| E marte, 24.07.2012, 07:03 PM |
PREGATITJA
PER ARMAGEDONIN-LUFTA E TRETE BOTERORE
Nga Eroll Velija
Më e
frikshme se çdo gjë në këtë material, është përgjigja e dates 22 tetor 2011 qe
Putin i dha gjeneralëve të lartë të Rusisë,kur e pyetën se çfarë përgatitje
duhet të bëhen ne te ardhmen..?....dhe ai u përgjigj .... "Përgatitja për
Armagedonin."
Ne do të bëjmë
atë(luften) me ose pa ju, SHBA kercenon Pakistanin
Armageddoni
(i njohur kryesisht si beteja kundër anti-Krishtit), sipas Biblës, është vendi
i një beteje të gjatë,kohët e fundit interpretohet në mënyra të ndryshme si një
vend i saktë apo si nje term simbolike. Termi është përdorur edhe në një kuptim
të përgjithshëm për t'iu referuar çdo skenari te fundit te botes.
Sipas
disa interpretimeve myslimane dhe të krishterë, Mesia do të kthehet në tokë dhe
do të mposhti Satanin, Antikrishtin, Djallin në betejën e Armagedonit.
Sipas
besimit musliman, do të jete Imam Mehdiu i cili do t'i paraprijë profetit Jezus
i cili do të luftojë bishen me një sy të quajtur Dexhall (Anti Krisht).
Dexhall (Anti
Krisht) do të mbledh Jexhuxhite dhe Mexhuxhite (popujt e dy vendeve të veçanta)
nga të katër anët e dheut. Ata do të grumbullohen rreth "të shenjtit"
ne "qytetin e dashur" (kjo i referohet Jeruzalemit). Zjarri do të vijë
nga Perëndia, nga qielli dhe do të përpijë Jexhuxhite dhe Mexhuxhite pas Mijëvjeçarit.
Sipas
besimit musliman, forcat e Dexhallit (Anti Krisht) me nje sy do të grumbullohen
nga zona e Horasanit që përbëhet nga territore të Iranit, Pakistanit,
Afganistanit dhe një pjesë e Azisë Qendrore.
Nëse
forcat anti-Krishti jane mbledhur në Afganistan, nuk është një rastësi, por
strategji e menduar mirë nga sionistet për të marrë në Pakistan energjinë bërthamore
të botës muslimane dhe keshtu krjojne lehtesira për të pushtuar territoret e
tjera muslimane, pa asnjë frikë.
Shumica e
historianëve dhe studiuesve besojnë se shtrirja e sotme e Forcave të SHBA-s dhe
NATO-s larg dhe përtej zonave të tyre legjitime të interesave, është një shenjë
per ofensive përfundimtare.
Vendosjen
e forcave amerikane në Afganistan, historianët dhe studiuesit e kane parë si
angazhimin përfundimtar për të sulmuar tokat muslimane. Kjo mund të shndërrohej
në varreze te trupave amerikane nga ku ata kurrë nuk mund t'i shpëtojnë vdekjes.
Aktualisht,
grupimi i forcave pro dhe kundër Krishtit duket që mund të grumbullohen. SHBA
dhe NATO në mënyrë të qartë duket se janë në anën e Krishtit,si nje mur anësor
antikrisht me sionistët e vërtetë.Sionistët janë të njohur me adhuruesit e
Satanit në strehimet e tyre të fshehta për këtë arsye janë duke punuar për të krijuar
një botë të pafe dhe kontrollin e gjithë burimeve.
Ne
ndjeshmeri te këtyre zhvillimeve, Kryeministri rus Vladimir Putin para nisjes së
tij për ne Kinë, paralajmëroi gjeneralët e tij për t'u përgatitur për
Armageddonin.
Një mesazh
i ngjashëm u dha edhe për udhëheqjen kineze që drejton Forcat ushtarake per një
gatishmëri të lartë. Me sa duket në të njëjtin kontekst, Putin ka zgjidhur të gjitha
kontradiktat me Kinën për të krijuar një unitet më të qartë për herë të parë.
