Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan dhe Lajde Blakaj: Lotët e fëmijërisë në pjesën e ndarë të Shqipërisë

| E diele, 15.07.2012, 09:25 PM |


Lotët e fëmijërisë në pjesën e ndarë të Shqipërisë

Jemi munduar që ngjarja të jetë në formën e një  tregimi, duke pas parasysh që edhe emrat e personazheve dhe ngjarjet në përgjithësi  janë të vërteta.

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Posa i kishim mjelë dhentë  kishim mbyll derën e vathës, lëshuar qentë të bëjnë rojet e zakonshme të natës, ne ishim futur në stan. Kishim tri stane, një ku ishte zjarri dhe flinim në fëmijët, një  ku kishim bulmetin dhe një stan fjetje ku axha flinte më t´shoqen  e tij. Pasi axha Tahir i pastrojë duart, u ul këmbëkryq në shtratin përbri vatrës mu në mes të stanit. Edhe  ne fëmijët ishim rreth vatrës ku sa herë flaka merrte vrull na skuqej fytyra sikur prush nga nxehtësia e zjarrit. Ato ditë kishim shtruar çetina të buta për fjetje dhe ato të vjetrat i kishim djegur. Gjyshja kishte shtruar sofrën dhe aroma e ushqimit kishte mbushur stanin. Dita kishte qenë plotë më aktivitete dhe lodhje. Neve mezi pritnim të binim për të fjetur. Të gjitha mobilet ishin modeste shumë të thjeshta, por aq të ngrohta dhe aq të dashura. Mbaruam darkën dhe ram për të fjetur. I uruam natën e mirë njëri tjetrit dhe vëllazëritë i zuri gjumi sa qelë e mbyllë sytë. Vëllazëritë i ruanin qengjat majave të lëndinave për të mos u dëmtuar nga bari i njomë i plehnive kurse unë kisha qenë më axhën për ti kullotur dhentë. Atë natë sesi nuk më zinte gjumi duke menduar për ngjarjet e ditës. Disi më kishte mbetur në kujtesë ajo ditë jo si ditët tjera të zakonshme. As gjyshen nuk e zinte gjumi ngase shqetësohej për mua pse unë nuk kisha gjumë. Në atë qetësi nate dëgjoheshin të lehurat e qenve të Kabashëve nga kodra e Dynësë ndoshta edhe të Marajve të Bacës Malë që ishin më thellë në luginë. Befas dëgjova zërin e gjyshes të më pyesë pse nuk flija. I thash qe nuk më zinte gjumi. Po Cani i gjyshes ndoshta nga ato librat që po i lexon gjatë ditës!. Ndoshta e ndërpreva shkurt. Pasi vërejta që gjyshja ishte ende zgjuar pa dashje e pyeta. Gjyshe kush janë Niman Shabant? Po pse pyet Cani im, ashtu më thërriste nga se nuk mund të më thërriste në emrin e djalit të sajë të vrarë nga serbët. Ai e kishte pas emrin Hasan dhe gjyshja dëshironte ta përtërinte emrin e tij  në mua por për ta thirrur atë emër e kishte paksa të vështirë. Po pse pyet për Niman Shabant më pyeti ajo prapë?. Për hiq gjë i thash dhe heshta. Po unë e kam pasur të martuar një motër të Niman Shabant u gjegj ajo. Atë e martuan atë sene që serbët e Lubozhdës ( Nengurrës) dhe të Istogut  na e dogjën shtëpinë. Tani fillojë të më tregojë: “ Ishte dimër i madh dhe bënte shumë të ftoftë. Tre vëllazëritë e mijë ishin kaçak Ramë Asllani, Niman Asllani, dhe Selman Asllani. Serbët i kishin hetuar që ata kishin zbritur nga mali për të marrë ushqime dhe herët në mëngjes e kishin rrethuar Shalën e kodrës  me shumë ushtarë sa që, nga kroi i Isuf Nezirit e deri të varret e Palushve dukeshin se ishin më qindra. Nga kulla jonë luftohej për jetë a vdekje. Flakë e kuqe dilte prej frëngjive. Ne vajzat ju ndihmonim sa mundnim vëllezërve tanë por fishekët sa vinin e mbaroheshin. Kur fillojë agimi ende ishte pak terr serbët u afruan shumë afër kullës. Nuk mbeti gjë tjetër vetëm të dalin nga ana epërme nga një derë e pasme dhe të kalojnë nga dera e kapixhikut në vreshta ku ishte një qarrishtë shume e dendur. Edhe disa gra dhe fëmijë kaluan nga ajo derë e komshiut  por ne nuk mundem të kalojmë aq shpejt dhe ngelem në pjesën e poshtme të kullës afër