| E premte, 20.07.2012, 08:05 PM |
E mira e
përbashkët dhe shteti ynë
Nga Ndue Ukaj
Kosova,
duhet ta kultivoj idealin e mirëbërsisë, që ky ideal të krijoj atmosferën e të mirave
të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pa këto ideale, shteti krijohet për
grupe dhe individ dhe e mira e përbashkët, që është postulati thelbor i perëndimit,
nuk ka sesi të arrihet. Prandaj, duhet që të përpiqemi maksimalisht, ta ndërtojmë
Kosovën kulturalisht dhe ekonomikisht, si një atdhe të mirave të përbashkëta
dhe vlerave të përbashkëta. Pikërisht në këtë betejë, politika duhet të ndërgjegjësohet,
ndërkaq elitat e përgjumura, duhet të marrin përgjegjësinë që u takon, për ta
ndihmuar kauzën e drejt kombëtare.
Në periudhën
e pas pavarësisë së Shqipërisë, një nga mendjet e ndritura, Vangjel Koça,
shkruante: “Shqiptari ka parime për jetën e tij vetjake, për jetën familjare,
por nuk ka dhe nuk çmon parime për atë që thuhet “interes i përgjithshëm”. Kjo
gjë rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari përmes kaq shekujve robërie u mbyll në veten
e tij, në familjen e tij, dhe nuk pati rast që të derdh këtë “ego” në sheshin
alturistik të interesit të përgjithshëm”.
Kanë kaluar
dekada nga koha kur është shkruar ky shkrim, por realiteti ynë i zymtë, ende
vazhdon të mbizotëroj mbi idealet e kamotshme shqiptare, për të ndërtuar një Shqipëri
të atillë çfarë e donin dhe e kërkonin idealistët e mëdhenj.
Sot kemi
një klasë intelektuale dhe kjo duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësinë që
i takon. Ajo duhet të luftoj pa kompromis për lirinë e shpirtit (Lazër Shantoja),
pa të cilën, liria e plotë, asnjëherë nuk merr kuptimin e saj real.
Ku është Kosova
sot?
Ka një kohë,
qysh kur lira jonë ka filluar të na shkallmoj. Idealet tona, janë shkërmoq keq,
ndërkaq identiteti ynë, për të cilin kemi luftuar dhe sakrifikuar çdo gjë, është
hedhur në treg. Kjo ka bë, që shqiptarët te keqen e krahasojnë me një të keqe më
të madhe dhe jo me te mirën. Vlerësuar në një perspektivë më të gjerë, ky është
sindrom i zinxhirëve te mendjes, prej te cilëve, duket se ende nuk jemi liruar.
Ky sindrom, ka krijuar mentalitetin e turmës. Prandaj, shoqërisë sonë i mungojnë
individualitet e fuqishme, të cilët i përpinë turma. Tek ne, shumica, për t'ia
bërë qefin grupit, shpeshherë janë apo përcaktohen vetëdijshëm me të keqen. E
gjithë kjo ndodh, ngase mungon ideali të mirave të përbashkëta.
Nëse
pajtohemi se ekziston një e keqe dhe për këtë duket se ka pajtueshmëri të gjerë,
atëherë duhet të kërkojmë çlirimin nga e keqja. Çlirimi nga e keqja, vjen nëpërmjet
njohjes dhe pastaj nëpërmjet ndëshkimit dhe dënimit të saj. Ndryshe, e keqja
rrezikon te behet normë dhe të legjitimohet në shoqëri, siç po ngjet me politikën
tonë, e cila nga gabimet nuk mëson, por vetëm krijon alibi për t’u shfajësuar
dhe për të shkuar në gabime tjera. Ky nuk është misioni i politikës. Dikujt nga
politika mund edhe t’i intereson kjo agoni shoqërore, por, kjo nuk i ndihmon shëndetit
tone kombëtar, e veçmas Kosovës sonë, si një shtet në konsolidim e sipër. Prandaj,
kërkohet të këndellemi, që të forcojmë idetë dhe idealet tona të përbashkëta, për
të përmirësuar imazhin e brendshëm, jo me retorikë, por me punë dhe veprime
konkrete. Puna e parë që duhet bërë, është çlirimi i arsimit nga prangat e
politikës. Vetëm një arsimim i shëndoshë, cilësor dhe kreativ, hap perspektiva
të shumëfishta për gjitha sektorët e shoqërisë.
Tani kërkohet
nga gjithë ata që e duan shëndetin tonë kombëtar, të çlirohemi njëherë e mirë nga
të këqijat e brendshme. Për këtë, kërkohet të krijohet një ide për te luftuar këtë
te keqe, si një parakusht i domosdoshëm me hap
shtigje për ndryshime pozitive.
