| E enjte, 19.07.2012, 05:24 PM |
“LETRA
BARITORE “FIDES et PATRIA” – NJI KOMENT
Nga Prof. Sami
Repishti -
Kam lexue
me interesim dhe perfitim “Letren baritore te Ipeshkevinjeve te Shqiperise
Fides et Patria (Fe e Atdhe), te leshueme ne Tirane , 2012, me rastin e 100
vjetorit te Pavaresise se Shtetit Shqiptar,
drejtue besimtareve katolike dhe te gjithe njerezve me vullnet te mire.
Si laik,
me pelqen te quej veten njeri me vullnet te mire. Nga nji qendrim i ketill “Letra
baritore…”me jep nji lloj krenarie qe ndiej
kurdohere qe ne Shqiperine time dhe te pareve te mij, ngjarje me peshe
kombetare ose morale, shembellejne ngjarje te tilla ne boten e qytetnueme; si p.sh.
Enciklikat papenore dokumente udherrfyese per te gjithe. Ata synojne ruejtjen e
vlerave shpirtenore e morale nga shoqenia moderne e hypnotizueme nga nji forme
kapitalizmi te
Dokumenti
pershkohet nga nji fryme optimiste, inherente e besimit te krishtene qe
nalteson konceptin e “shpreses”. “Nuk mund te mos i gezohemi ende faktit qe
disa vlera te rendesishme sikur jane jeta, martesa dhe familja edhe pse te
demtuara ne shume aspekte jane serishe vlera ku mbeshtetet shoqeria shqiptare. Kjo
e fundit ka prirjen per t’i ruajtur dhe kultivuar ata edhe me shume” (f.3) me
deshiren dhe vizionin e nji te ardhme ma te mire.
“Letra
baritore…” trajton dy aspekte te sotme te vendit tone: aspektin fetar dhe ate
kombetar dy perkujdesje qe Kisha
Katolike Apostolike Romane Shqiptare ka ushqye ne mendjet dhe zemrat e
shqiptareve qe ne shekullin e pare te krishtenimit ne Shqiperi.
Ne boten
ku jetojme, sot vrehet qarte nji prirje e thelle me mohue, ose te pakten me
anashkalue mesimet qe frymezohen nga besimi ne Hyjni, ose edhe me i vulgarizue .
Kjo prirje ka shkue aq larg sa qe vihet ne dyshim edhe e drejta e atyne qe
besojne ne Zotin, dhe predikuesve fetare, me fole lirisht fjalen e tyne, me çfaqe
mendimin e tyne dhe me ofrue keshillin e tyne. Kisha katolike perballohet sot
me probleme te veshtira si rralle here ma pare. Prandej, “letrat baritore” jane
nji domosdoshmeni!
Ketu, ne
SHBA , ku forma materialiste e mendimit dhe e jetes ka ec shume gjate ne rrugen e vet dhe ka krijue
nji shoqeni hedoniste te forte, ka arrijte kufijt e proklamuem nga vitet e çthuruna
te ‘60 dhe ’70-es, te njohuna si “hippies” dhe te parullave te tyne “free your
body, free your mind” (ban ç’te duesh, mendo si te duesh). Ashte nji liri e
cmendun qe perjashton pergjegjsine
vetiake dhe kolektive, sikur jeta e jone te siellej ne zbrazeti pa asnji
bosht- bota ku mbretnoi rregjimi i droges, muzikes se çmendun, dhe çthurjes
seksuale.
Keto
kohet e fundit, ne SHBA, subjekti i perballimit te rrymave shoqenore ka qene “martesa
ne mes dy personave te te njajtit seks” ne emen te nji lirie te plote. Nji hap
i ketill kaq ekstrem per shoqenine –ashtu si e njohim na- ka shkaktue reagime
te forta. Ne qender te rezistences kunder kesaj rryme degjeneruese, qendron
hjerarkia e Kishes katolike e cila flet ma za te nalte dhe keshillon e drejton
besimtaret katolike, ne rrugen e percaktueme mire nga doktrina e krishtene.
Nuk ashte
fjala thjeshtesisht per ndergjegjsimin e pranise se ketyne fenomeneve. Ajo qe
vihet re çdo dite e ma teper, ashte pyetja ne se Kisha Katolike ne pergjithesi
ka te drejte me shpalle “edikte” dhe me kerkue zbatimin e tyne pa debat, dhe
pelqim paraprak.
Disa
kisha kristiane (jo-katolike) jane te mendimit se “e verteta” merr forme simbas
ambientit kulturor ne nji kohe te caktueme. Me nji fjale, edhe te vertetat
themelore relativizohen. Linde pyetja: a duhet qe edhe Kisha Katolike te ndjeke
kete metode qe pranon se e verteta ashte e vertete vetem persa kohe qe populli
e pranon si te vertete –menjifjale, ajo ka permasa vetem tokesore dhe popullore.
