hasan kaleshi, fatkeqësisht,  nuk u bë pjesë e këtij Institucioni shkencor, përkundra faktit se ky ishte anëtarë i një Akademije në botën arabe.

Jeta kështu i ka rrugët e veta!

Miku im i çmuar Hasani eci vertikalisht nëpër këto shtigje të jetës dhe shembulli i tij është për lakmi!

Lus All-llahun që atë  ta shpërblejë me xhenet- i firdevs!

Juve ju uroj  sukses dhe u shpreh konsideratat më të sinqerta që më keni nderuar, Zoti ju nderoftë!     Vesselamu alejkum ve rahmetull-llahi...!

Prof. Dr. Musa Gashi,

Prishtinë , 12 korrik, 2012

 

 

Për: Pjesëmarrësve të Akademisë Përkujtimore kushtuar 90 vjetorit të lindjes së vëllaut tim Hasan Kaleshit

Drejtorit të Muzeut Rajonal të Kërçovës, Prof dr. Hilmi Veliu.

Nga: Omer Kaleshi, piktor

Letër përshëndetëse

Zonjë dhe zotërinj,

Të nderuar pjesëmarrës të Akademisë Përkujtimore kushtuar 90 vjetorit të lindjes së vëllaut tim Hasan Kaleshi,

Shumë të respktuar paraqitës të kumtesave shekencore për jetën dhe veprën e Hasan Kaleshit.

Mjekët ma kanë ndaluar që në këto ditë të nxehta korriku të bëjë çfardo udhëtimi jashtë hapësirës së bulevardit “Arago” këtu në Paris, prandaj pavarësisht prej dëshirës time që të isha sot në Kërçovë me ju, që nderoni jetën dhe veprën e vëllaut tim shkencëtar dhe profesor universiteti, unë këtë mundesi nuk e pata.

Më mbetet të ju falenderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit e kësaj Akademie Përkujtimore për përkushtimin dhe punën e bërë në kujtim të profesor Hasan Kaleshit.

Po kështu, falenderoj drejtorin e Muzeut të Kërçovës prof. Hilmi Veliun dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ që nuk kanë kursyer as kohën as mundin në përgatitjen e simpoziumit shkencor, që mbani ju sot në Kërçovë.

Të fala të përzemërta dhe përherë me ju,

Me përzemërsi Omer Kaleshi

Paris, 13 korrik 2012

 

htypi per Akademine

Zhurnal plus,16.07.2012.Shkup.

Akademi shkencore për dijetarin Hasan Kaleshi

 

Kërçovë, 15 korrik - Në organizim të Muzeut të Kërçovës, u mbajt  Akademia shkencore kushtuar dijetarit eminent shqiptar Dr. Hasan Kaleshit në 90 vjetorin e lindjes së tij.

Kërçova me rrethinë,  krenohet se nga gjiri i saj nxori një njeri kaq të madh të shkencës  i cili ka dhënë një  kontribut të çmueshëm në fushën e studimeve islamike dhe orientalistike të gjuhësisë , etnografisë , historisë dhe linguistikës. Dr. Hasan Kaleshi, është njëri nga figurat më të shquara në vargun e dijetarëve shqiptarë të shekullit të kaluar, tha drejtuesi i Muzeut të Kërçovës dhe organizatori i këtij manifestimi Dr. Ilmi Veliu me rastin e hapjes së këtij manifestimi.

Për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Hasan Kaleshit folën edhe kryetari i Unionit të intelektualëve shqiptar në Maqedoni Dr.Prof. Avzi Mustafa, bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i shkencëtarit, Dr.Prof. Riza Sadiku si dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Amerikë,  Ilaz Kadriu. Ndërkaq në pamundësi që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, me telegrame përuruese, këtij manifestimi iu drejtuan, njëri nga miqt dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, Prof. Dr. Musa Gashi dhe vëllai i shkencëtarit, piktori me përmasa botërore, Omer Kaleshi. Para të pranishmëve në këtë akademi, u prezantua edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Hasan Kaleshit, i realizuar nga Instituti gjerman  “Getyngen”.

Manifestimi vazhdoi me sesionet shkencore ku u prezantuan mbi  20 kumtesa të studiuesve shkencor nga Prishtina, Shkupi, Tetova, Kërçova dhe  vise të tjera shqiptare,  e që ju kushtua 90 vjetorit të lindjes së dijetarit më të madh që i ka dhënë hapësira shqiptare e Maqedonisë, arealit shkencor mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Një numër kumtesash, si ajo e akademik Feti Mehdiut, Prof. Dr. Riza Sadikut, Prof. Dr. Daut Bislimit dhe Prof.Dr. Mehdi Polisit, pasqyruan kontributin e Hasan Kaleshit dhënë historisë tonë kombëtare dhe historisë ballkanike në relacionet e tyre me orientalistikën. Një varg kumtesash iu kushtuan kontributit të profesor Hasan Kaleshit në fushën e gjuhësisë . Sidomos u shqua kontributi i tij në konsultën e vitit 1968 për krijimin e gjuhës letrare shqipe. Kështu Dr. Dervish Halimi,  potencoi se njohuritë enciklopedike dhe njohja e 13 gjuhëve të huaja e bëjnë Hasan Kaleshin dijetarin më unikat në krijimtarinë shkencore të shqiptarëve në ish Jugosllavi.

