| E enjte, 26.07.2012, 06:09 PM |
Vdekja - kalimi
në amshim - lartësim për Poetin Ali Podrimja!
Prej ditës
së djeshme isha në ankth dhe ethe të pritjes dhe të frikës...
Ndodhi
ajo që shpresoja se nuk do të jetë e vërtetë, vdekja e papritur e Mikut, Vëllaut,
Poetit, Mendimtarit, Mjeshtrit të vargut dhe të mendimit, Ali Podrimja...
Jam i
tronditur në shpirt, dhe në "lundrime në kujtime" i kujtoj më se 40
vjet njohurie, takime, bashkëpunime, vëllazërie në pjesët e ndryshme të Kosovës,
por edhe jashtë saj.
Jam i
lumtur dhe i falënderueshëm se e kam njohur dhe kemi bashkëpunuar në shumë raste,
lëmi, veçmas rreth përpilimit të librit "Lule për Nënën", ku ai, i
ndjeri Fahredin Gunga dhe i ndjeri Rifat Kukaj kanë dhënë "pjesën më të mirë
të vetvetes" do të thoshte Nëna Tereze.
Ishte
Gjeniu i poezisë shqipe, Njeriu i cili e personifikoi vuajtjen, dhembjen, pikëllimin
e Popullit tonë nëpërmjet Lumit.
Pas
vdejes së Lumit besimi në jetë, në të tashme dhe të ardhme, në Zot dhe në amshim,
te Aliu ynë ishte edhe më i madh dhe i pathyeshëm.
Dhe mu për
këtë vdekje nuk e "korrë", edhe më pak e rrëmben, aspak nuk e rrënon
dhe asgjëson Poetin tonë të dashur - Ali Podrimja, por atë e Lartëson dhe përfundimisht
e bën të pavdekshëm.
Për çdo
fjalë, resht, mendim, porosi, mbi të gjitha për ngrohtësi dhe vëllazëri, për
bashkëndarje të shumë ideve dhe ideale të jetës dhe të veprimtarisë, Zoti të shpërbleftë,
populli me nderim, dashuri dhe falënderim të kujtoftë!
Pusho në paqe
dhe mos na harro!
Don Lush
GJERGJI