Komandanti
William Guy Carr, në librin e tij "pengje në lojë" shkruar në vitin 1948
deklaroi se lufta e tretë botërore do te zhvillohet në det për të cilin grupimi
është duke u pregatitur. Ai gjithashtu ka deklaruar kategorikisht se lufta e
tretë botërore do të jetë kundër Islamit.
Planet për
këtë "Lufta totale Globale" ose lufta kundër Islamit, amerikanët janë
duke u përgatitur për ta nisur dhe shenjat e para nisen me arrestimin e nje ish
agjenti amerikan nga Ministria e Sigurimit Shtetëror të Kinës (MSS),Underwood
Blackwater Bryan, i cili është kapur nga autoritetet për spiunazh.
Nëse
dikush vëzhgon mënyrën se si SHBA dhe NATO po bëjnë dhe shtrijne luftërat e
tyre në vendet muslimane dëshmon të jetë e saktë,thote William Carr.
Ish
agjenti Blackwater,ishte kontraktori global për CIA-n, operonte në pothuajse të
gjitha vendet e synuara. Pakistani është infektuar me Blackwater, ata kanë deportuar
në partitë politike shumë etnike në Karaçi, qytetin port të Pakistanit.
Në leximin
e situatës që vjen nga planet e Shteteve të Bashkuara për Luftën Totale
Globale, Putin kerkoi një aleancë për t'u integruar te gjitha ish Republikat
Sovjetike në bashkëpunim më të ngushtë.
Ai ka
planifikuar një udhëtim të jashtëzakonshme në Kinë për t'u takuar me Hu, dhe
urdhëroi FSB-ne (Agjencia ruse zbulimit) të njoftojë MSS-n e Kinës per
arrestimin dhe paraburgimin të spiunit te tyre, Tun Sheniyun, i cili u arrestua
vitin e kaluar,në përpjekjen për të vjedhur informata të ndjeshme mbi sistemet
anti-ajrore më te fuqishëm te Rusisë.
Sot Libia
ka rënë,por se si mundet qe Libianët të përfitojne nga kjo, vetëm koha do të tregojë,
por një gjë është e sigurt se SHBA dhe aleatët e saj kanë formuar një kryeurë në
Afrikë. Përdorimi i vazhdueshëm i trupave amerikane në Afrikë eshtë duke u
rritur,duke bere 'rrethimin' e saj,vende afrikane ku Kina ka miqesi me vendet
muslimane.
Sudani ka
qenë i ndarë, dhe Obama planifikon të zërë 'aleanca' me disa vende të tjera si
Uganden, Somaline, Marokun etj. Në Afrikë, thotë Obama, "misioni humanitar"
është për të ndihmuar qeverinë e Ugandes,pas shkaterrimeve qe ka shkaktuar
ushtria e rezistencës (LRA), e cila eshte shoqeruar " me dhjetëra te vrarë,ka
përdhunuar dhe ka rrëmbyer mijëra burra, gra dhe fëmijë në Afrikën Qendrore ".
Gadafi
ishte duke u përpjekur për të rritur fitimin e dollareve dhe te arit me
Kinen,faktor që nxiti SHBA për sulmin e saj nëpërmjet një lëvizje popullore të manipuluar
bukur dhe te mire orkestruar.
Pasi që është
mashtruan në Libi, ku SHBA u siguruan se Rusia dhe Kina nuk do të sulmojnë,ka
mjaft kundërshtime me atë që u premtua. Duke ndjerë se SHBA planifikon të sulmojë
Sirinë, Rusia dhe Kina nxituan shpejtë për të vënë veton rezolutës amerikane në
Këshillin e Sigurimit,që tërboi Ambasadorin i SHBA Susan Rice i cili u largua
me buje nga seanca.
Dick
Cheney theksoi në vitin 1990 ne "strategjinë e mbrojtjes",se plani
amerikan eshte thjesht ''te kapë momentin" dhe dëshiron të sundojë botën në
mënyrë që të eci përpara,pas doktrinës Nixoniane.