Po kështu, Prof. Dr. Avzi Mustafa dhe Dr. Sefedin Elezi, u ndalën në kontributin e Hasan Kaleshit për ndriçimin e personaliteteve kryesore të historisë kombëtare të shqiptarëve, kontribute këto që u botuan për herë të parë në gjermanisht por edhe në gjuhë të tjera nga institucione me renome ndërkombëtare. Ndërkaq Mr. Nexhat Mehmedi hodhi vështrimin mbi kontributin e Dr. Hasan Kaleshit në veprimtarinë politike, letrare dhe kombëtare të Faik Konicës.

Ishte me interes edhe kumtesa e Prof. Dr. Tahir Zajazit dhe Prof. Dr. Nehat Krasniqit të cilët ndriçuan figurën poliedrike të Hasan Kaleshit dhe mendimin e tij kritiko – shkencor, që siç u shprehen ata, ka vetëm një pandan, edhe atë, Faik Konicën me jetën dhe veprën e të cilit u mor Hasan Kaleshi, në kohën kur as në Shqipëri e as në Kosovë,  emri i tij nuk përmendej fare. Pyetjes se pse edhe 36 vite pas vdekjes së Hasan Kaleshit, për personalitetin e këtij kolosi shkencor,  dominon një heshtje,  pretendoi ti përgjigjet në kumtesën e tij, studiuesi i historisë politike shqiptare, Mr. Qani Mehmeti. Ai nënvizoi se me Hasan Kaleshin po ndodh ashtu siç ndodh me të gjithë njerëzit e mëdhenj të dijes dhe artit . Ata mbeten të pakuptueshëm dhe të pa akceptueshëm për kohën e tyre. Shpresoj, u shpreh ai, se kjo akademi hap siparin e epokës së Hasan Kaleshit, të akceptueshmërisë së tij nga kombi shqiptarë të cilit ia kushtoi tërë jetën dhe veprimtarinë e vet. Prof. Dr. Hasan Kaleshi ishte shkencëtar i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare prandaj me veprimtarinë e tij voluminoze, ka dëshmuar se emri i tij meriton ti vehet USHT, është konkluzion i Simpoziumit shkencor kushtuar jetës dhe veprës së kolosit të dijes shqiptare që u mbajt  në Kërçovë. (Shaban D.,Kërçovë)

 

Rtv 21 Prishtine

Kërçovë: Akademi shkencore për dijetarin Hasan Kaleshi

Kërçovë, 15 korrik 2012
Në organizim të Muzeut të Kërçovës, u mbajt Akademia shkencore kushtuar dijetarit eminent shqiptar Dr. Hasan Kaleshit në 90 vjetorin e lindjes së tij.
Kërçova me rrethinë, krenohet se nga gjiri i saj nxori një njeri kaq të madh të shkencës i cili ka dhënë një kontribut të çmueshëm në fushën e studimeve islamike dhe orientalistike të gjuhësisë , etnografisë , historisë dhe linguistikës. Dr. Hasan Kaleshi, është njëri nga figurat më të shquara në vargun e dijetarëve shqiptarë të shekullit të kaluar, tha drejtuesi i Muzeut të Kërçovës dhe organizatori i këtij manifestimi Dr. Ilmi Veliu me rastin e hapjes së këtij manifestimi.
Për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Hasan Kaleshit folën edhe kryetari i Unionit të intelektualëve shqiptar në Maqedoni Dr.Prof. Avzi Mustafa, bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i shkencëtarit, Dr.Prof. Riza Sadiku si dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Amerikë, Ilaz Kadriu. Ndërkaq në pamundësi që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, me telegrame përuruese, këtij manifestimi iu drejtuan, njëri nga miqt dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, Prof. Dr. Musa Gashi dhe vëllai i shkencëtarit, piktori me përmasa botërore, Omer Kaleshi. Para të pranishmëve në këtë akademi, u prezantua edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Hasan Kaleshit, i realizuar nga Instituti gjerman “Getyngen”.
Manifestimi vazhdoi me sesionet shkencore ku u prezantuan mbi 20 kumtesa të studiuesve shkencor nga Prishtina, Shkupi, Tetova, Kërçova dhe vise të tjera shqiptare, e që ju kushtua 90 vjetorit të lindjes së dijetarit më të madh që i ka dhënë hapësira shqiptare e Maqedonisë, arealit shkencor mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar./zhurnal/