Gjitha
ata qe i marrin problemet tona me seriozitet, e kuptojnë se jetës sonë shoqërore
dhe kombëtare i mungon një ide e shëndosëh. Asaj i duhet një ide e fuqishme dhe
gjallëruese, një ideal shtytës, që e bën të lëviz nga kjo gjendje anemike, kur
lajmet e këqija dhe idetë e këqija, kane filluar te ngufatin çdo gjë pozitive
dhe te dobishme për mirën e përbashkët kombëtare. Duke krijuar një vetëdije
kombëtare të qarte dhe duke i përcaktuar vizionet tona, të cilat pa vetëdije,
nuk mund t’i çojmë përpara. Jetesa sonë kombëtare, i mungon ideja e shëndoshë kombëtare,
i mungon homogjiniteti i domosdoshëm për konceptet bazike kombëtare, i mungon
një kujtese e pastër dhe e qarte historike, qe ja pamundëson ecjen e sigurt
drejt te ardhmes. Kjo nuk do te thotë se gjendja jone kombëtare, është pa
shpresa. Jo. Shpresat janë dhe ato duhet t'i gjallërojnë ata qe duan një jete
kombëtare ndryshe. Shume mendimtarë shqiptar, problemet tona kombëtare, i kane
ndërlidh me mungesën e qëllimeve te larta kombëtare. Shqiptaret ne histori, pak
periudha kane pasur qëllime kombëtare. Këtu vlen te përmendet periudha e Gjergj
Kastriotit, ajo e Rilindjes, epoka e
Ibrahim Rugovës dhe ajo e Luftës së UÇk-së. Mungesën e qëllimeve, shpeshherë e
kane penguar rrethanat historike, ndërkaq tash, kur kemi lirinë, e pengon
shpirtngushtësia, përtacia, sharlatanizmi, bajraktarizmi, etj.
Konica
thoshte se "...është nevoja t'i japin shpirt kombit shqiptar. Ky eshte
problemi me i madh i Shqipërisë". Pas kaq dekadash, qysh kur Konica pikasi
me pedanteri prej eruditi këto nevoja shqiptare, për t'u bere Shqipëria, ne, ne
Kosove e shohim sa e nevojshme është t'i jepet një shpirt Kosovës, qe te behet
Kosova dhe të sendërtohet idealet e tona të kahmoteshme, që të ecim krahas kome
beve të qytetëruara. Tani, Kosovës dhe popullit të saj, i duhet një ide e qarte
për të ardhmen, një ideal i shëndoshë dhe i fort, për të triumfuar kundruall kësaj
gjendje dhe mendësie anarkiste.
Shqiptaret
duhet te çlirohen nga zinxhirët e robërisë se mendjes, qe na lanë sundimet e
huaja barbare. Për ta zhdukur te keqen, duhet krijojmë idealin e te mirave te përbashkëta.
Në këtë synim madhor, duhet ta kemi pararoje për te sotmen dhe udhe rrëfim për
te ardhmen, filozofinë e pastër perëndimore, që të ecim pa ekoivoke drejt te
ardhmes europiane. Asnjë rruge tjetër, nuk është e sigurt, veçse e shton agoninë
tone te gjate dhe klithma tona të pafundme!
Realiteti
ynë i mjere, paaftësia jone me ec krahas kombeve te qytetërume, ku degradim i
madh moral, intelektual dhe politike, duhet me na vetëdijesua, qe ta shohim
realitetin ashtu siç është, pa e ekzagjeruar dhe pa e zvogëluar. Te vetëdijesuar,
duhet te krijojmë parakushte që të përmbysim këtë kohe te keqe te klithmave, o
moj shtypni e mjera shtypni.
Deri me
tash, politikat joperëndimore të qeverisë së Kosoves dhe asaj të Shqipërisë, e
kanë lanë vendin jashtë proceseve te
integrimit dhe assesi mosgatishmëria e BE-se, për ta inkuadrua Kosovën ne
gjirin e saj te natyrshëm. Kritikat prej qeramani që bëjnë liderët tanë ne
korin e te cilëve, nganjëherë çuditërisht ndodh të jetë edhe ndonjë gazetar a
analist, s’janë asgjë tjetër, përpos dëshmi e paaftësisë sonë me ju përgjigj
standardeve perëndimore, duke krijuar shtet për të gjithë. Kritika na bën mirë,
por kur është qëllimmire, e jo kur përpiqet me fsheh të metat dhe paaftësinë tonë. Klasa jonë politike, difton çdo dite e ma
shume se s' është e aftë me formuar shtet sipas standardeve perëndimore, një shtet
ne shërbim te gjithëve, ku funksionon ligji dhe jo te grupeve e individëve.
Liderët
tanë, nganjëherë si mjerana përpiqen me vu "kushte" për BE-ne, edhe
pse e dinë fare mire se nuk janë në gjendje
me vu kushte bash askujt, e nuk munden as me u rreshtuar dika tjetër, sepse
edhe projektet tjera, gjithashtu presin para portës perëndimore. Me këtë diskurs,
po bëhet gjithnjë me e dukshme se ata, dështimet e tyre shfajësojnë me kritika
shterpe, para popullit të hutuar.
Tani
duhet të bashkohemi, që ta krijojmë idealin e së nesërmes. Këtë mund ta bëjmë,
nëse pranojmë të ushqehemi nga idetë e të mirave të përbashkëta, shtetit të përbashkët
dhe ardhmërisë së përbashkët.