Emily Ostertag tue komentue tash se voni per kete problem mendon se “ka disa te dhena qe nuk mund te kundershtohen,
ne qofte se pranojme se ka te verteta ne
kete bote”. Kisha katolike shqiptare i referohet Krijuesit, dhe mbeshtetet ne
qendrimet e mbajtuna nga Vatikani. Shembull? “Familja rravizohet ne shestimin e
Krijuesit si nje vend paresor i humanizmit te personit njerezor”, dhe te
shoqenise, e gjithashtu edhe si “djepi i jetes e i dashunise” (f.4) Koncepti i
familjes tradicionale, burre, grue e femij ashte i paprekshem!
Reagimet
e Kishes Katolike ndaj fenomeneve “negative” thuhet se mund te jene shkaktue
nga “pasiguria dhe paniku”. Kjo teze nuk merr parasyshe faktin se kjo Kishe ka
rranje dymije vjecare me parime te vendosuna fortesisht; ajo nuk ashte nji sekt
i perkohshem i lindun nga kaprice te elementeve shpesh here te disekuilibruem. “Ata
(veprimet e Kishes) ndjekin nji stategji te percaktueme mire,” shkruente rishtazi ish jezuiti Tim Iglesias, ne The New
York Times (24 maj 2012)”Kisha ka ardhe ne perfundimin se nji bashkesi ma e
vogel, ma e bashkueme dhe qe pranon doktrinen me entuziasem rreth Kishes ashte
ma e preferueshme se nji tjeter e shperndame, jo unike dhe e pakontrollueshme”.
A do te thote kjo se “katolicizmi” (universalizmi) i Kishes asht tkurre?
“Letra
baritore…”tregon te kunderten. Ajo u ban thirrje bashkesive fetare te ndryshme
te ruejne trashegimin dhe te ”perjetojne nje dialog te perzemert dhe harmonik…qe
duhet ruajtur e te mbrohet gjithnje nga prirjet fundamentaliste”(f.5) Ky
qendrim tregon konfidence dhe fortesi. Dhe me kete qendrim ajo “…kerkon (edhe) rruget
e dialogut dhe mirekuptimit per ate ardhmen e Shqiperise.”(f.5) Tue pranue diversitetin
Kisha katolike shqiptare hjedh bazat e
solidaritetit njerezor.
Kisha
katolike akuzohet se ne kundershtimet e saj dallohet nga “nje mos-tolerance
absolute” ndaj kerkesave te kohes. Nji percaktim i ketill ashte mohimi i se
drejtes se Kishes katolike me shprehe, kur paraqitet nevoja, bindjen e saj se
ekzistojne disa parime themelore baze qe bajne katoliket ata qe jane: “katolike”.
Pervec kesaj, “mos-toleranca absolute” nuk ashte gjithnji shenj “pasigurie dhe
paniku”. “Ka raste kur kjo kambengulje e Kishes ashte prove e bindjes se thelle
dhe e kurajos me fole haptas kunder cdo
gjaje qe ajo (Kisha) e sheh si te gabueme”, shkruen Rev. Charles W.Papenfuss, i
kishes episkopale te
“Kisha
katolike si nji institucion i edukimit te ndergjegjes nuk do te heshte kurre se
ngrituni ne mbrojtje te familjes dhe te vlerave qe e bejne ate me te
qendrueshme, dhe me te forte”.(f.5) Ky qendrim tregon bindje dhe guxim, dy
cilesi te rrallla qe u
treguen
botenisht edhe gjate viteve te represionit “…
te rregjimit komunist, nje nga me te egrit ne bote” …kur “Kisha katolike
pesoi nje torture dhe perndjekje shume te madhe”.(f.2)…pasojat e se ciles po i
ndjejme edhe sot e kesaj dite. Per kete, ajo i ben thirrje bashkesive fetare
per mirekuptim e bashkepunim me kultivue ‘dialogun fetar’”…si nje vlere te
rrenjosur brenda kultures se popullit tone”.(f.5)
Vuejtja e
persekutimi nuk maten, as peshohen. Por nga aspekti numerik i tragjedise
njerezore ne vendin tone te martirizuem nga komunizmi, “Letra baritore” me te
drejte thekson se”…shembulli i madh dhe qendresa heroike e shume te krishteneve
katolike dha nji kontribut shume te madh ne ardhjen e lirise”(f.2)
Krimet
komuniste ne Shqiperi, pasojat e te cileve i vuejme akoma sot, jane njohe
nderkombetarisht si “krime kunder njerezimit.” Vete Papa Gjon Pali II, gjate
vizites tij ne vitin 1993, deklaroi se ajo qe ka ngja ne Shqiperi nuk ka ngja
ne asnji vend te Europes, dhe Europa duhet ta dij kete. Me çfarosjen fizike te
klerit katolik shqiptar, krimi komunist ka ba edhe nji hap tjeter ne zbritjen