shtëpisë se zjarrit. Unë isha vajzë diku rreth 9 vjeçe e më e madhja diku 13 vjeçe dhe të tjerët prej 2 gjerë në pesë vjeç Gjyshja  u ndal dhe nuk fliste më. Pse gjyshe nuk po tregon më, e pyeta më padurim?!. Jo,  jo tha ajo do flemë tani. Jo i thash më ngulm do më tregosh gjerë në fund. Po çka të tregojë djali i nanës, këto vuajtje të mia. Na nxorën jashtë të gjithë fëmijëve . Bora ishte e lartë pothuaj një metër dhe ne ishim vetëm në këmisha nate, Të gjithë zbathur,  nuk na lan të marrim asgjë prej gjëje. Të gjithë ishim të pa mbrojtur, aty luante vetëm fati i jetës, të jetosh apo të vdesësh. Dhe tani dëgjova të dnesurat e gjyshes. Serbët kërkonin të dinin ku ishin vëllazëritë, ata na pyesnin në shqip sepse e dinin godi më mirë se ne shqipen tonë. Na u afruan duke na rrahur tmerrshëm të gjithë fëmijëve. Bora u skuq nga gjaku i fëmijëve të pa fajshëm. Ne ishim të pa fuqishme dhe tmerrësisht të frikësuara. Na urdhëruan ta marrim nga një dukë tallë. Por ne ishim të pa fuqishme ta nxirrnim nga shtrega atë dukë talle. Sa herë ngriheshim , çizmja e serbit shtypte pa mëshirë trupat e njomë të vajzave fëmijë. Bora ishte e tera e skuqur rreth asaj shtrege më gjakun e njomë të këtyre fëmijëve. Nxorëm disi ata duaj talle dhe na detyruan ta kallnim kullën tonë. Flaka kaplojë më parë shtëpinë e zjarrit e më vonë edhe kullën. Të gjithë drithin dhe gjënë e gjallë i morën. Ne shikonim të trishtuara dhe e tëra na dukej si në ëndërr nga se ishim gjysmë të ngrira dhe të dërmuara nga rrahja. Kur gratë vërejtën që nuk i kishin gjysmën e fëmijëve më vete u kthyen për ti marrë. Serbët u kthyen dhe qëlluan mbi to si të ishin bisha mali. Qëlluan Haten që mbante dy fëmijë për dore. Ajo ra për toke pa më të voglin zë sepse nuk mund të bëzante më. Fëmijët ju hedhen përsipër duke mbuluar nënën e tyre. Gruaja e vëllait Raba mundohej të merrte në ngryk motrën time të vogël, dhe të më tërhiqte edhe mua nga bora. Edhe ajo u godit në kokë. Ajo bënte rezistencë sa mundte për të na marrë më vete edhe pse zoti nuk i kishte falur asnjë fëmijë të vetin. Gjaku që i rridhte pa nda nga koka e skuqi trupin e sajë shtatlartë dhe veniti bukurinë e sajë të pa shoqe. Ra në boren e ftoftë më ballin e mbuluar më gjak dhe më pamjen magjepse por si zanë mali. Ajo asnjëherë më vonë nuk e shijojë jetën e saj të ëmbël por ngeli përgjithmonë pa vetëdije gjersa vdiq. Kur mbaruan misionin e tyre shkuan he kurrë mos u kthefshin. Kështu vazhdojë kjo dramë e përgjakshme për shumë vite më radhë. Tri herë e dogjëm kullën tonë më duart tona duke na detyruar serbët më dhunë, djali i nënës. Tani unë nuk kisha vërejtur që lotët më përpjekshin në mjekër qaja dhe mendoja edhe një ngjarje tjetër që axha ma kishte treguar gjatë ditës. Edhe ajo ishte po aq tronditëse sa edhe kjo që tregonte gjyshja. Po a ka më vështirë për një nënë se t´ja vrasin djalin pa i mbushur të njëzet e dy vjetët dhe mos të ja gjesh as eshtrat e as ta kesh një varr për ta vizituar. Po vëllait që ja vrasin vëllanë si e përballon ai jetën? Kështu kishin humbur pa shenjë pa nishan nga dora e serbit  edhe Hasan S. Blakaj dhe Zymer Mavraj pa i mbushur 22 pranvera diku në mal të zi afër Beranës nga dora e zezë serbe. Këta i  kishin dhënë besën njëri tjetrit o do ktheheshin të dytë të gjallë nga lufta o do vdisnin të dytë se bashku. Ata u vranë në një luftë tepër të pa barabartë me çetnikët e Drazh Mihajlloviqit. Vërtetë u  flijuan të dytë se bashku pran një zjarri të vogël që kishin ndezur për tu ngrohur, para se beteja të fillonte për të fundit herë. Besa e dhenë u kthye në realitet të vdekjes, nga dora barbare serboçetnike.

Stockholm 15 korrik 2012