Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Të lumtë na që rrojmë n’ Gjilan

| E hene, 23.07.2012, 06:37 PM |


Parodi :

TË LUMTË NA QË RROJMË N’ GJILAN

Shkruan: Demir KRASNIQI

Të lumtë na që rrojmë n’ Gjilan –
Na u ka bë  kryet tupan !
Nga çdo  anë  zhurmë e piskamë –
Thua se dreqërit kanë shtrua lamë !

Nga ballkonet e shtëpive –
Altoparlantët përtej kufijve !
Dasma t’ burrave , dasma t’ fëmijëve –
Për inati t’ krejt  komshinjve !

Dasma zgjatë  një javë e dy –
S’ mundet kush me shti gjumë n’ sy  !
Përmes zhurmës ushtrojnë dhunë –
S’ mundet kush me shkua n’ punë !

Policia janë kavaliera –
Nuk  guxojnë me u shkua te dera !
Po iu shkuan  deri n’ sokak –
Ua  thyejnë  dhëmbët me konjak !

Po iu shkuan  n’ kapixhik – 
Ua thyejnë dhëmbët me nga ‘i kaçik !
Po  iu  afruan te avlia  –
Kërcet mezja e rakia !

Për njerëz t’ sëmurë të shtrimë n’ krevet –
Kush për ta nuk e ka dert !
Për familjet që kanë rast vdekje –
Për t’ ndalë zhurmën s’ bëjnë përpjekje !

Zhurmë e madhe nëpër qytet –
A është  luftë , a është  tërmet ?!
Po martohet  “Biri i Mbretit”  –
E ka nëna  “Djalë t’ Hasretit” !

Nga çdo anë  pushka kërcet –
T’ gjithë martojnë nga ‘i  djalë “hasret”!
Sjellin torte e bakllava ,
Këndojnë këngëtarët “Tallava” !...

N’ syneti  për mashallah –
Vijnë dasmorët  me xharrah !
Fëmijët veshë si padishah –
Qajnë nga frika  për gjynah !

Bien sirenat , bien tupani –
Dridhet toka e krejt Gjilani !
Bien defet , bien surlet –
Nuk lanë kopsht pa ia ndukë lulet !

Bien sirenat e dasmaxhinjve  ,
Shkrepen plumbat e belaxhinjve  !
Bien sirenat e Policisë –
Duke ikur prej hajnisë !

Bien sirenat e zjarrfikësve –
Duke ikur prej zjarr-nxitësve  !
Bien sirenat e Ndihmës s’ Shpejtë –
Bartin  t’ sëmurë poshtë e përpjetë !

Jehojnë zërat  nga minaret –
Këndojnë  ezanët  hoxhallarët !
Japin lajmet e vërteta –
Kush nga zhurma u nda nga jeta !

Lum po bëjnë të gjithë këngëtarët –
Tash na vijnë ne kurbetçarët !
“Tallava” –  n’ këngë do t’i qesim ,
Paret  – mirë do t’ua  qethim !

Kërcejnë çikat  mbi vetura ,
Brohorasin : “Urra! Urra!” –
A ka kush që na gjen  burra ,
Se u dogjëm porsi furra ?!

Në dritare t’ një makine –
Dy flamuj  qepë shpinë për  shpine !
Defilojnë nëpër qytet –
Si  dikur në  Komitet !...

Kështu  në kohërat e Serbisë –
Dy  flamuj  i kanë kurdisë ;
N’ njërën anë atë t’ Shqipërisë ,
N’ tjetrën anë atë të Serbisë !

Nga këto vese , çka fituan –
Sytë nga pluhuri na i verbuan ,
Veshtë nga zhurmat na i shurdhuan ,
Mushkëritë helme na i shkatërruan !...

Gjilan, më 18.07.2012.