Transmetuar
nga UE Times, "loja e Re e Madhe" eshte duke u planifikuar nga
amerikanët,që tek popujt të rritet frika se të dy,si Rusia dhe Kina gjoja përfshihen:
1.) Implosion
te qëllimshëm ndaj SHBA-se dhe ekonomive te BE, me qëllim për të shkatërruar
sistemin financiar botëror që ka qenë në plane te pare që nga përfundimi i Luftës
së Dytë Botërore
2.) Nisjen
e një lufte masive konvencionale ndaj SHBA dhe BE-së mbi rajone të Amerikës së Veriut,mbi
kontinentet afrikane dhe aziatike për të përfshirë Lindjen e Mesme
3.) Gjatë
kësaj lufte do te perdoren të gjithë armatimet-edhe lëshimi i qëllimshëm i
agjentëve të bio-luftës, qëllim për të vrare miliona e miliarda civilësh të pafajshëm.
4.) Në kulmin
e kësaj lufte SHBA-të dhe aleatët e saj do të padisin per ruajtje te paqes dhe
do brejne thirrje për një rend të ri botëror për t'u krijuar një mënyrë për të parandaluar
shkatërrimin e përgjithshme të planetit tonë.
Duke
konfirmuar frikën, një burim i paidentifikuar në brendesi të Departamentit
amerikan të Mbrojtjes (DOD) paralajmëroi se regjimi Obama ishte përgatitur për
një lufte masive "tank-on-tank",dhe se forcat ushtarake amerikane janë
"duke pritur diçka konvencionale, dhe të madhe, që vjenë nga poshtë relativisht
shpejt. "
Për sa afër
mund të jetë kjo lufte,..? FSB-të ne shtetet e tyre raportojnë se kjo do të jetë
"shumë më shpejt se sa mendohet",mbasi amerikanët kanë para-pozicionuar
në Irak rreth 2000 tanke M1 Abrams,per betejat kryesore të tyre, kanë para-pozicionuar
një tjetër kontigjent prej 2,000 tankesh në Afganistan dhe në mes të Lindjes së
Mesme dhe Azise,në këto teatro lufte,kane dislokuar dhjetëra e mijëra automjete
të tjera te blinduara. Keto dislokime duhet të jenë një shkak i forte të shqetësimit
për Pakistanin.
Duke qenë
në luftë, Shtetet e Bashkuara mund të arrijne nje"mobilizim të plotë"
mbi 1.5 milion forca rezervë amerikane e cila mund të ndodhë në "në cdo
moment të njoftimit", për të cilin SHBA nuk ka nevojë për miratimin nga
Kongresit për të zgjeruar zonat e tyre e veprimit.Gjithashtu eshte duke u
shqyrtuar,se kur Amerika është gati plotësisht për të avancuar në Azi dhe
Lindjen e Mesme.
Tani
Hillary Clinton ka vizituar Pakistanin dhe ne vizitën e saj u shoqërua nga
shefi i ri CIA-s, David Petraeus, Kryetari i Shtabit të përbashkët të SHBA,
gjenerali Martin Dempsey dhe Marc Grossman, a mund të thuhet se ishte një rastësi
apo një strategji të planifikuar?
Hillary,para
se te nisej per Pakistan, më 19 tetor, ka leshuar një paralajmërim të ashpër për
Pakistanin, duke thënë: "Ne do të bëjmë atë qe duam me ose pa ju." Kjo
e ka vendosur me siguri Pakistanin në një situatë shumë te veshtire.
Pakistani
ka opsione të tjera,mbasi mendon për t'u bashkuar me forcën e tretë,që është në
formim, e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, për të kundërshtuar lëvizjet e SHBA në rajon.
Nëse Pakistani, Irani, Siria dhe shtetet e tjera muslimane, duke përfshirë Arabinë
Saudite i bashkohen kësaj aleance,me siguri do të largojnë SHBA dhe aleatët e
saj nga rajoni, nëse jo, atëherë çdo vend mysliman do të bjere njëri pas
tjetrit pa përjashtim, dhe pasuritë e tyre do të jenë te ngrira.
