Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ipeshkvia e Kosovës ngushëllon familjen Podrimja

| E diele, 22.07.2012, 08:27 AM |


E nderuara familje e Ali Padrimës,

Miq dhe dashamirë,

Me dhembje pranuam lajmin e hidhur për vdekjen e papritur, kalimin në amshim, të poetit tonë të madh, Ali Podrimja, i cili me dekada ishte krijues dhe përfaqësues i denjë i Kosovës dhe Shqiptarëve ndër ne dhe në botë.

Poezia dhe krijimtaria e tij kulmore, nuk ishte vetëm e bukur, por kishte shumë ide, ideale dhe porosi historike dhe aktuale, si Mendimtar dhe Frymëzues i mirëfilltë për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë më të mirë dhe të lirë..

Në emër të Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkvisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet e sinqerta dhe vëllazërore, të përcjellura me  shpresë dhe uratë, nderim dhe falënderim.

Për Ipeshkvinë e Kosovës: Don Lush GJERGJI