| E merkure, 25.07.2012, 07:34 PM |
Më mirë kufizim të
Imunitetit se heqje të Imunitetit
Nga Pirro Prifti
Përplasjet
e dy forcave më të mëdha politike nuk kanë të sosur . Kësaj here na doli një pengesë
tjetër që duhet kapërcyer ndonëse nuk është e përfshirë tek kushtet për
integrim, sidoqoftë të dy koalicionet si ai I Maxhorancës ashtu dhe Opozita janë
future në një garë
Duket
sikur në brëndësi të pikpamjeve të të dy
kampeve qëndron fshehura e vërteta e dhimbëshme, që po ta dinte cdo shqiptar të
vërtetën e hamëndësuar, do të tronditej
dhe do të zhgënjehej plotësisht. E vërteta e hamëndësuar nga këto veprime të tej
zgjatura anti-integruese është se disa klane politike drejtuese nuk duan
integrimin e shpejtë dhe arësyea është e thjeshtë për tu kuptuar: integrimi i
Shqipërisë në BE do të thotë: kontroll i rreptë i buxhetit, i bankave i
biznesit i tenderave, pra nukdo të ketë më fitime të patatuara, nuk do të ketë korrupsion
aktiv dhe pasiv, nuk do të ketë informalitet asetesh. E kjo do të thotë shumë për
Shqipërinë e shqiptarët dhe gjithashtu shume (por në aspektin negativ) edhe për
politikanët.
Megjithatë,
të hidhemi tek pengesa e cuditshme tjetër që ka dalë dhe po përjetohet me shumë
interes në popull por tek grupet e interesuara te politikës them se interesimi është
artificial.
Imuniteti
për parlamentarët dhe gjyqtarët nuk është shpikur nga Shqiptaërt dhe as nga
politika jonë. Imuniteti për individët e ngarkuar me pushtet parlamentar dhe
gjyqësor është një aspect i domosdoshëm i veprimtarisë së punës specifike të përditëshme
të tyre.
Në Shqipëri,
si vënd i botës së tretë që jemi, imuniteti i
njerëzve të veshur me pushtet përdoret
nga ata (sigurisht për fat të keq të Shqipërisë
që përzgjedh të tillë njerëz gjatë këtyre 22 viteve) si privilegj në vënd të përdorimit
ashtu si e parashikon ligji.
Megjithë klithmat
e maxhorancës, të përzjera me cicërimat e opozitës, e para duke thënë të heqim
plotësisht imunitetin dhe dyta duke kërkuar që heqja e imunitetit të shoqrohet
me ndryshime në Kushtetutë, mendoj se është më e mira për të gjithë, që imuniteti
I miratuar me ligj (sigurisht nën miratimin e ndërkombëtarëve që në kohën kur u
miratua Kushtetuta) duhet kufizuar por jot ë hiqet plotësisht. Sipas ligjeve
nka argument dërkombëtare imuniteti për parlamentarët (Member of Parlaments) dhe
ai për gjyqtarët, ka argument të forta se përse duhet ruajtur. Ndryshe edhe ata
do ta hiqnin sepse edhe në SHBA dhe BE ka korrupsion dhe individë të veshur me
pushtet që abuzojnë, por fakti tregon se ata nuk e kanë hequr, por kanë vendosur
disa kufizime gjatë veprimtarisë se
individëve të veshur me imunitet.
Imuniteti
për individë të vecantë sipas Kushtetutës së R.SH., nuk është vendosur kot.
Në Kushtetutën
e Shqipërisë ligji që mbron imunitetet e deputetëve, gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe kushtetuesë,Ministrave,
Kryeprokurorit, etj, është konsultuar
sigurisht nga Komisioni I Venecias dhe me pëlqimin e ndërkombëtarëve.
Imuniteti
Ligjor I Deputetëve është një privilegj parlamentar I cili vendoset për të mbrojtur
këta deputetë kundër përgjegjësisë civile ose kriminale për veprat apo deklaratat e bëra në lidhje me detyrat e
tyre si pjesë e legjislacionit. Ky privilegj parlamentar është I zakonshëm në vëndet
ku Kushtetuat e tyre janë të bazuara në Sistemin Westminster dhe quhet ndryshe
imunitet parlamentar (http://en.Wikipedia.org/ëiki/Parliamentary_immunity).