E rëndësishme
eshte të theksohet në lidhje me planin amerikan për dominimin global përmes
luftërave masive,duhet thene se kjo nuk është me të vërtetë një sekret, dhe si
fakt (interesant) zbulohet në përvjetorin e dhjetë të sulmeve të 11 shtatorit
mbi Shtetet e Bashkuara,kur ish sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare
të SHBA Donald Rumsfeld,lëshoi një memo arkiv,shkruar qe nga shtatori 2001, ku
ai paralajmëronte se;- "Nëse lufta nuk do të ndryshojë ndjeshëm hartën
politike të botës,atehere Shtetet e Bashkuara nuk do të arrijë qëllimin e saj."
Dh se
deri në çfarë niveli eshte "qëllimi" i Shteteve të Bashkuara në luftën
e tyre kundër botës,ky fakt tashme ka hyrë në vitin e 10, FSB-ja ruse thotë se,
amerikanet kane për të parandaluar "me çdo kusht" shpërbërjen e
dollarit amerikan si monedhë rezervë kryesore e këtij sistemi ekonomik
global,para "Rendit të Ri Botëror",qe mund të jetë krijuar,
parashikuar nga Perëndimi.
Kërcënimi
i parë për "master planin" amerikanë për hegjemoni globale erdhi në nëntor
2000, kur ish-udhëheqësi irakian Sadam Husein nuk ka pranuar dollarin amerikanë
për naftën dhe në vend të këtij, deklaroi,se vendi i tij do të pranojë vetëm
euro.
Pas ketij
vendimi te Sadamit,në më pak se 10 muaj u mor një sulm nga Shtetet e Bashkuara
duke e përdorur atë si një justifikim për të rrëzuar Huseinin dhe rivendosjen e
dollarit amerikan si valutë kryesore rezervë e botës.
Interesante
është të përmendet edhe dështimi i planit të ish udhëheqësit Gadafi të Libisë,për
të futur dinarin prej ari, një monedhë të vetme të Afrikës,që do të shërbente
si një alternativë ndaj dollarit amerikan dhe do të lejonte vendet afrikane për
të ndarë pasurinë, por që si Sadami Hussein i Irakut, "plani" solli
një pushtim të shpejtë dhe brutal nga amerikanët dhe aleatët e tyre perëndimorë
për ta mbajtur atë qe të mos ndodhë,njekohesisht solli eleminimin fizik te
Gadafit.
I vetmi
komb që ka braktisur me sukses dollarin amerikan është Irani, i cili që nga
shkurti 2009,ka braktisur të gjitha monedhat amerikane dhe ka vendosur në vend
të vlerës së tyre të naftës dhe gazit,Euron.
Irani,
megjithatë dhe ndryshe nga të pasurit e naftës në Irak dhe Libi, nuk eshte
sulmuar nga amerikanet, për shkak te tensionit dhe frikes, se iranianët kanë marre
nga Ukraina 6-10 raketa bërthamore të armatosura X-55 ,me rreze
Si një paraprite,
për t'iu kundërvënë 'Blitceve' te planifikuara amerikane në Azinë Qendrore dhe
Pakistan,nga Afganistani, shefi i Përgjithshëm i ushtrise indiane,VK Singh
paralajmëroi me 21 tetor 2011, se mijëra forca ushtarake kineze kanë lëvizur
tani në Pakistan, Kashmir dhe se rreth 11.000 prej tyre, besohet të kenë hyrë në
atë rajon vitin e kaluar.
Para ndërmarrjeve
amerikane në vendet e tjera muslimane, SHBA-te do të duan një Pakistan të nenshtruar
ose te thyer.Në të dy skenarët kjo do të thotë vdekje e Pakistanit. Në një skenar
të tillë, ndoshta Pakistani do te jete i detyruar për të shtuar armët
konvencionale.
Në qoftë se një zhvillim i tillë ndodh,atehere instalimet amerikane ne Indi dhe Izraeli nuk do të jenë te sigurt.Shkalla e rrezikut nga SHBA, do të varet vetëm nga niveli i arrogances a po nga sundimi i mendjeve te shëndoshë të udhëheqjes amerikane.