| E enjte, 19.07.2012, 06:05 PM |
Syri mërgimtar
(Skenderit- kushëririt tim)
n'morgun e spitalit Annecy
në pritjen për kthim
drejt dheut të atdheut
Skenderi- vlerë e lirisë
prehej i qetë pas provimit...
s'rrahë më zemër burrnore
s'trembët- s'lëvizë vendit
çerpiku dhe syri i majtë
i mërgimtarit ombrellë
e familjes, mëmëdheut të tij...
fytyrë e Skendës m'lexoi
në heshtje përpara Metit;
mllefin dhe çlirimin
nga prangë e gjakëpirësit
nga qyqe imituese e bilbilit
e drejtuar dikur nga horrat
e mbuluar nga morrat
që jetën e pasuruan me patologji
evulucionin e botës së lojrave
e bënë realitet me regji laike...
syri i tij i djathtë më shpaloi
në praninë e djalit, vëllaut;
mallin, vendimin e prerë
t'i këthehet përgjithmonë
shtëpisë së tij të ngrohtë
qiellit- hënës- diellit
ujit- dheut- ajrit të freskët
në pallatet e Nikës së Nekocit.