Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajame Hoxha-Çeliku: Pano Taçi

| E hene, 16.07.2012, 07:15 PM |


Bajame Hoxha-Çeliku

PANO TAÇI

Një lot u derdh sot në pragun e burgut të egër
U drodhën muret ku ti ke shkruar: Liri
U drodh miniera ku ti nxore  kromin
U drodhën dhe udhët e tërthorta për ty.

Dhe gjethet, stinët, ulën kryet
Për ty, o Pano ! Kanë mbajtur zi
Ti je djaloshi i gjithë qelive !
Ti je poeti me lirinë në gji.

Eh Pono !
Sa shumë e desh, lirinë e mendimit,
Lirinë e vargut,
Lirinë e jetës,
Lirinë e rinisë tënde të humbur
E deshe baraz me jetën.
Se ti e dije
Liria i ka rrënjët në gjak
Në gjakun tënd, Pano !
Në gjakun tonë,
Në gjakun e të gjithë shqiptarëve
Të ngujuar...
Të vrarë...
Të humbur...
Por ti, i theve vargojtë mes telave
Aty te vargu i poezisë tënde
Ku pe thinjën e parë,
I theve vargojt te qelia i ngujuar
Ku pe të parën rrudhë
Në ballin tënd djaloshar !
            
             *  *  *
Aty mes vrastarëve të lirisë
Ti mbetesh një dritë e ndezur
Me flakë lirie
Pano !