Imuniteti
Parlamentar njihet gjithashtu si imuniteti legjislativ I cili është një system
në të cilin anëtarët e parlamentit u jepet një imunitet I pjesëshëm ndaj
organit të akuzës. Përpara akuzës është e nevojshme që imuniteti të hiqet; kjo
heqje e imunitetit realizohet ose nga parlamenti ose nga gjykata e lartë. Ky
veprim pakëson mundësinë e presionit mbi anëtarin e parlamentit për të ndryshuar
votën nga frika e akuzës.
Imuniteti
për gjyqtarët është një formë e imunitetit ligjor I cili i mbron ata nga gjyqësori
prej ankesave qe mund te vine kundër tyre për sjelljen zyrtare brënda institucionit pavarësisht se sa jo-kompetentë, apo neglizhentë ose,
keqdashës sjellja e tyre mund të jetë, madje edhe nëse kjo sjellje mund të jetë
në kundërshtim me statusin e tyre. P.sh., gjyqtari nuk mund të jetë subject i
shpifjeve ose përgojimeve për deklarata të bëra nga gjyqtarët gjatë një gjyqi,
etj.
Qëllimi i
imunitetit për gjyqtarët është i dyanshëm:
së pari të inkurajojë gjyqtarët që të veprojnë në `mënyrë të drejtë dhe të ndershme` pa patur frikë në dëmet e jashtme të akteve
te tyre të cilat mund të shkaktohen jashtë qëllimit të punës së tyre. Së dyti,
imuniteti mbron punonjësit e qeverisë nga
shqetësimet e individëve interesat e të cilëve mund të ndikojnë negativisht.
Imuniteti
I gjyqtarëve nuk I mbron ata nga ankesat që rrjedhin prej vendimeve
administrative të bëra jashte bankës së gjyqtarit, si p.sh, vendimet e pushimit
nga puna ose të pajtimit në punë. Megjithatë, imuniteti në përgjithësi përfshin
të gjitha vendimet gjyqësore në të cilat gjykatësi Ka juridiksionin përkatës,
madje edhe nëse vendimi është marrë me `qëllime korruptive apo keqdashëse` (http://en.Wikipedia.org/wiki/Judicial_immunity).
Problemet
që bëhen kaq të vështira nga klasa politike, që `internacionalizohen` kaq lehtë
nga mediat shqiptare bëhet jo vetëm për informacion por për t`ju treguar ndërkombëtarëve
se sa larg janë strategjitë dhe objektivat e politikës shqiptare të të dy krahëve,
dhe se sat ë vështirë e kanë ata të bien dakort qoftëedhe për gjera fare të thjeshta.
Kjo spjegon sipas mendimit tim dy qëllime të politikës shqiptare ashtu si e përmënda
dhe më larg:
- Zgjatjen sa më shumë të tranzicionit
për përfitime personale dhe klienteliste të të dy anëve të plolitikës- nëpërmjet
zgjatjes deri në pafundësi (22 vite) grindjeve
politike,
- Ndërkombëtarët të kuptojnë qartë se
klasa politike e pranishme këto vite është shkaktarja e instabilitetit politico-ekonomik-social
në Shqipëri, e për pasojë duhet që të ndihmojnë popullin shqiptar dhe jo
politikanët shqiptarë për të na futur në BE pa
I realizuar 11 kushtet (sepse nuk kemi për ti realizuar dot) dhe pastaj
të na kërkojnë llogari.
Në përfundim tymnaja e imunitetit e cila ka zëvendësuar tymnajat politke të tjera, si ajo e para disa ditësh për presidentin, e pak më parë për zgjedhjet locale, debatet qesharake zënkat e ndezura midis dy krahëve të politikës, janë në fakt të programuara nga vetë politika shqiptare sepse ata si ish- nomeklaturistë të kuq zbatojnë parrullën e Kryetarit Mao; `turbullo që të kullohet`. Megjithatë turbullimi po vazhdon gjatë, dhe kullimi me sa duket do të bëhet nga BE.