| E enjte, 19.07.2012, 05:00 PM |
Sançopançot e Kosovës
“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “ (Dorian Koçi)”
Nga Fahri Xharra
Spanja e
shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizës
morale nga avanturizmi kalorisak. Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve
kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të
madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e
përditshme si ngjarje të imagjinuara. Ky lexim i romaneve
Një rrugë
gati si të njejtë jemi duke e ndjekur edhe në Kosovë.
Don
Kishotët në Ballkan dhe Sanço Pançot në
Kosovë të bëjnë të qeshin, për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim
tjetër nga ata të personazheve të Miguel
de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjajshmëri shumë të madhe. Edhe tek
ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen bujtinat më të thjeshta si kështjella, tasi i
berberit si helmetë e shkëlqyeshme, e kaluara e dështuar si një shansë për
rivendosjen e saj në kushte të reja, krijimi
i gjërave që kurr nuk kanë ekzistuar si të mundshme për të ndërruar rrjedhen normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe
të reja ndermjet veti.
Derisa
Don Kishoti i Cervantesit donte që të
kthejë lavdinë kalorsiake; donkishotët e Ballkanit duan të këthejnë rrotën e
historisë mbrapa, dhe ajo që ka ndodhur të duket vetëm si një ëndërr.
Njerëzimi
ka një ndjeshmëri shumë të veçante për të zgjedhur se ç'njerëz do të përdorë
për krijimet e tij, me çfarë njerëzish do t'i mbrojë legjendat e veta. Sado e
çuditshme që të duket, lidhja midis Cervantes-it dhe donkishotëve të Ballkanit ka një logjikë të brendshme. Një logjikë e brendshme e prek këtë lidhje dhe
e pohon atë. Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i
pashpjeguar. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje, një përpjekje e madhe
nga të gjithë, për të spjeguar kërkesat e donkishotëve ballkanik. Sa qesharake
aq edhe serioze për ne, janë këto kërkesa donkishotiane për Kosovën.
Edhe pse
kërkesat donkishotiane ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar, ato mbesin të njëjta që
prej nesh të krijojnë një bastard kombëtar dhe gjuhësor, një përbindësh i cili
nuk paraqet rrezik për të tjerët por mundësisht të jetë vetëperbindësh që pa
“sherrin “ e askujt të vetëshkatërrohet dhe të vetpërpihet, duke e lënë mbrama
një mjegullë të parëndësishme, mjegullë
e cila me diellin e parë të imagjinuar të tretet.
Diku i “mëshefur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Kosovës këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i fryente pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhësh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjën e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurr të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur” (nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”
Dhe sançopançuat e Kosovës me nxitim veprojnë dhe flasin, shkruajnë dhe shkallmojnë gjithë andej e këndej duke i kritikuar liderët politikë të Kosovës që mohojnë që ekziston kombi kosovar e në anën tjetër kërkojnë që të na pranojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(!), që liderët politikë të Kosovës mohojnë që ka komb kosovar e në anën tjetër mburrën se ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha ndërkombëtare(!) që artistët kosovarë mohojnë që ka komb kosovar, por mburren se kemi Teatrin Kombëtar në Prishtinë(!). “ Sançopançot s`kanë të ndalur:” “Shkrimtarët kosovarë thonë nuk mund të ketë komb kosovar, por mburren se kemi Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Shkencëtarët kosovarë “dokumentojnë shkencërisht” se nuk ka komb kosovar, por institutet e tyre i vetëquajnë institute kombëtare.” Dhe donkishotët të “sigurtë” që punët e planet e tyre po shkojnë në rregull; nuk kanë të ndalur me kërkesat e tyre.
-Pa fjalë Sanço, i thoshte një donkishot i Ballkanit një sançpanços së Kosovës:’”Kjo është aventura e jonë më e rrezikshmja dhe më e madhja, në të cilën duhet ta tregojmë tërë trimërinë dhe forcën tonë” Edhe sikur këto që po iu flas të jenë fantazira, kini kujdes se përvoja me shqiptar ka treguar se sa guxim dhe të mençur që jemi”
Sançua pa
një pa dy , na
E pra, i
shkruante Don Kishoti:”Me këtë ,ke për të trashëguar të mirat e dheut, se
zotërinjtë duhen nderuar si prindërit( D.K ,Cervantes f.145).
“Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi. Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi.” (diku në shtypin tonë)
“Në
Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk
ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë.
Por
sançpanot e Kosovës t`etshëm për famë ,zulm dhe zoti e di se çka ,nuk e
Sançua i
Cervantesit e këshillonte Donin e vet se
më e mençur do të ishte sikur hirësija e tij nëse beson që kokëpërplasjet i
janë të nevojshme dhe të domossdoshme që
ato t`i bënë mbi ujë apo mbi ndonjë gjë
të butë si pambuku se të gjitha këto gjora janë teptile, taklite dhe
shakara.
“Në
Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk
ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë.
Kosova ka mitet e veta por gjithmone i ka trajtur në gjirin e miteve Shqiptare.dhe duhet ti trajtoj si të tilla. Heshtja dhe mos përkrahja dhe anashkalimi që po i bëhet botës shkencore dhe të dijes në Kosovë, sançot dalin dhe bëhen marothonomakët e kohës së kobit dhe të mashtrimit për ne dhe rreth kombit shqiptar si tërësi e pandarë! Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.
Donkishotët e Ballkanit japin urdhër: “Populli le të mendojë pak se cilët janë stereotipat e juaj kulturorë? Ku po iu qojnë ato? A duhet t’i ndërroni ato? Cilët duhet t’i krijoni? Çfarë kombi doni të jeni? Cili është perceptimi i juaj për kombin e juaj? Si doni që të iu perceptojnë të tjerët? “ ; dhe sançopançot e Kosovës vetëm pohojnë me krye dhe ... vrap në punë nën urdhërat e Bossit.:” Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirni të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të hjekim dorë nga miti ilir(?), nga miti për luftërat e Skënderbeut (?) etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike.”
Jepi
Sanço, jepi!