poshte drejt ferrit: gjenocidin! Teorikisht, ky gjenocid ashte planifikimi dhe
ekzekutimi qellimisht ne zhdukjen fizike te nji pakice te caktueme (ketu kleri
katolik shqiptar) vetem sepse kane qene kundershtare te vendosun te sistemit,
jo thjeshtesisht si indidivide, por si nji grup shoqenor ne vete, i cili kishte
pranue vullnetarisht misionin e perhapjes dhe ruejtjes se fese katolike ne
Shqiperi. Pak peshe çonte fakti qe ky grup ka perba kolonen vertebrore te
organizimit te nji shoqenie te mobilizueme per qendrese ne kryengritjen e
Skenderbeut, krenaria e historise sone kombetare. Pak peshe çonte fakti se ka
qene pikerisht ky grup i veçante qe ka mbajte te gjalle shqiptarizmin per ma
shume se pese shekuj robenie otomane. Pak peshe çonte fakti se ashte pikerisht
ky grup qe vazhdon me predikue-ashtu si ne te kaluemen: “per te krishtere, …dashuria
shkon deri ne dashuri per armikun”(f.5)
Historia
e popullit shqiptar nuk njeh nji rast te vetem kur kleri dhe popullsia katolike
te mos kene qene pjesemarres, dhe ne shume raste udheheqes, ne kalvarin e gjate
te vendit tone ne luftat kunder fqinjve e anmiqve kercenues. Me nji ton
pervuejtenie, “Letra baritore” shkruen:” Nuk mund te mos permendim ne krye te
kesaj Letre faktin se nder eterit themelues te shtetit dhe te kombit te ri
shqiptar, qendrojne figura te rendesishme te hierarkise katolike, dhe mbar
komunitetit katolik…”(f.2) Me 25 Prill 1993 me viziten e Atit te Shenjte, Gjon
Pali II, u rimekamb perseri hierarkia kishtare katolike. Me 19 tetor 2003, u
lumezue krenaria e jone Nana Tereza, dhe tashti po perfundon procesi diocezian
i kanonizimit te 40 martireve te komunizmit. Kisha Katolike Shqiptare mbijetoi,
u ringjall, dhe rritet cdo dite e ma shume. Ky Lazarus i shekullit tone na
gezon te gjitheve!
*
Pjesa e
dyte e binomit, “atdheu”, paraqitet me nji emocionalitet qe, pa damtue forcen e
arsyes, prek cdo zemer shqiptare.
“Letra” deklaron
gjithashtu se “…qytetaret jane te detyruar ne ndergjegje e te mos i ndjekin ato
ligje te autoriteteve civile qe jane ne kundershtim me kerkesat e rendit moral,
me te drejtat themelore te personit dhe me mesimet e Ungjillit”.(f.7)
Kjo
deklarate ashte e ngarkueme me kuptim, dhe parashikon edhe rrjedhimet e
paevitueshme qe ajo sjelle. Ketu shihet ajo qe Imzot Desmond Tutu, i Afrikes
jugore, quente “ e drejta kristiane me u revoltue”. Ne kete deklarate une shoh
edhe thelbin e rezistences anti-komuniste tek shqiptaret katolike: revolte
kunder shtypjes se fese dhe asgjasimit fizik te klerit katolik , - dhe e
pershendes.
Kjo
logjike, vijon “Letra baritore”, “…mosbindja civile ne rastin kur ligji dhe
rregullat kundershtojne ligjet e pashkruara te ndergjegjes e te arsyes, apo te
vertetat hyjnisht te zbuluara, perben nje te drejte te pacenueshme e te
patjetersueshme te personit, te drejte te cilen ne si ipeshkevinj bejme thirrje
qe t’a ushtrojne te gjithe”. (f.7)
“Letra
baritore” e sheh sfiden e se ardhmes shqiptare ne “…kthimin e plote te timonit
te anijes shqiptare drejt
“Letra
baritore” perfundon me nji mesazh per te rinjte”…e ardhmja e shoqerise, e
atdheut tone, dhe e Kishes”. Aty kerkohet “…ruajtja e traditave dhe virtyteve
me te bukura te trasheguara…”.”Pa virtyt nuk ka atdhe”.(f.6) “Letra baritore” thekson
randesine e angazhimit arsimor dhe
kulturor dhe denon analfabetizmin dhe dembelizmin, dy smundje te randa te trashegueme
nga e kaluemja e errte. “Letra” nxite “krijimin e personalitetit dhe dinjitetit
njerezor” nepermjet shkollimit dhe deshires per te verteten, dhe ban thirrjen,
qe buron nga deshprimi i jone i pergjithshem : “Mos e braktisni atdheun! Atdheu
ka nevoje per ju!”
Duhet te
punojme per “Nje Shqiperi me Zotin, e per njeriun! Kjo me kujton keshillen e
Imzot Rrok Mirdites, Argjipeshkev i Tiranes dhe i Durresit gjate vizites tij ne
SHBA.
Maj 2012