| E hene, 23.07.2012, 07:44 PM |
Vetëm
diktatorët mbyllin mediet!
Ta kremtosh lirinë e shtypit, është të insistosh në lirinë e gjithë njerëzve. (Tony Lloyd)
Nga Zejdush Kastrati
Vendimi i
Komunës së Mitrovicës për ekzekutimin e aktit administrativ, për lirimin e hapsirave dhe lokaleve, që deri më tash ka
shfrytzuar Tv Mitrovica, pa vendim final të gjykatës kompetente,rreth këtij
kontesti,është një veprim i ngutshëm,dhe mbi të gjitha paraqet shkelje të rëndë
të të drejtave të njeriut ,por edhe të ngulfatjes së fjalës së lirë, e që
në Kosovë nuk është rastësi.
Zaten,
edhe reagimet e komunitetit të gazetarëve por edhe të disa subjekteve politike
e shoqërise civile,pas këtij veprimi, pareqesin një argument të fuqishëm, se ky
veprim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës,më
tepër është i natyrës së qërimit të hesapeve,
apo i inateve që janë grumbualluar me vite,mes parisë së kësaj
komuneje, e pronarit të këtij televizioni,apo, meraklisë së
pushtetit e posteve të larta shtetërore, z. Nexhmedin Spahiu, i
cili me agjitimin dhe propagandën elektorale, që ka bërë,shumë herë, edhe përmes
këtij televizioni lokal, nuk ka lënë asnjë
palë zgjedhje ,që janë mbajtur në Kosovë, e veqanarissht në Komunën e Mitrovicës
,qofshin ato të nivelit lokal apo të përgjithshme, dhe që po ky
“Nexhi”,që nuk ka qenë akterë apo
kandidatë, për të qenë pjesë e atyre
zgjedhjeve.
Pra,Nexhi
si profesor,analist,pronar medie, moderator emisionesh, opinionist,këshilltar
politik ,agjent tregtar,linguist,…opinioni kosovarë është vështirë ta dëshifrojë,
se cili është “Nexhi” i vërtet,andaj si duket, lidershipit lokal në Mitrovicë ky”koktel
intelektuali”, herë- herë ,u ka sjellë telashe, e probleme, të cilat, kuptohet,
ne si shqiptarë e ballkanas, kurrsesi
nuk ia falim ,por i hakmerremi pa
zgjedhur mjete e forma qofshin ato legale
apo jashtëinstitucionale, edhe përmes kësaj forme banale e të nivelit
shumë të ulët që ndodhi,e që nuk është hera e parë, që i ndodhi dhe ndoshta
edhe do ti përsëritet edhe me ashpër në vazhdimësi
Nexhit.
Kur
Mitrovica, për shkak të specifikave, me të cilat po ballafaqohet që nga viti 1999,e që jo rrallë herë është edhe
temë debati edhe në Uashington, Bruksel,e shumë qendra të mëdha botërore, të marrish vendim të mbyllësh
një medium në këtë qytet, dhe ate të vetmin
televizion në tërë këtë sektor ,është një veprim dhe sjellje , që e bëjnë vetëm
njerëzit, që nuk kanë fare sens politik, që nuk duan apo nuk dijnë të logjikojnë
me kokën e vet, dhe mbi të gjitha, njerëz që i shërbejnë dikujt që nuk e don
stabilitetin, rendin dhe qetësinë, por i shërbejnë anarkisë, hutisë dhe mosëinformimit apo mëshehjes
nga e verteta dhe realiteti, e që janë qështje të rëndësishme të cilat
i duhen më së tepërmi banorëve të këtij lokalitei dhe opinionit.
Se a ka
qenë Tv Mitrovica medium që ka informuar drejt, sa ka qenë korekt karshi
audiencës dhe sa ka respektuar kodeksin gazetarskë kjo shtëpi informative, a ka
plasuar të pavërteta dhe a ka krijuar huti dhe
a ka dezinformuar apo ka qenë në shërbim
të klaneve edhe interesave të një grupacioni politik ,a ka keqëpërdor pronari i këtij mediumi këtë medium për promovim përsonal, a ka
pirateri,…ndoshta edhe për shumë qështje
tjera të kësaj natyre , është qështje, që
është dashur të diskutohet dhe të debatohet edhe në instancat komunale
apo nga Komisioni i Pavarur për
Medie,por të tentosh të mbyllësh një medium
është baraz sikur të mbyllësh një
shkollë, kurse në Mitrovicën e ndarë, është mëkat edhe më i madh, dhe i vjen
era, edhe turp, edhe trathti, edhe devijim moral,por edhe kombëtar.
Mitrovicës
nuk i duhet mbyllje instiucionesh brenda në qyetit ku menagjon dhe ku respektohesh e njihesh si
institucione të Republikës së Kosovës, sepse këso mbyllje iritojnë masën që të njeh e adhuron, e më së paku
duhet të bëhët mbyllja e një mediumi të vetëm elektronik,pasi që pikërisht
përmes medias bëhët cdo gjë transparente, hapet debati për gjithëcka
dhe kjo është mënyra dhe forma e vetme të luftohet e keqja ,e të fitohet besimi
dhe të shtohet respekti.
Udhëheqësit
e kësaj komuneje , në radhë të parë , duhet të krijojnë rend e ligj në veri, në kufi, me ata që po e shfrytëzojnë
rrymën, ujin, e pasuritë tjera të Kosovës,
dhe nuk po të paguajnë asgjë, e nuk po të njohin,por po të akuzojnë, po të kërcënojnë
e besa edhe po të vrasin.
Në Mitrovicë duhet të anagzhohemi që të hapen edhe disa televizione tjera, bile duhet
investuar në angazhimin e gazetarëve dhe
njerëzve të këtij zanati me bagazhin më të
madhë profesioanl e moral që ka
Kosova,duke investuar edhe në paisje e infrastrukturë mediatike si dhe
projekte serioze mediale që fillimisht të fitohet lufta mediatike me bandat kriminale, jo vetëm në
pjesën veriore të qytetit, por edhe ne ate jugore, e në tërë sektorin,nëse
duam të vendosim rend e rregull. e këtë mund ta bëjmë, duke ndihmuar zhvillimin
e gazetarisë dhe medias, e jo, duke i
mbullur ,apo thënë më thjesht, duke e kthyer në terr informativ, një qytet e një
rajon, që është burim krimit dhe së keqes,
për tërë Kosovën e më gjërë.
Sikurse “Nexhi” me Tv Mitrovica, që është vendosr dhe ka shfrytzuar lokale të komunës apo të huaja, me vite, ka edhe shume media tjera në Prishtinë e në tërë Kosovën, por ka edhe shumë uzuarpatorë tjerë që mbajnë poste publike,andaj “turri” i komunës së Mitrovicës, që ky medium të largohet nga lokalet, për shkak, se këto lokale po i leshohen një OJQ-je për 5oo euro qira mujore, janë një aryetim që se kap kalemi, dhe nuk e arsyeton kurrsesi veprimin e pamatun, në këtë kohë, që është ndërrmarrë, ndaj Tv Mitrovica, përkatësish ndaj “Nexhit”, njërit nga ideatorët e kombit kosovarë.